jump to navigation

Cilat janë formulimet në kryq?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Cili ishte formulimi i saktë në kryq pasi që Mateu 27:37, Marku 15:26, Luka 23:38 dhe Gjoni 19:19 kanë të gjithë formulime të ndryshme?

(Kategoria: Është keqkuptuar teksti)

Kjo mospërputhje në dukje parashtron pyetjen, “Cili është formulimi i saktë në kryq?” Argumentohet se Mateu 27:37, Marku 15:26, Luka 23:38 dhe Gjoni 19:19 të gjithë përdorin fjalë të ndryshme të shkruara mbi kokën e Jezusit ndërsa ishte i varur në kryq. Kjo mund të kuptohet më mirë duke shikuar te Gjoni 19:20 që thotë: “Kështu këtë mbishkrim e lexuan shumë nga Judenjtë, sepse vendi ku u kryqëzua Jezusi ishte afër qytetit, dhe mbishkrimi ishte shkruar në hebraisht, greqisht dhe latinisht.”

Është interesante që thuhet se Pilati e kishte shkruar këtë mbishkrim dhe ai mund të ketë shkruar gjëra të ndryshme në secilën nga gjuhët sipas aftësisë së tij në këto gjuhë. Akuza kryesore e sjellë kundër Jezusit në secilin Ungjill ishte se Ai pretendonte të ishte “Mbreti i Judenjve”. Nëse kjo do të mungonte në njërën nga shpjegimet, atëherë do të mund të kishim një problem të mundshëm me një mospërputhje këtu; por e vërteta nuk është kështu. Për një shpjegim të mëtejshëm shikoni shpjegimin e Arçërit. (Archer 1982:345-346)