jump to navigation

Dy faraonë që kryqëzuan?

Postuar tek: Kundërtheniet Kuranore

Pasazhe të ndryshme tregojnë historinë ku magjistarët e Faraonit besojnë në shenjat dhe mesazhin e Moisiut dhe atëherë Faraoni përpiqet ti kërcënojë ata me këto fjalë (përkthimi i Shakir’it):

Kam për t’ua prerë duart dhe këmbët tërthorazi, pastaj të gjithë juve do t’ju kryqëzoj. [Suretu 7:124]

Ai (faraoni) tha: “I besuat atij, para se t’ju lejoja unë?!” S’ka dyshim se ai (Musai) është prijësi juaj që ua mësoi juve magjinë, e keni për të marrë vesh më vonë. Unë do t’ua shkurtoi (do t’ua prejë) duart dhe këmbët tuaja të anës së kundër (klithi) dhe që të gjithëve do t’u kryqëzoj. [Suretu 26:49]

Ne historinë e Jozefit, rreth 400 vjet me pare ne gjithashtu lexojmë per një tjetër kryqëzim ne këtë pasazh:

O shokët e mij të burgut! Njëri prej ju dyve do t’i japë të verë zotëriut të vet, e tjetri do të varet, kurse shpezët do të hanë nga koka e tij. çështja për të cilën kërkuat shpjegim, ka marrë fund (kështu). [Suretu 12:41]

Sidoqoftë, ne nuk kemi asnjë dokumentacion që të mbështesë faktin se Egjiptianët përdornin kryqëzimin si ndëshkim ne kohët e Moisiut (1450 para Krishtit, datë konservative; 1200 para Krishtit më e vona) ose edhe Jozefit (1880 para Krishtit, datë conservative). Kryqёzimi bëhet formë ndëshkimi vetëm shumë më vonë në histori dhe atëherë me parë në një kulturë tjetër përpara se të adoptohej nga Egjiptianët. Kërcënime te tilla nga ana e Faraonit në kohë të tilla janë historikisht të pasakta.