jump to navigation

4. Lutja

Postuar tek: Të Ecurit Me Perëndinë më: 06, 20, 2007

Duhet të lutemi vazhdimisht. - Lluka 18:1.
Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend. - 1 Timoteu 2:8.

Lutja është tema më e rëndësishme në jetën e krishterë. Gjëra të tjera kanë rëndësi të madhe - leximi i Biblës, respektimi i Ditës së Zotit, prania në kishë, dëgjimi i predikimeve dhe afrimi pranë Tavolinës së Zotit. Por asnjëra prej këtyre nuk ka një rëndësi aq të madhe sa lutja private. Dua të të jap shtatë arsye përse po them këtë, dhe të kërkoj t’i mbash parasysh me shumë kujdes.

1. Lutja është krejtësisht e domosdoshme

Lutja Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht e domosdoshme pĂ«r shpĂ«timin tonĂ«. Natyrisht nuk e kam fjalĂ« pĂ«r foshnjat, por pĂ«r ata tĂ« cilĂ«t e quajnĂ« veten tĂ« krishterĂ«. Askush i cili thotĂ« se Ă«shtĂ« i krishterĂ« nuk mund tĂ« shpĂ«tohet pa u lutur. Besoj aq fort sa çdokush tjetĂ«r qĂ« shpĂ«timi Ă«shtĂ« dhurata falas e PerĂ«ndisĂ«. DĂ«shiroj t’i flas mĂ«katarit mĂ« tĂ« madh qĂ« jetoi ndonjĂ«herĂ«, edhe sikur tĂ« jetĂ« i moshuar dhe duke vdekur, dhe t’i them, “Besoni nĂ« Zotin Jezu Krisht, madje edhe sot, dhe do tĂ« shpĂ«tohesh.” Por nuk e shoh dot qĂ« Bibla mĂ«son qĂ« çdo njeri do tĂ« shpĂ«tojĂ« pa e kĂ«rkuar. Edhe pse askush nuk do tĂ« shpĂ«tohet nga meritat e lutjeve tĂ« tij, askush nuk do tĂ« shpĂ«tohet pa lutje.

Nuk është krejtësisht e domosdoshme për shpëtimin që njeriu ta lexojë Biblën. Ai mund të mos ketë mësuar kurrë të lexojë, ose të jetë i verbër, e prapë ta ketë Krishtin. Një njeri i shurdhët, ose dikush i cili jeton atje ku ungjilli nuk predikohet, mund të shpëtohet pa dëgjuar predikimin publik të ungjillit. Por askush nuk mund të shpëtohet pa u lutur.

Ka disa gjëra të cilat çdo njeri duhet t’i bëjë për veten e vet. Çdo njeriu i duhet t’u kushtohet nevojave të trupit të vet dhe mendjes së vet. Askush tjetër nuk mund të bëjë për ty të ngrënët, të pirët ose të fjeturit tënd. Dhe nëse do të dish diçka, askush tjetër nuk mund të bëjë për ty të mësuarit që të përket ty. Dhe është njësoj me nevojat e tua shpirtërore. Askush tjetër nuk mund të pendohet në hesapin tënd. Askush tjetër të vojë te Krishti për ty. Dhe askush tjetër të lutet në vendin tënd. Vetë ti duhet të lutesh.

Ne njihemi me njerëzit në këtë botë duke biseduar me ta. Nëse nuk u flasim atyre nuk njihemi dot me ta. Në mënyrë të ngjashme nuk njihemi dot me Perëndinë pa iu lutur atij, dhe nëse nuk e njohim sigurisht nuk do të shpëtohemi prej tij.

Një ditë, qielli do të mbushet me një turmë të madhe, të cilën askush nuk mund ta numëronte (Zbulesa 7:9). Por të gjithë këta njerëz do të këndojnë me një zemër dhe një zë. Përvoja e tyre do të ketë qenë e njëjtë. Secili do të ketë besuar në Krishtin. Secili do të jetë larë me gjakun e tij. Secili do të jetë rilindur. Dhe secili do të jetë lutur. Në qoftë se nuk lutemi në tokë nuk do të lëvdojmë kurrë në qiell.

Shkurt, pra, të jesh pa lutje do të thotë të jesh pa Perëndinë, pa Krishtin, pa hirin, pa shpresë dhe pa qiellin. Do të thotë të jesh në rrugën drejt ferrit.

2. Lutja është një nga shenjat dalluese më të sigurta të të krishterit

Zakoni i lutjes është një nga shenjat dalluese më të sigurta të të krishterit të vërtetë. Ka një kuptim në të cilin të gjithë fëmijët e Perëndisë mbi tokë janë njëlloj. Të gjithë luten. Shenja e parë e jetës tek foshnja e sapolindur është frymëmarrja. Në të njëjtën mënyrë veprimi i parë i të krishterit të sapolindur është lutja. Ashtu siç është pjesë e natyrës së fëmijës të qajë, po kështu është pjesë e natyrës së të krishterit të lutet. Ai e sheh nevojën që ka për mëshirë dhe hir. Ai e ndien zbrazëtinë dhe dobësinë e tij. Prandaj e ndien se duhet të lutet.

Nuk mund tĂ« gjej nĂ« BibĂ«l qoftĂ« edhe njĂ« nga populli i PerĂ«ndisĂ« i cili nuk ishte njĂ« njeri lutjesh. Ă‹shtĂ« karakteristikĂ« e popullit tĂ« PerĂ«ndisĂ« qĂ« ata “thĂ«rrasin Atin” (1 Pjetri 1:17) dhe e thĂ«rrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit tonĂ« (1 Korintasit 1:2), ndĂ«rsa Ă«shtĂ« karakteristikĂ« e tĂ« kĂ«qijve qĂ« ata nuk kĂ«rkojnĂ« ndihmĂ«n e Zotit (Psalmi 14:4).

Kam lexuar gjithashtu biografitë e shumë të krishterëve të shquar të cilët kanë jetuar pasi Bibla është shkruar. Ata kanë ndryshuar nga njëri-tjetri në çdo lloj mënyre, por një gjë ata e kanë patur të gjithë të përbashkët: të gjithë kanë qenë njerëz lutjesh.

E di mjaft mirë, natyrisht, që një njeri mund të lutet në mënyrë jo të sinqertë. Thjesht fakti që një njeri lutet nuk provon asgjë për gjendjen e tij shpirtërore, sepse ai mund të jetë veç një hipokrit. Por këtë mund ta them me siguri: të mos lutesh është një provë e qartë që nuk je akoma një i krishterë i vërtetë. Qartas, ai nuk i ndien vërtet mëkatet e tij, as e do Perëndinë, as e ndien borxhin e mirënjohjes që ia ka Krishtit, as dëshiron flakët të jetë i shenjtë. Sado që flet për fenë, ai nuk mund të jetë një i krishterë i vërtetë në se ai nuk lutet.

Le ta them gjithashtu që zakoni i lutjes private me gjithë zemër është një nga provat më të mira që Fryma e Shenjtë ka vepruar vërtet në jetën e një njeriu. Një njeri mund të predikojë ose të shkruajë libra ose të bëjë gjithfarë gjërash të tjera prej motiveve krejt të gabuara, por një njeri rrallë do të veçohet e zbrazë shpirtin e tij para Perëndisë privatisht po të mos jetë i sinqertë. Vetë Perëndia na ka mësuar që kjo është prova më e mirë e një kthimi të vërtetë në besim, sepse kur ai i tha Ananias të shkonte e ta shihte Palin në Damask, e vetmja evidencë që e përmendi që Sauli kishte kaluar një ndryshim të vërtetë të zemrës ishte kjo: Po lutet (Veprat 9:11).

E di, natyrisht, që shumë njerëz vijnë në besim ngadalë. Ata mund të kalojnë nëpër shumë bindje, dëshira, ndjenja, vendime, shpresa dhe frikëra. Por të gjitha këto gjëra mund të dalin kot. Një lutje e vërtetë dhe e përzemërt, e cila rrjedh prej një fryme të thyer dhe të penduar, vlen të gjitha këto gjëra së bashku. Veprimi i parë kur kemi besim real është t’i flasim Perëndisë. Lutja është për besimin atë që hukatja është për jetën. Ashtu siç nuk jetojmë dot pa marrë frymë, po kështu nuk besojmë dot në Krishtin pa u lutur.

3. Lutja është detyra e krishterë më e harruar

Asnjë detyrë e krishterë lihet në harresë aq sa lutja private. Kujtoja dikur që shumica e njerëzve të cilët e quajnë veten të krishterë, luteshin. Por tani kam arritur në një përfundim tjetër. Sot besoj që shumica e madhe e atyre të cilët thonë se janë të krishterë, nuk luten asnjëherë. Lutja është një çështje rreptësisht private midis Perëndisë dhe nesh, të cilën nuk e sheh askush tjetër, dhe prandaj ekziston një tundim i madh që ne të mos ia vëmë veshin.

Besoj që shumë njerëz nuk thonë asnjë fjalë lutje fare. Ata hanë edhe pinë, flejnë edhe zgjohen, jetojnë në tokën e Perëndisë dhe kënaqen me mëshirat e tij. Ata kanë trupa të cilët duhet të vdesin, dhe kanë Ditën e Gjykimit dhe përjetësinë përpara. Por megjithëkëtë ata kurrë nuk i flasin Perëndisë. Jetojnë sikur ishin kafshë dhe jo njerëz me shpirtra që nuk vdesin kurrë.

Besoj që për shumë të tjerë, lutja nuk është asgjë më tepër se një formë fjalësh. Disa përdorin trajta të vendosura fjalësh pa asnjë ndjenjë të sinqertë për ato gjëra që i thonë. Edhe kur modeli është i mirë (si Lutja e Zotit) shumë e kalojnë shpejt e shpejt pa menduar vërtet për të. Mund të jemi të sigurt që Perëndia nuk e quan këtë lutje, edhe sikur kështu e quajnë njerëzit. Lutja ka të bëjë me shumë më tepër sesa fjalë të shqiptuara me gojën. Ajo përfshin zemrat tona, përndryshe nuk është lutje e vërtetë. Pa dyshim Sauli i Tarsit kishte bërë shumë lutje të gjata para se Zoti e takoi rrugës Damaskut. Por vetëm kur zemra e tij ishte thyer, Zoti tha, Po lutet.

Nëse e gjithë kjo ju duket shumë e habitshme, merrni parasysh faktet e mëposhtme:

Nuk është e natyrshme të lutesh. Dëshira natyrore e zemrave tona është t’i largohemi Perëndisë. Ne nga natyra nuk e duam, por ia kemi frikë. Dhe nga natyra nuk kemi asnjë ndjenjë për mëkatin, ose ndjesi për nevojat tona shpirtërore, ose besim në gjëra të cilat nuk mund t’i shohim. Nuk dëshirojmë nga natyra të jemi të shenjtë. Për këto arsye, njerëzit nuk luten natyshëm.

Nuk është e përhapur dhe e pranuar të lutesh. Çdo lloj veprimtarish të kësaj bote janë të përhapura midis njerëzve. Por lutja nuk është e përhapur, dhe shumë njerëz do të
bënin gati çdo gjë para se të rrëfenin publikisht që e kishin zakon të luteshin. Nën dritën e këtyre fakteve besoj që të paktë janë ata që luten.

Kini parasysh gjithashtu edhe jetën që bëjnë shumë njerëz. Kur ne shohim njerëzit duke u zhytur në mëkat, vallë a mund të besojmë që ata po luten vazhdimisht kundër mëkatit? Kur ne shohim njerëz të marrë tërësisht me punët e kësaj bote, a mund të mendojmë që ata po ia kërkojnë Perëndisë rregullisht hirin që t’i shërbejnë? Si mundet kjo, kurse ata nuk tregojnë aspak interes në të? Lutja dhe mëkatimi nuk do të bashkëjetojnë kurrë në të njëjtën zemër. Ose lutja do ta mbysë mëkatin, ose mëkati do ta mbysë lutjen. Kur mbaj mend këtë gjë dhe pastaj shikoj jetën e të tjerëve, besoj që të paktë janë ata që luten.

Merrni parasysh edhe vdekjen me të cilën vdesin shumë njerëz. Shumë që po vdesin duket se janë krejtësisht të panjohur ndaj Perëndisë. Atyre u mungon aftësia për t’i folur atij. Ata japin përshtypjen e qartë se ata kurrë nuk i kanë folur vërtet më parë. Ajo që kam parë vetë për ata që po vdesin, ma mbush mendjen që të paktë janë ata që luten.

4. Ne kemi nxitje të mëdha për t’u lutur

Në kemi më shumë nxitje për lutjen sesa për çdo detyrë tjetër të krishterë. Perëndia ka bërë gjithçka të nevojshme për ta lehtësuar lutjen sikur ta tentonim ne. Ai ka bërë furnizim për çdo vështirësi, kështu që nuk ka justifikim për ne nëse nuk lutemi.

Ka një rrugë nëpër të cilën çdo njeri - sado i mëkatshëm dhe i padenjë - mund t’i afrohet Perëndisë Atë. Jezu Krishti e ka hapur atë rrugë me anë të flijimit të tij për ne mbi kryq. Shenjtëria dhe drejtësia e Perëndisë nuk kanë pse t’i largojnë mëkatarët duke i frikësuar. Përkundrazi, le t’i thërrasin Perëndisë në emrin e Jezusit. Le të bëjnë apel në bazë të faktit që gjaku i tij ka bërë pajtim për mëkatin, dhe ata do ta gjejnë Perëndinë të gatshëm dhe plotë dëshirë për të dëgjuar. Emri i Jezusit bën pa dështim që Perëndia do të dëgjojë lutjet tona. Në emrin e tij ne mund t’i afrohemi Perëndisë me guxim dhe të lutemi me besim të patundur. Dhe Perëndia ka premtuar të dëgjojë. A nuk është ky një inkurajim i madh për t’u lutur?

Ka një avokat dhe ndërmjetësues i cili pret gjithnjë për t’i paraqitur lutjet e atyre të cilët duan ta vënë në punë. Ai i paraqet lutjet tona para fronit të Perëndisë. Lutjet tona janë të dobëta në vetvete, por kur paraqiten nga Zoti Jezusi ato janë të efektshme. Dhe veshi i tyre është gjithnjë i hapur ndaj klithmës së të gjithë atyre të cilët duan mëshirë dhe hir. A nuk është ky një inkurajim i madh për t’u lutur?

Ă‹shtĂ« Fryma e ShenjtĂ« i cili Ă«shtĂ« gjithnjĂ« gati tĂ« na ndihmojĂ« nĂ« lutje, sepse kjo Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ« e ofiqit tĂ« tij (RomakĂ«t 8:26). Ai Ă«shtĂ« “Fryma e hirit dhe e pĂ«rgjĂ«rimit” (Zakaria 12:10). Ne kemi vetĂ«m pĂ«r ta kĂ«rkuar ndihmĂ«n e tij.

Janë premtime të mëdha dhe të çmueshme për ata të cilët luten. Lexoni Mateun 7:7,8 dhe 21:22; Gjonin 14:13,14; Llukën 11:5-13 dhe 18:1-8. Mendoni mirë këto pasazhe, sepse ato përmbajnë nxitjet më të mëdha të mundshme për t’u lutur.

Ka shembuj të mrekullueshëm në Shkrimin të fuqisë së lutjes. Lutja hapi Detin e Kuq; ajo nxori ujë prej shkëmbit; ajo bëri që dielli të qëndrojë në vend. Ato gjëra të cilat ishin të pamundura me çdo mjet tjetër, u kryen nëpërmjet lutjes.

Çfarë inkurajimesh më të mëdha mund të kërkonit sesa këto gjëra? Ose çfarë marrëzie më të madhe mund të kishte, sesa ta lësh pas dore lutjen me gjithë këto nxitje?

5. Lutja është sekreti i shenjtërisë

Këmbëngulja në lutje është sekreti i shenjtërisë së shquar. Pa dyshim ka një ndryshim të madh midis arritjeve të të krishterëve të vërtetë. Sa më shumë ecin përpara disa, sesa të tjerët! Disa të cilët janë vërtet të kthyer në besim duket sikur mbeten foshnja shpirtërore gjatë gjithë jetës. Nga viti në vit nuk duket sikur rriten. Shqetësohen nga të njëjtat mëkate që i sundojnë; kanë nevojë akoma për qumështin e Fjalës në vend të ushqimit të fortë; interesat e tyre shpirtërore mbeten të ngushta dhe të kufizuara në qarkun e tyre të vogël. Por ka të tjerë të cilët po rriten gjithmonë - po ecin përpara gjithmonë në jetën e krishterë. Ata rriten në besim; rriten në vepra të mira; tentojnë punë të mëdha dhe bëjnë punë të mëdha. Kur dështojnë, përpiqen përsëri; kur bien, shpejt ngrihen përsëri. Veten e mendojnë si shërbëtorë të mjerë dhe të padobishëm, megjithatë ata janë njerëzit, jeta e të cilëve ua rekomandon të tjerëve besimin e krishterë.

Tani, si mund të shpjegojmë këtë ndryshim mes popullit të Zotit! Pse janë disa shumë më të shenjtë sesa të tjerët? Besoj që ndryshimi, në nëntëmbëdhjetë prej njëzet rastesh, mbin nga zakone të ndryshme për lutjen private. Besoj që ata të cilët nuk janë të shenjtë në shkallë të dalluar luten vetëm pak, ndërsa ata të cilët janë të shenjtë në mënyrë të spikatur luten shumë. Besoj që kur dikush kthehet nga Zoti, çështja nëse bëhet i shenjtë në mënyrë të shquar varet kryesisht në këmbënguljen e tij në përdorjen e atyre mjeteve të cilat Perëndia i ka caktuar. Dhe mjeti kryesor nëpërmjet të cilit besimtarët kanë ecur përpara në shenjtëri është zakoni i lutjes private me këmbëngulje. Lexoni biografitë e shërbëtorëve të mëdhenj të Perëndisë dhe do të shihni se kjo është e vërtetë. Asnjë i krishterë nuk është bërë një i krishterë i madh pa u bërë një njeri lutjesh. Në qoftë se dëshiron të rritesh si i krishterë, duhet ta mësosh vlerën e lutjes private.

6. Lënia mënjanë e lutjes shkakton rënie në besim

Lënia mënjanë e lutjes është një shkak i madh i rënies në besim. Është e mundur të ecësh prapa në jetën e krishterë, pasi e ke nisur mbarë. Të krishterët galatasë përparuan mirë për një kohë, dhe pastaj u devijuan pas mësuesve të rremë. Pjetri shpalli me zë të madh dashurinë që kishte për Zotin, por në një kohë sprove e mohoi. Dhe të jesh i rënë në besim është diçka e mjerë. është një nga gjërat më të këqija që mund t’i ndodhë një njeriu. E di që hiri i vërtetë tek një njeri nuk mund të shkatërrohet. E di që bashkimi i vërtetë me Krishtin nuk mund të thyhet. Por besoj që një njeri mund të bjerë tutje aq sa ai humb nga shikimi statusin e tij të krishterë dhe bie në dëshpërim për shpëtimin e vet. Dhe kjo është gjëja më afër ferrit. Një ndërgjegje e lënduar, një mendje e sëmurë në vetvete, një kujtesë plot me vetëqortime, një zemër e shpuar me shigjetat e Zotit, një frymë e thyer me një ngarkesë akuzash të brendshme - e gjithë kjo është një shije e ferrit. Kini parasysh fjalët solemne,

Zemërpërdali do të ngopet me rrugët e tij (Fjalët e Urta 14:14). Tani, cili është shkaku i pjesës më të madhe të të rënit në besim? Besoj që kjo shkaktohet përgjithësisht nga lënia pas dore e lutjes private. Është opinioni im i menduar mirë, dhe e përsëris atë, që rënia në besim fillon në përgjithësi me lënien pas dore të lutjes private.

Mungesa e lutjes në jetën dhe vendim-marrjen e përditshme i ka çuar shumë të krishterë në një gjendje paralize shpirtërore, ose deri në atë pikë ku Perëndia i ka lejuar të bien keqas në mëkat.

Mund të jemi të sigurt që njerëzit rrëzohen privatisht shumë kohë para se bien në publik. Si Pjetri, ata së pari injorojnë paralajmërimin e Zotit të vigjëlojnë dhe të luten, dhe atëherë, si Pjetri, u ka ikur forca dhe kur vjen tundimi ata bien në mëkat. Atëherë bota vë re rënien e tyre, dhe tallet. Por bota nuk njeh arsyen e vërtetë, e cila është mungesa e lutjes. Nëse je i krishterë, ti që po lexon këtë libër, shpresoj se nuk do të bëhesh kurrë një i rënë në besim. Por nëse dëshiron t’i shmangesh kësaj, ki kujdes për të luturit tënd.

7. Lutja fiton lumturi dhe kënaqësi

Lutja është një nga mënyrat më të sigurta për të fituar lumturi dhe kënaqësi. Kjo botë është një botë mjerimsh. Qysh nga koha kur mëkati hyri në të, ka qenë e pamundur që ndokush t’u shpëtojë krejtësisht hidhërimeve të një lloji ose një tjetër. Tani rruga më e mirë për t’u përballur me këtë është t’i çosh çdo gjë Perëndisë në lutje. Në Dhiatën e Vjetër lexojmë, Hidh mbi Zotin barrën tënde, dha ai do të të mbajë (Psalmi 55:22). Në Dhiatën e Re lexojmë, Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falënderim. Dhe paqja e Perëndisë, që ia tejkalon çdo zgjuarësie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus (Filipianët 4:6,7). Kjo ka qenë praktika e popullit të Perëndisë në të gjitha epokat. Kur Jakobi ia kishte një frikë të madhe të vëllait Ezau, ai u lut (Zanafilla 32:22-32). Kur Pali dhe Sila u flakën në burg në Filipi, ata u lutën (Veprat 16:23-25). E vetmja mënyrë për të qenë vërtet i lumtur në një botë si kjo, është t’i hedhësh gjithmonë Zotit shqetësimet e tua. Kur të krishterët nuk bëjnë këtë, dhe në vend të kësaj përpiqen t’i mbajnë barrët e veta, ata bëhen jo të lumtur.

Sikur të shkojmë tek ai, Zoti Jezus është gjithmonë duke pritur për të na dëgjuar dhe ndihmuar. Ai di gjithçka për sprovat dhe hidhërimet e kësaj bote, sepse ai jetoi në të për më shumë se tridhjetë vjet. Dhe ai mund të na bëjë vërtet të lumtur - cilado qoftë gjendja jonë e jashtme - nëse i besojmë dhe e thërrasim. Lutja mnud të lehtësojë kryqin më të rëndë. Lutja mund të sjellë dritë në errësirën tonë. Lutja mund të sjellë ngushëllim në hidhërimin dhe vetminë më të madhe. Dua që çdo njeri i cili lexon këtë libër të jetë një i krishterë vërtet i lumtur. Por nëse do të jesh i lumtur nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme për përkushtimin tënd sesa lutja.

PĂ«rfundim

Le ta mbyll temën me disa këshilla për klasa të ndryshme lexuesish.

  1. Le t’u flas atyre të cilët nuk luten. Mik pa lutje, duhet të të paralajmëroj për rrezikun tënd. Nëse vdes ashtu siç je, do të humbasësh. Je krejtësisht i pafalshëm, sepse nuk mund të japësh asnjë arsye të mirë pse të jetosh pa lutje. Mos thuaj se nuk di të lutesh. Lutja është thjesht bisedim me Perëndinë. Nuk të duhet asnjë arsimim që të lutesh - vetëm dëshira për ta bërë. Foshnja më e vogël mund të qajë kur ka uri. Nëse je i dijshëm për nevojën tënde do të gjesh shpejt diçka për t’ia thënë Perëndisë. Mos thuaj se nuk ke ku të lutesh. Gjithsecili mund të gjejë një vend të përshtatshëm nëse e do vërtet. Mos thuaj se nuk ke kohë për lutjen. Kohë ke boll, sikur të ishe gati ta përdorje drejtsisht. Danielit i duhej të merrej me punët e një perandorie të madhe, por ende lutej tri herë në ditë (Danieli 6:10). Mos thuaj se nuk mund të lutesh deri sa të jesh rilindur dhe të kesh besim. Në qoftë se ty të mungojnë këto gjëra duhet t’i klithësh Perëndisë për to. Kërkoni Zotin ndërsa mund të gjendet, e thirrni ndërsa është afër (Isaia 55:6). Mos e shtyj. Shpëtimi është shumë afër teje sot. Mos e humbisni sepse nuk doni ta kërkoni.
  2. Le t’u flas atyre të cilët dëshirojnë të shpëtohen por të cilët nuk dinë ç’të bëjnë. Po ju këshilloj të shkoni pikërisht tani tek Zoti Jezu Krisht, në vendin privat më të afërt që mund ta gjesh, dhe ta lypni në lutje t’ju shpëtojë. Thuaji se ke dëgjuar që ai pranon mëkatarë, dhe ka thënë, Atë që vjen tek unë, unë nuk do ta nxjerr jashtë kurrë. Thuaji se ti je një mëkatar i humbur, dhe se po vjen tek ai në bazë të ftesës së tij. Thuaji se je tërësisht në duart e tij: që, po mos të shpëtoi ai, nuk ka për ty asnjë shpresë. Kërkoji të të shpëtojë nga faji, pushteti dhe pasojat e mëkateve të tua. Kërkoji të të falë, të të japë një zemër të re, ta vërë Frymën e tij të Shenjtë brenda teje. Kërkoji të të aftësojë të bëhesh dishepulli dhe shërbëtori i tij që sot e përgjithmonë. Bëj gjithë këtë sot nëse keni sadopak kujdes për shpirtin tënd. Mbaj mend që ai është gati të të shpëtojë, sepse ti je mëkatar dhe ai erdhi në botë për t’i shpëtuar mëkatarët (Lluka 5:32, 1 Timoteu 1:15). Mos qëndro larg ngaqë ndihesh jo i denjë. Sa më i sëmurë je, aq më shumë ke nevojë për një mjek. Nuk do t’i qëndroje larg mjekut sepse do të ishe tepër i sëmurë. Mos u shqetëso për stilin e gjuhës që përdor. Jezusi do të të kuptojë. Dhe mos u dëshpëro ngaqë duket sikur nuk merr një përgjigje menjëherë. Ai po dëgjon. Vazhdo të lutesh, dhe përgjigjja do të vijë. Nëse dëshiron të shpëtosh, kujtohu për ato që të kam thënë dhe vepro sipas tyre, dhe do të shpëtosh me siguri.
  3. Dhe së fundi, le t’u flas atyre që luten. Asgjë të mos ju dekurajojë. Shpeshherë mund të ndieni një dekurajim të madh. Kohët tuaja të lutjes mnud të jenë kohëra konflikti. Por kjo është mjaft e zakonshme, sepse djalli e urren kur të sheh duke u lutur. Kështu duhet të vazhdosh. Atëherë le të të ofroj disa fjalë këshillash vëllazërore rreth lutjeve tuaja.

Mbaj mend rëndësinë e respektit dhe përulësisë në lutje. Mendo se kush është Perëndia, dhe kush je ti.

Mbaj mend nevojën që ke për ndihmën e Frymës së Shenjtë në lutje, dhe ki kujdes të mos e lejosh të luturit tënd të bëhet vetëm një formalitet.

Mbaj mend se sa e rëndësishme është të lutesh rregullisht. Lutjen duhet ta shohësh si një nga veprimtaritë më të rëndësishme të çdo dite, dhe koha për lutjen duhet të ngulitet në rutinën tënde të përditshme.

Mbaj mend rëndësinë e këmbënguljes në lutje. Shpesh do të tundohesh t’i lësh pas dore lutjet tuaja, ose t’i shkurtosh shumë. Kjo vjen gjithmonë nga djalli, pavarëisht sa të besueshme duken arsyet për të bërë këtë.

Ji i zellshĂ«m nĂ« lutje. Ă‹shtĂ« lutja “me gjithĂ« shpirt” ajo e cila ka shumĂ« fuqi (Jakobi 5:16).

Mbaj mend rëndësinë e të luturit me besim. Ne duhet të besojmë që nëse kërkojmë sipas vullnetit të Perëndisë, lutjet tona do të marrin përgjigje (Marku 11:24). Duhet të presësh përgjigje ndaj lutjeve të tua.

Merr parasysh rëndësinë e guximit në lutjet e tua. Nuk kam ndërmend një afërsi pa vend, por të diskutosh fort me Perëndinë në bazë të Fjalës dhe premtimit të vetes së tij.

Mbaj mend rĂ«ndĂ«sinĂ« e tĂ« kĂ«rkuarit shumĂ« prej PerĂ«ndisĂ«. Sa shpesh Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ« pĂ«r besimtarĂ«t ajo qĂ« ata “nuk kanĂ« sepse nuk kĂ«rkojnĂ«” (Jakobi 4:2).

Ji specifik në lutje. Rrëfeji mëkatet e tua specifike; lutu për dobësitë e tua specifike; tregoja Perëndisë nevojat e tua specifike.

Mbaj mend rëndësinë e të luturit për të tjerët. Kujdes që lutjet e tua të mos bëhen të ngushta dhe egoiste.

Tregohu mirënjohës në lutje. Ne kemi shumë gjëra për të cilat të tregohemi mirënjohës, dhe nuk guxoj të quaj ndonjë lutje një lutje të vërtetë në rast se mirënjohja nuk merr pjesë në të.

Së fundi, le të të kujtoj për nevojën e vigjilencës në lutjet tuaja. Përvoja e vërtetë e krishterë fillon me lutje; lulëzon me lutje; dhe kalbet me neglizhimin e lutjes. Lutja është një lloj pulsi shpirtëror - me anë të saj mund ta dish nëse je apo nuk je i shëndetshëm nga ana shpirtërore. Tregohu vigjilent në jetën tënde të lutjes, dhe do të habitem shumë nëse ndonjë gjë shkon shumë keq me progresin tënd shpirtëror.

Share|