jump to navigation

10. Bota

Postuar tek: Të Ecurit Me Perëndinë më: 09, 22, 2010

Dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotë Zoti - 2 Korintasit 6:17

Ndarja nga bota Ă«shtĂ« njĂ« detyrĂ« tepĂ«r e rĂ«ndĂ«sishme. Kushdo qĂ« e quan veten tĂ« krishterĂ« duhet ta konsiderojĂ« seriozisht kĂ«tĂ« çështje, sepse ndarja nga bota Ă«shtĂ« konsideruar gjithmonĂ« si njĂ« nga provat e punĂ«s sĂ« PerĂ«ndisĂ« nĂ« zemĂ«r. Ata tĂ« cilĂ«t janĂ« vĂ«rtet tĂ« lindur nga Fryma e PerĂ«ndisĂ« janĂ« ndarĂ« prej botĂ«s, ndĂ«rsa ata qĂ« janĂ« kristianĂ« vetĂ«m nĂ« emĂ«r refuzojnĂ« “tĂ« dalin nga mesi i tyre dhe tĂ« ndahen”. Ndarja nga bota Ă«shtĂ« tepĂ«r e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r ditĂ«t tona, sepse ka shumĂ« njerĂ«z tĂ« cilĂ«t mundohen ta lehtĂ«sojnĂ« kristianizmin sa mĂ« shumĂ« dhe tĂ« shmangin vetĂ«mohimin. ShumĂ« mendojnĂ« se mund tĂ« veprojnĂ« si tĂ« duan, e pĂ«rsĂ«ri tĂ« mbeten tĂ« krishterĂ« tĂ« mirĂ«. Dua t’ju paralajmĂ«roj troç kundĂ«r kĂ«tij mendimi.

1. Bota është burim rreziku të madh për shpirtin

Me “botĂ«”, nuk nĂ«nkuptoj botĂ«n fizike nĂ« tĂ« cilĂ«n banojmĂ«. AsgjĂ« nga krijesat e universit qĂ« PerĂ«ndia krijoi, nuk Ă«shtĂ« nĂ« vetvete rrezik pĂ«r shpirtin e njeriut. I gjithĂ« krijimi Ă«shtĂ« shumĂ« mirĂ« (Zanafilla 1:31). Ideja se çdo gjĂ« fizike nĂ« vetvete Ă«shtĂ« mĂ«katare, Ă«shtĂ« plotĂ«sisht budallallĂ«k. Kur flas pĂ«r “botĂ«n”, nĂ«nkuptoj ata njerĂ«z qĂ« mendojnĂ« vetĂ«m (apo kryesisht) pĂ«r gjĂ«rat e kĂ«saj bote dhe neglizhojnĂ« botĂ«n qĂ« po vjen - ata tĂ« cilĂ«t mendojnĂ« mĂ« tepĂ«r pĂ«r trupin sesa shpirtin, pĂ«r tĂ« kĂ«naqur mĂ« shumĂ« njerĂ«zit sesa PerĂ«ndinĂ«. Me “botĂ«” nĂ«nkuptoj kĂ«ta njerĂ«z, me stilin e tyre tĂ« jetesĂ«s, opinionet e tyre, shijet, ambiciet dhe mĂ«nyrĂ«n si i vlerĂ«sojnĂ« gjĂ«rat. Kjo Ă«shtĂ« bota e rrezikshme pĂ«r shpirtin. Kjo Ă«shtĂ« bota prej sĂ« cilĂ«s duhet “tĂ« dalim e tĂ« ndahemi”.

Por çfarë thotë Fjala e Perëndisë për këtë çështje? Apostulli Pal thotë: Mos u konformoni me këtë botë (Romakët 12:2). Shikoni gjithashtu: 1 Korintasit 2:12; Galatasit 1:4; Efesianët 2:2; dhe 2 Timoteun 4:10. Jakobi thotë: A nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Perëndinë? Ai, pra, që don të jetë mik i botës bëhet armik i Perëndisë (Jakobi 4:4). Shih gjithashtu Jakobin 1:27. Gjithashtu apostulli Gjon thotë: Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Në qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të (1 Gjoni 2:15). Shih gjithashtu 1 Gjonin 2:16,17; 3:1; 4:5; 5:4; dhe 5:19. Vetë Jezus Krishti kur foli për dishepujt e tij tha: Ata nuk janë nga bota, sikurse unë nuk jam nga bota (Gjoni 17:16). Shih gjithashtu Mateun 13:22; Gjonin 8:23; 14:17; 15:18,19; dhe 16:33.

KĂ«to vargje flasin qartĂ«. Ndaj askush nuk mund tĂ« mohojĂ« faktin se, “bota” Ă«shtĂ« armiku i kristianit, dhe se miqĂ«sia me botĂ«n dhe miqĂ«sia me Krishtin janĂ« plotĂ«sisht nĂ« kundĂ«rshtim me njĂ«ra-tjetrĂ«n. Madje, edhe eksperienca kristiane na e konfirmon kĂ«tĂ«. Shkaku mĂ« i madh i prishjes sĂ« punĂ«s pĂ«r Krishtin Ă«shtĂ« dashuria pĂ«r botĂ«n. Me mijĂ«ra njerĂ«z qĂ« mendojnĂ« se janĂ« tĂ« krishterĂ«, dĂ«shtojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« pikĂ«. Ata nuk zgjedhin tĂ« keqen me qĂ«llim, apo refuzojnĂ« ndonjĂ« doktrinĂ« kristiane. Por ata duan botĂ«n dhe duan tĂ« mbeten tĂ« pĂ«lqyer prej saj. Ă‹shtĂ« dashuria pĂ«r botĂ«n ajo qĂ« i drejton ata nĂ« rrugĂ«n e gjerĂ« tĂ« shkatĂ«rrimit.

2. Ide të gabuara rreth ndarjes nga bota

Më lejoni t’ju tregoj se çfarë nuk është ndarje nga bota. Është tepër e rëndësishme të jemi të qartë për këtë, sepse shpesh kristianët mund të veprojnë në dëm të punëve për shkak të një ideje të gabuar rreth ndarjes nga bota.

Kur Perëndia thotë: Dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, kjo nuk do të thotë se kristianët duhet të braktisin vendin e punës në botë. Kornel ushtari, Lluka doktori, Zena avokati janë shembuj të njerëzve në punë laike. Në fakt, është mëkat të jesh dembel, dembelizmi shpesh na drejton tek tundimet. Ndaj është e drejtë që ne duhet të kemi një punë të ligjshme për të punuar. Ne nuk duhet të braktisim asnjë punë (vetëm nëse konsiderohet mëkat në vetvete), duke patur frikë se do na bëjë keq. Ky është dembelizëm dhe një qëndrim frikacaku. Ajo që duhet të bëjmë është të marrim me vete kristianizmin tonë në vendin e punës në botë.

Nuk është e thënë se kristianët nuk duhet të kenë të bëjnë fare me njerëzit e pakthyer në besim. Zoti ynë bashkë me dishepujt e tij shkuan në një dasmë. Ata hëngrën darkë në shtëpinë e një Fariseu. Tek 1 Korintasit 10:27 apostulli Pal na tregon sesi të sillemi kur një jobesimtar na fton në një festë; ai nuk na thotë të refuzojmë. Nuk duhet të shkëputemi kështu nga mundësitë për të bërë të mirën. Nëse Krishti është me ne kudo që ne shkojmë, ne mund të jemi mjete shpëtimi për të tjerët e pa lënduar aspak veten.

Nuk do të thotë që kristianët duhet të tregojnë interes vetëm për besimin fetar e jo për gjërat e tjera. Disa mund të mendojnë se është akt shpirtëror të mënjanosh shkencën, artin, letërsinë, dhe politikën, s’duhet lexuar asnjë libër tjetër përveç atyre shpirtërorë, s’duhen lexuar gazetat e s’duhet ditur asgjë për qeverinë e vendit. Unë mendoj se ky është dembelizëm dhe neglizhim egoist i detyrës. Pali e vlerësoi qeverisjen e mirë (1 Timoteu 2:2), ai citoi shkrimtarë paganë në predikimet e tij; siç e shohim dhe nga ilustrimet e tij, ai i dinte mirë ligjet dhe kulturat në botë. Kristianët që krenohen për injorancën e tyre e bëjnë besimin me turp.

Nuk do të thotë që kristianët duhet të jenë të pazakontë në veshjen, mënyrën e sjelljes dhe të folurit. Ne nuk duhet t’i tërheqim vëmendje vetes prej këtyre gjërave. Nuk duhet të supozojmë se Zoti ynë dhe dishepujt e tij visheshin dhe silleshin ndryshe nga të tjerët. Zoti i qortoi Farisenjtë që i zgjerojnë filateritë e tyre dhe i zgjatin thekët e rrobave të tyre në mënyrë që të shiheshin nga të tjerët.

Nuk është e thënë që kristianët duhet të tërhiqen nga shoqëria e të jetojnë të vetmuar. Zoti ynë u lut qartë, Nuk kërkoj që t’i heqësh nga bota, por që t’i mbrosh nga i ligu (Gjoni 17:15). Ne nuk mund ta mbajmë djallin nga zemra jonë duke u veçuar në qoshe. Kristianizmi i vërtetë dhe veçimi nga bota e tregojnë veten më mirë kur qëndrojmë burrërisht, të patundur, dhe tregojmë fuqinë e Hirit që zmbraps të keqen, sesa kur braktisim postin ku Zoti na ka vendosur.

Nuk është e thënë që kristianët duhe të largohen nga çdo kishë joperfekte. Në të gjitha letrat e Palit ne shohim gabimet dhe korruptimin e atyre kishave që i qorton, por kristianëve nuk u kërkohet të largohen nga kishat për shkak se nuk janë perfekte.

Unë ju kërkoj t’i konsideroni mirë këto gjashtë pika. Kam parë shumë njerëz t’i keqkuptojnë ato, dhe më pas shumë vuajtje e trishtim për shkak të këtij gabimi. Dua t’ju nxis t’i luftoni këto gabime. Shmangni së nxituari për të bërë vepra për të cilat do pendoheni më vonë. Më lejoni (sidomos nëse je kristian i ri) t’ju jap nja dy këshilla:

Së pari, mbani mend që rruga më e shkurtër nuk është gjithmonë rruga e detyrës. Ju mund të mendoni se është e drejtë të keni zënka me të afërmit tuaj të pakthyer në besim, të largoheni nga të gjithe miqtë, të tërhiqeni nga e gjithë shoqëria, të braktisni çdo veprim normal mirësjelljeje dhe të përkushtoni veten plotësisht tek Krishti. Ndoshta kjo kënaq ndërgjegjen tuaj dhe ju ruan nga problemet, por shpesh është vetëm një mënyrë sjelljeje egoiste, dembele, që kënaq vetëm vetveten. Shpesh rruga e drejtë për të mbajtur kryqin tonë është të mohojmë vetveten dhe të marrim përsipër një mënyrë krejt të ndryshme të të sjellurit.

SĂ« dyti, nĂ«se kĂ«rkon tĂ« dalĂ«sh nga bota, ruhu nga njĂ« e sjellur e thartĂ«, jo tĂ«rheqĂ«se, e zymtĂ«, dhe e pakĂ«ndshme. KurrĂ« mos harroni qĂ« ka edhe njĂ« rrugĂ« tjetĂ«r pĂ«r tĂ« fituar tĂ« tjerĂ«t: “fitoni pa fjalĂ«” (1 Pjetri 3:1). Mundohuni t’u tregoni tĂ« tjerĂ«ve se parimet tuaja (pavarĂ«siht se çfarĂ« ata mendojnĂ« pĂ«r to) ju bĂ«jnĂ« tĂ« gĂ«zuar, tĂ« kĂ«ndshĂ«m, me karakter tĂ« mirĂ«, jo egoist, tĂ« kujdesshĂ«m ndaj tĂ« tjerĂ«ve, dhe tĂ« gatshĂ«m tĂ« tregoni interes nĂ« çdo gjĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e pastĂ«r dhe e mirĂ«. Prandaj le tĂ« mos ketĂ« ndarje tĂ« panevojshme. NĂ« shumĂ« gjĂ«ra duhet tĂ« veçohemi. Por bĂ«ni kujdes qĂ« kjo tĂ« jetĂ« lloji i duhur i ndarjes. NĂ«se bota ofendohet nga ndarja qĂ« Bibla kĂ«rkon, ne nuk kemi ç’tĂ« bĂ«jmĂ«, por le tĂ« jemi tĂ« kujdesshĂ«m e tĂ« mos ofendojmĂ« tĂ« tjerĂ«t nga njĂ« ndarje e kotĂ« dhe jo biblike.

3. Çfarë do të thotë vërtet ndarje nga bota

Më lejoni t’ju tregoj se çfarë do të thotë ndarje nga bota. Do përpiqem të paraqes disa parime të cilat ju mund t’i zbatoni hollësisht në jetën tuaj.

1. Ju duhet tĂ« refuzoni vazhdimisht tĂ« udhĂ«hiqeni nga ç’ështĂ« e drejtĂ« dhe e gabuar sipas standardit tĂ« botĂ«s. Mos i bĂ«ni gjĂ«rat vetĂ«m sepse “çdo njeri i bĂ«n ato”. Standardi juaj duhet tĂ« jetĂ« vetĂ«m Fjala e PerĂ«ndisĂ«.

2. Jini të kujdesshëm se si e shpenzoni kohën e lirë. Kjo është tepër e rëndësishme, sepse shpesh koha e lirë është kohë tundimi. Kij kujdes si i kalon mbrëmjet, bëj të mundur të kesh kohë të qetë meditimi, lexim Bible dhe lutje.

3. Ju duhet të fitoni dhe jo të përpiheni nga punët e botës. Si të krishterë duhet të bëni më të mirën tuaj për punën tokësore që jeni duke punuar. Por nuk duhet të lejoni që kjo punë të zërë vendin midis jush dhe Krishtit. Nëse puna që keni s’ju lë të lirë të dielave, dhe s’ju lë kohë për lexim Bible dhe lutje, atëherë ajo punë zotëron jetën tuaj. Ashtu si Danieli, ju duhet të përgatisni kohë për miqësi me Perëndinë, pavarësisht nga çmimi që do paguani (Danieli 6:10).

4. Ju duhet të tërhiqeni nga çdo lloj argëtimi që nuk mund të ndahet me mëkatin. Kjo është një çështje e vështirë, por që duhet ta kemi në konsideratë. Në fakt ka disa lloje argëtimesh që janë të pastra në vetvete. Por ne duhet të shqyrtojmë nëse në praktikë janë të lidhur ngushtë me mëkatin. Nëse janë, ne duhet të shmangemi prej tyre.

5. Duhet të tregojmë kujdes edhe ndaj argëtimeve të ligjshme dhe të pastra. Ne të gjithë kemi nevojë për argëtim, për trupin dhe mendjen tonë. Por madje dhe argëtimet e drejta e të pastra mund të kthehen të gabuara, nëse marrin shumë nga koha dhe vëmendja jonë. Ne mund t’i përdorim argëtimet për të forcuar trupin dhe mendjen për një punë më të mirë për Krishtin. Por nëse ndërhyjnë në shërbimin tonë ndaj Krishtit, atëherë duhet të ushtrojmë vetë-disiplinën.

6. Bëni kujdes ndaj miqësive dhe lidhjeve të ngushta me njerëzit e botës. Nuk po ju them të mos keni asnjë lloj marrëdhënie me ta. Në jetën e përditshme ne do jemi me to, ndaj duhet gjithmonë t’i trajtoni me mirësjëllje, mirësi, dhe dashuri. Por miqësia intime është çështje më vete. Nëse zgjedh si miq të ngushtë njerëz që s’duan t’ia dinë për shpëtimin, Krishtin apo Biblën, më duket e pamundur sesi mund të ecni përpara si të krishterë.

Një kristian i vërtetë shumë shpejt do zbulojë që shijet dhe rrugët e tij do jenë ndryshe prej tyre, dhe i duhet të zgjedhë midis këtyre dy mundësive. Është tepër e rëndësishme kur vijmë në pikën për zgjedhjen e bashkëshortit apo të bashkëshortes. Një kristian i vërtetë nuk mund të zgjedhë një partner nga bota, pa i shkaktuar dëmtim shumë të madh lumturisë dhe jetës së tij shpirtërore. Nëse je i pamartuar, vendos që kurrë s’do mendosh të martohesh me dikë që s’është kristian i vendosur.

Ju kërkoj të mendoni thellë rreth këtyre gjashtë parimeve. Por çfarë duhet të bëni kur jeni të pasigurt t’i zbatoni në një situatë të caktuar? Së pari, lutuni për mençuri. Kërkojini Perëndisë t’ju japë gjykim të shëndoshë. Më pas, kujtoni gjithmonë se sytë e Perëndisë janë mbi ju. Kjo do ju ndihmojnë për të marrë vendimin e duhur. Bëjini pyetje vetes se cili veprim do gjykohet i drejtë kur Krishti të vijë përsëri. Gjithashtu, është e mirë të mendoni se si të krishterë të tjerë të shenjtë vepruan në një situatë të tillë. Nëse nuk mund të shohim qartë në rrugën tonë, nuk është gabim të ndjekim shembuj të mirë.

4. Sekreti i fitores mbi botën

Tani dua t’ju tregoj sekretin e fitores mbi botën.

Sekreti i parë është, një zemër e drejtë. Dëshirat dhe shijet e njeriut do jenë shpirtërore vetëm atëherë kur zemra të jetë e ripërtërirë nga Fryma e Shenjtë, dhe kur Krishti të banojë në të. Nëse dëshiron të jesh i ndarë nga bota, sigurohu nëse ke një zemër të re!

Sekreti i dytë është, një besim i gjallë praktik për gjërat e papara. Shkrimi thotë: Kjo është fitorja që e mundi botën: besimi ynë (1 Gjoni 5:4). Sa më shumë ne kuptojmë realitetin e gjërave shpirtërore - Perëndinë, Krishtin, parajsën, ferrin, gjykimin, përjetësinë - aq më të aftë do jemi për ta braktisur botën.

Sekreti i tretë është, të shpallësh Krishtin guximshëm në rastin e duhur. Nuk duhet të kemi turp për Krishtin. Me qetësi dhe mirësjellje, duhet të bëjmë të tjerët të shohin se ne veprojmë mbi parime kristiane, dhe nuk duam aspak të shmangemi prej tyre. Në fillim do jetë e vështirë por pas disa kohësh do jetë më e thjeshtë. Kur njerëzit do mësojnë se ne i shërbejmë Krishtit, ata do presin një stil të ndryshëm jetese tek ne, dhe kjo do na e bëjë më të lehtë jetën si të krishterë.

PĂ«rfundimi

Më lejoni ta mbyll me disa fjalë praktike.

1. A je ti duke e mposhtur botën, apo të ka mposhtur ajo ty? A je i ndarë nga bota, apo jo? Këto pyetje janë të rëndësishme, sepse bota po shuhet, dhe ato që varen nga bota do humbasin bashkë me të. Ju bëj thirrje të zgjoheni dhe t’i largoheni zemërimit që po vjen.

2. Nëse dëshiron të shkëputesh nga bota por nuk di si të veprosh, duhet të shkosh drejt, si një mëkatar, tek Zoti Jezus Krisht, dhe t’ua dorëzosh kërkesën tënde duarve të tij. Krishti dha veten e tij për mëkatet tona, për të na shpëtuar nga kjo botë e mbrapshtë (Galatasit 1:4). Ai mund të shpëtojë plotësisht ata që me anë të tij i afrohen Perëndisë (Hebrenjtë 7:25). Ndoshta do ju duket e vështirë të dilni nga bota e të ndaheni, por do ta gjeni se me Jezusin asgjë s’është e pamundur. Ti - po - ti, do jesh i aftë ta mposhtësh botën.

3. Nëse je i ndarë nga bota, forcohu dhe këmbëngul. Je në rrugën e drejtë. Vazhdo të ecësh në të. Mos ki turp nëse je vetëm. Mbaj mend se kristianët e vendosur do jenë më të lumturit. Kurrë mos ki turp të jesh i ndarë dhe i veçuar nga bota.

Share|