Ku e takoi Jezusi Pjetrin: Galile apo Jordan?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlJezusi e takoi Simon Pjetrin dhe Andreun pranë detit të Galilesë (Mateu 4:18-22) ose pranë lumit Jordan (Gjoni 1:42-43)?
(Kategoria: Është keqkuptuar teksti)
Akuza është që një Ungjill regjistron Jezusin duke takuar Simon Pjetrin dhe Andreun pranë detit të Galilesë, ndërsa tjetri regjistron që ai i takoi ata pranë lumit Jordan. Megjithatë kjo akuzë bie poshtë plotësisht pasi që shkrimtarët e ndryshëm shkruajnë për ngjarjen nga vende të ndryshme. Të dyja regjistrimet janë të vërteta.
Gjoni 1:35 vazhdon duke thënë që Jezusi i takoi ata pranë lumit Jordan dhe që ata kaluan kohë me të aty. Andreu (dhe sigurshit edhe Pjetri gjithashtu) ishin dishepuj të Gjon Pagëzorit. Ata u larguan nga kjo zonë dhe shkuan në Galile, në regjionin e së cilit ishte edhe fshati Kanë ku Jezusi pastaj bëri mrekullinë e tij të parë të regjistruar. “Pas kësaj ai zbriti në Kapernaum me nënën e tij, vëllezërit e tij dhe me dishepujt e tij; dhe ata qëndruan aty pak ditë.” Gjoni 2:12. Pjetri dhe Andreu ishin fillimisht nga një qytet i quajtur Betsaida (Gjoni 2:24) por tani po jetonin në Kapernaum (Mateu 8:14-15, Marku 1:30-31, Luka 4:38-39), disa milje nga Betsaida.
Ata ishin peshkatarë me profesion, prandaj ishte krejtësisht normale për ta që të peshkojnë kur ishin në shtëpi gjatë këtyre pak ditëve (sepse në këtë kohë Jezusi sapo kishte filluar të mësonte dhe të shëronte në popull). Nga këtu e merr Mateu historinë. Gjatë kohës kur Pjetri dhe Andrea ishin duke peshkuar në liqenin e Galilesë, Jezusi i thërret ata që ta ndjekin – të lënë gjithçka pas tyre dhe të bëheshin dishepujt e tij të përhershëm. Para se kjo gjë të ndodhte, ai nuk i kishte kërkuar ata, por ata e kishin ndjekuar atë për shkak të dëshmisë së Gjon Pagëzorit në lidhje me të (Gjoni 1:35-39). Tani, për shkak të kësaj dëshmie, plus mrekullisë në Kanë, si dhe fjalët që Jezusi i tha (Gjoni 1:47-51), duke shtuar edhe kohën që ata kaluan me njeriun më të mençur dhe të vetmin të përsosur që kishte jetuar ndonjëherë etj.
Është plotësisht e kuptueshme (arsyeshme) për ata që të lënë gjithçka dhe ta ndjekin atë. Nuk do të ishte e kuptueshme që ata të linin jetat e tyre dhe ta ndjekin një të huaj i cili doli para tyre dhe kërkoi këtë gjë nga ata, sikur fëmijët bëjnë pas një fyelltari të veshur me ngjyra të ndryshme! Jezusi nuk magjepsi asnjëri – ata e ndoqën atë sepse e kuptuan se kush ai ishte – ai për të cilin kishin folur të gjithë profetët, Mesia, Biri i Perëndisë së gjallë.