jump to navigation

Si u fliste Jezusi dishepujve: haptazi apo fshehtas?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Si u fliste Jezusi dishepujve: haptazi apo fshehtas?Ai i ka thënë Jezusi të gjitha gjërat haptazi (Gjoni 18:20) apo ai ju fliste dishepujve të tij në fshehtësi (Marku 4:34,Mateu 13:10-11)?

(Kategoria: Është keqkuptuar konteksti historik)

Arsyeja pse njerëzit thonë që Jezusi kundërshton veten e tij duke i thënë gjërat në fshehtësi apo jo, veçanërisht kur ka të bëjë me shëmbëlltyrat, është sepse ju mungon kontekstualizimi i tekstit dhe kulturës. Kjo përgjigje kërkon një sfond informacionesh të rëndësishme, disa prej të cilave shpresoj se mund t’i jap shkurtimisht këtu. E para, çfarë është një shëmbëlltyrë? është një tregim i dhënë me qëllim të qartësimit, theksimit dhe ilustrimit të një mësimi, dhe jo mësim në vetvete. Jezusi ishte një Rabbi jude. Në literaturën rabinike ka përafërsisht 4000 shëmbëlltyra të regjistruara. Mësuesit judenj mësonin që ishte një praktikë e mirë që ta ndanin mësimin e njerëzve në tri pjesë, ku pjesa e tretë do të ishte si zakonisht e përbërë nga dy shëmbëlltyra që përfaqësonin dy pjesët e tjera. Jezusi vazhdoi në këtë traditë duke qenë se një e treta e mësimit të tij të regjistruar ishte në shëmbëlltyra.

Ai përdori një bollëk shëmbëlltyrash që izraelitët e asaj kohe i njihnin, duke përdorur motive të zakonshme të bimëve, kafshëve,etj. Prandaj kuptimi i secilës shëmbëlltyrë të Jezusit ishte i qartë për të gjithë dëgjuesit, gjë që mund të shihet gjithashtu nga Ungjijtë. Shëmbëlltyrat ishin aq të pasura dhe aq të mprehta sa që jo vetëm që mund të jepnin një kuptim të qartë dhe të thjeshtë dëgjuesve të thjeshtë, por dijetarët mund t’i vërtisnin (kthenin) nëpër mendjet e tyre pa pushim, duke nxjerrë më tepër e më tepër kuptim nga to. Kështu pra, Jezusi shpesh herë e shpjegoi kuptimin e shëmbëlltyrës për dishepujt e vet, studentët e tij të afërt, si përgjigje në kërkesën e tyre apo për t’i mësuar ata më shumë siç do ta bënte çdo rabin judeas. Kjo mund të shihet duke lexuar në kontekst Markun 4:34. Sepse aty thuhet, “Dhe me shumë shëmbëlltyra, u shpallte atyre [turmave] fjalën, ashtu si ata ishin në gendje ta kuptojnë.

Dhe nuk u fliste atyre pa shëmbëlltyra [për të qartësuar, theksuar dhe ilustruar mësimin], ndërsa dishepujve të tij, veçmas, u shpjegonte çdo gjë [i mësoi më tepër, sepse ata mund të kuptonin më tepër se turmat].”, Marku 33-34. Prandaj shëmbëlltyrat nuk ishin mësime sekrete (të fshehta). Ato nuk janë njohuri të fshehta që ju jepen vetëm fillestarëve. Nuk ka kuptim (dhe as bazë historike) për të thënë që Jezusi brodhi përreth duke ngatërruar njerëzit. Ai brodhi përreth me qëllim që t’i mësonte dhe udhëzonte njerëzit. Kështu që kur e pyetën Jezusin në procesin gjyqësor (Gjoni 18:20) në lidhje me mësimin e tij, ai thotë diçka tjetër përveç fjalëve “Unë i kam folur haptas botës” të gjithë i dëgjuan fjalët e mia. Ju e dinit se unë mësoja. Unë s’kam thënë asgjë në fshehtësi”. Ai kishte të drejtë.

Pasi e tëra kjo është e vërtetë, çfarë janë atëherë këto “fshehtësitë e mbretësisë së qiellit” për të cilat Jezusi flet? E vetmja “fshehtësi” (“misteri i mbajtur fshehur prej kohësh të pasosur, por tani u shfaq e u zbulua me anë të Shkrimeve të profetëve, sipas urdhërimit të Perëndisë të përjetshëm dhe u njoh ndër të gjitha kombet për t’i sjellë ato në dëgjesën e besimit” Romakët 16:25-26) është që Jezusi është Zot! Kjo fshehtësi ishte që misioni i Jezusit ishte parathënë nga profetët, që ai ishte përmbushja e këtyre profecive dhe zbulesa më madhështore që do t’i jepej njerëzimit. Fjalët e tij nuk ishin vetëm për shpëtimin e njerëzve, por gjithashtu edhe për gjykimin e popullit sepse ata po “dëgjonin dhe nuk po kuptonin, po vështronin por nuk po shikonin”  (Mateu 13:14), pra për ata njerëz që dëgjonin shëmbëlltyrat dhe që nuk dëshironin të pendoheshin dhe t’i nënshtroheshin Perëndisë.

Shumë njerëz kënaqeshin me mësimet e Jezusit, vinin për predikimet e këndshme morale dhe për shëmbëlltyrat e shkëlqyeshme, por jo shumë prej tyre e ndoqën atë pasi që çmimi ishte tepër i lartë (shiko Luka 9:57-61,14:25-27,33). Por këto ishin ato që dishepujt e tij filluan t’i kuptonin sepse ata vërtet e ndiqnin Jezusin. Fshehtësitë e mbretërisë së qiellit ishin ato që ai ju tha dishepujve të vet që e ndiqnin, (duke shpjeguar) tek Mateu 13:16-17: “Por lum sytë tuaj që shohin dhe veshët e tuaj që dëgjojnë [ndryshe nga turmat]. Sepse në të vërtetë ju them se shumë profetë dhe të drejtë deshën t’i shohin gjërat që ju po i shihni dhe nuk i panë, dhe t’i dëgjojnë gjërat që ju po i dëgjoni dhe nuk i dëgjuan” [pasi që nuk jetuan në kohën kur Jezusi jetoi-të gjithë profetët ishin para tij]. Fshehtësia është që Jezusi është Zot, Jezusi është mbret, Jezusi është Mesia, Jezusi është ai për të cilin kanë folur të gjithë profetët, shpëtimi i njerëzimit, zbulesa më e madhe e Perëndisë, Alfa dhe Omega (Zbulesa 21:6-8,22:12-16) e vetmja rrugë për të qenë në rregull me Perëndinë (Gjoni 3:36, Romakëve 6:23).