jump to navigation

Frymëzimi i Biblës

Postuar tek: Pse Vetëm Bibla

Kapitulli i pare i Biblës na tregon se Perëndia e krijoi njeriun, burrin dhe gruan, sipas shëmbëlltyrës së tij (Zanafilla 1:26 deri 2:2). Duke i dhënë këtë dinjitet njeriun, Perëndia tregoi dëshirën e tij për të komunikuar me të dhe për t’iu shfaqur atij. Së pari, Perëndia u shfaq nëpërmjet veprës së krijimit. Kështu, natyra dëshmon lavdinë e Perëndisë (Psalmi 19:1-6). Së dyti, Perëndia e shfaqi veten duke dërguar profetë (2 Pjetrit 1:21). Megjithatë, profetët janë të vdekshëm. Që të sigurohej se Fjala e tij do të mbetej e përjetshme, Perëndia dëshiroi që ajo të shkruej. Bibla është përfundim i këtij vendimi. Duke qënë Fjala e Perëndisë, Bibla ka për qellim t’i jape njeriut mundësinë e njohjes së Krijuesit të tij ashtu siç Ai është.

Por si e shfaqi Perëndia Fjalën e tij? Bibla na tregon se «njerëz të mbushur me Shpirtin e Shenjtë, folën në emër të Perëndisë» (2 Pjetrit 1:21, 2 Pjetrit 1:11). Me fjalë të tjera, Shpirti I Shenjtë ishte ndërmjetësi i zbulesës. Kjo është e vërtetë për të gjithë Biblën si të tërë, si dhe për çdo tekst në veçanti. «I gjithë shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia» (2 Timoteut 3:16). Pra, frymëzimi është një proçes i filluar nga Perëndia, duke ndikuar nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë te njerëz të ndryshëm për të shkruar Fjalën e tij. Kjo është ajo që i bën shkrimet e Biblës plotësisht të besueshme.

Megjithatë, frymëzimi nuk do të thotë se Perëndia e diktoi gërmë për gërmë Fjalën e tij. Njeriu nuk është robot që kontrollohet nga Krijuesi dhe detyra e tij nuk ishte të regjistronte Fjalën e Perëndisë si një regjistrues zëri. A nuk mundet Perëndia t’ia zbulojë fjalën e tij njerzëve duke respektuar dhe duke përdorur plotësisht edhe personalitetet e tyre? Përgjigja është e qartë dhe është përgjigje që i shkon për shtat dinjitetit të cilin Perëndia i dha njeriut gjatë krijimit. Autorët biblikë me të vërtetë kanë luajtur një rol shumë aktiv në shpresën e mesazhit të Perëndisë, duke përdorur aftësinë e tyre intelektuale dhe duke nxjerrë në pah një pjesë të mire të mjeshtrive të tyre. Secili prej tyre shkroi i përqëndruar në qëllimin e vet për fushën që i interesonte dhe secili prej tyre dha këndvëndshtrimin e vet të gjërave.

Si pasojë, çdo libër i Biblës mbart shenjë dalluese të outorit njerzor që e shkroi. Ky variacion në Shkrimet biblike, jo vetëm që nuk përbën problem, por e bën leximin apo studimin e tyre edhe më të dobishëm. Ungjijtë paraqesin një rast veçanërisht elokuent të kësaj ideje. Matue thekson faktin që Jezusi është Mesia i premtuar, Marku e portretizon si shërbëtorin e përkryer, Luka nënvizon natyrën njerzohe dhe dhëmbshurinë që Jezusi kishte për njerzit në vuatje, ndërsa Gjoni, nga ana e tij, thekson lavdinë e Jezusit si dhe dashurinë e tij për dishepujt. Kuptohet qartë që këto katër paraqitje të Jezusit nuk përjashtojnë njëra-tjetrën, por na ndihmojnë të mësojmë më shumë për pasurinë e personalitetit të tij.

Autorët biblike kanë pasur parasysh edhe kulturën, mjedisin fetar, pozicionin shoqëror, etj. Të atyre njerzëve për të cilët shkruan. Shembulli më i mrekullueshëm është gjuha që ata përdorën. Megjithatë Jezusi foli në aramaisht, Ungjijtë u shkruan në greqisht. Përderisa Perëndia dëshironte që mesazhi I Ungjillit të shpërndahej në të gjithë kombet, atëhere ishte e rëndësishme që ky mesazh të përcillej në gjuhën më të përhapur të asaj kohe. E pare nga ky këndvështrim, kuptohet rëndësia e përkthimit të Ungjijve në gjuhët e të gjithë kombeve. Dhe përkthimet filluar që nga shekujt e hershëm. Nga fundi I shekullit III, Dhiata e Re ishte përkthyer pjesërisht në gjuhën latine, sirike dhe kopte, gjuhët që respiktivisht perdoreshin në Europën perendimore, Siri dhe Egjipt. Sot është përkthyer të paktën një libër i Biblës në më shumë se dymijë gjuhë.

Koncepti i frymëzimit do të thotë se Bibla është Fjala e Perëndisë, sepse Perëndia është autori i saj, por edhe fjala e njerzve, nga fakti se Fjala u shkrua nga njerëz që ishin shumë të përfshirë në hartimin e zbulesës hyjnore. Disa nga këta njerëz janë të famshëm, të tjerë janë të panjohur. Disa ishin të ndërgjegjshëm që flisnin për Perëndinë, si Moisiu apo Apostulli Pal, ndërsa të tjerë nuk e dinin që shkruanin nën frymëzimin e Shpirtit të Shenjtë. Rëndësinë më të madhe e ka fakti që Perëndia, duke qënë Sovran, siguroi në mënyra të ndryshme që Fjala e tij të përcillej me besnikëri.

Meqënse Fjala e Perëndisë është fjala e njerzëve, atëhere Bibla mund të përkthehet, sepse ajo mbetet Fjala e Perëndisë në cilido gjuhë që përkthehet. Prandaj, jo vetëm që është e mundur, por edhe e dëshirueshme që në çdo gjuhë duhet të ketë të paktën një përkthim të Biblës.

Fakti që Bibla mund të përkthehet në çdo gjuhë njerzore, na zbulon një parim shumë të rëndësishëm: Perëndia i gjithë races njerzore nuk është një Perëndi i largët, por një Perëndi që na rri pranë dhe që mundet e dëshiron të na flasë gjuhën tone.

Bibla u shkruajt në një periudhë prej rreth trembëdhjetë shekujsh. Duke filluar nga Pentateku (pesë librat e Moisiut) e deri te Libri i Zbulesës, kemi rreth dyzet autorë. Kjo larmi e madhe e bën njëshmërinë e mesazhit të Biblës edhe më të dukshëm. Kjo njëshmëri mund të shquhet te deshmia për Jezusin, e cila shkon si një fije e pakëputur peri nëpër gjithë Shkrimin. E vërteta që zbuloi Jezusi ishte ajo që frymëzoi profetët (Zbulesa 19:10). Dhiata e Vjetër premton ardhjen e Jezusit; Dhiata e Re shpall përmbushjen e atij premtimi.