jump to navigation

Si mund të ekuivalizohet shpengimi?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Si mundet që shpengimi që Krishti jep për të gjithë, dhe që është një gjë e mirë (Marku 10:45; 1Timoteu 1:5-6), të jetë i njëjtë si shpengimi i të pabesit. (Fjalët e Urta 21:18)?

(Kategoria: Është keqkuptuar mënyra se si Perëndia punon në histori)

Kjo mospërputhje shtron pyetjen, “Kush është shpengim për cilin? Shabiri përdor fragmente nga Marku 10:45 dhe 1Timoteu 2:5-6 për të treguar që Jezusi është shpengimi për të gjithë. Kjo pastaj krahasohet me Fjalët e Urta 21:18 që flet për “të pabesin që do t’i shërbejë si shpërblim të drejtit; dhe i paudhi në vend të njerëzve të drejtë.” Këtu nuk ka mospërputhje sepse këto flasin për dy lloje të ndryshme të shpengimit. Shpengimi do të thotë kur njëri paguan për tjetrin. Kjo mund të bëhet nga një njeri i mirë për të tjerët, siç e shikojmë Jezusin që e bën për botën, ose mund të bëhet nga njerëzit e këqinj që paguajnë për të keqen që kanë bërë, siç e shikojmë tek fragmenti i Fjalëve të Urta.

Supozimi i bërë nga Shabiri për fragmentet tek Marku dhe 1Timoteu është që Jezusi ka qenë i mirë dhe ai nuk mund të ishte shpengim për të padrejtët. Në këtë parakusht ai reflekton mohimin islamik që dikush mund të paguajë për mëkatet e tjetrit, ose që mund të jetë shpengim për tjetrin. Megjithatë, ai nuk duhet ta imponojë këtë interpretim në Bibël. Krishti si shpengim për shumë veta është mësuar qartë në Bibël. Galatasit 3:13-14 dhe 1 Pjetri 2:23-25 flasin se si Jezusi u bë mallkim për ne. Prandaj Jezusi e ka përmbushur edhe këtë Fjalë të Urtë.

Supozimi i Shabirit sërish mbështetet në citimet të cilat janë nxjerrë jasht nga konteksti. Fragmenti tek Marku 10:45 fillon citimin për Jezusin duke thënë: “Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e tij si çmim për shpengimin e shumë vetave” Kjo është thënë nga Jezusi sepse dishepujt e tij ishin duke diskutuar faktin që Jakobi dhe Gjoni i kishin kërkuar Jezusit për t’u ulur në anën e tij të djathtë dhe të majtë kur ai të vinte në lavdinë e tij. Këtu Jezusi sërish profetizon për vdekjen e tij që do të vinte dhe arsyen e kësaj vdekjeje, që ai të bëhej çmimi për shpengimin që do të bënte shlyerjen e fajit për të gjitha mëkatet e njerëzve.

Te 1 Timoteu 2:5-6 Pali flet këtu, duke thënë: “Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri, i cili e dha vetën si çmim për të gjithë, për dëshmim në kohën e caktuar.” Kjo gjë vjen në mes të pasazhit që mëson Bashkësinë (Kishën) e hershme se si ta adhurojnë Perëndinë. Çlirimi shpengues është dhënë nga Perëndia, që përmes këtij ndërmjetësi, Jezus Krishtit dhe punës së tij shlyese në kryq, Perëndia sërish të mund të ketë atë marrëdhënie shpëtuese me njeriun.

Fragmenti tek Fjalët e Urta 21:18 flet për shpengimin që Perëndia pagoi përmes Egjiptit gjatë daljes së Izraelit nga ky vend, siç është theksuar në librin e Isaisë, por veçanërisht në kapitullin 43:3; “Sepse unë jam ZOTI, Perëndia yt, i Shenjti i Izraelit, Shpëtimtari yt. Kam dhënë Egjiptin si çmim për shpengimin tënd, Etiopinë dhe Seban për ty.” Kjo pikturë ndriçohet edhe më tepër në vargjet 16 dhe 17 të kapitullit të njëjtë. Kjo ka gjithashtu disa baza në librin e Eksodit 7:5;8:19;10:7:12:33. Kapitujt 13 dhe 14 veçanërisht flasin për këtë. Ashtu siç e regjistron për ne historia në Bibël, ishte përmes këtij veprimi që Besëlidhja e Vjetër u themelua midis Perëndisë dhe Mbretërisë së Izraelit.