Fundi i Botës
Postuar tek: HumorPerëndia thirri Bill Klinton, Boris Jelsin, dhe Bill Gate në një konferencë. Dhe kur ata të gjithë ishin aty, Perëndia tha: “Kam lajme të mira dhe lajme të këqia”. Lajmi i keq është se është mbushur kupa me gjithçka që po ndodh në Tokë, kështu kam vendesur ta shkatërroj. Lajmi i mirë është se po ju jap një jave paralajmërim.
Kështu, Bill Klinton thirri në një seancë të gjithë antarërët e kongresit dhe tha. “Kam lajme të mira edhe lajme të këqia”. Lajmi i mirë është se ka një Perëndi. Lajmi i keq është se Ai do të shkatërrojë Tokën në një javë”.
Boris Jeslin thirri në një mbledhje Partinë Komuniste dhe tha. “Kam lajme të këqia edhe më të këqia”. Lajmi i keq është se ka një Perëndi në fund të fundit, por më e keqja ështe se Ai do të shkatërroj Tokën në një javë”.
Ndërkohë Bill Gate thirri të gjithë programuesit, ekspertët e marketingut, dhe të gjithë drejtuesit e tij se bashku dhe ju tha: “Kam lajme të mira, por edhe më të mira. Lajmi i mirë është se Perëndia mendon se unë jam një nga 3 personat më të rëndësishëm në Tokë. Kurse lajmi më i mirë është se skemi pse ta rregullojmë Windows 95.”