jump to navigation

TË GJITHË DO TI BËJNË NDERIMET JEZUSIT

Postuar tek: Jezusi më shumë se Profet

Unë fillova të studioja ungjillin me kujdes. Kishte fuqi në atë që m’u tha ‘Ti, Jahangir, je mëkatar dhe armik i Zotit. S’ka paqe të vërtetë nëpërmjet veprave të mira.’ Kjo ishte e vërtetë për mua, se megjithëse isha një njeri shumë i respektuar dhe i pasur, nuk kisha paqe në zemër. Unë isha shumë krenar.

Zotni JAHANGIR ishte pjesëtar i një familje pathane fisnike dhe rreptësisht myslimane. Dhiata e Re e dhënë nga një misionar e bindi atë se para Zotit ai ishte mëkatar që kishte nevojë për shpëtim. Ai kishte besim te Krishti dhe kur u pagëzua ai pati një përvojë të mrekullueshme të realitetit dhe afërsisë së Zotit dhe Shpëtimtarit të tij. Që nga ajo kohë Jahangiri ua tregoi dëshminë e tij njerëzve myslimane të Sindit.

Emri im është Jahangir, i biri i Khair Ullah Khanit dhe kam lidhje me ish-familjen mbretërore të Durranët në Afganistan. Familja ime shkoi në Sind rreth 100 vjet më parë dhe u bë pronare e pasur tokash në qytetin e lashtë të Shirkapurit. Duke qenë pathan e njoh mirë islamizmin, sepse pathanët janë myslimane shumë të rreptë dhe respektues të ligjit islam. Prindërit e mi ishin njerëz të butë dhe të matur dhe ata më njohën mua dhe vëllezërit e mi plotësisht me sekretet e islamizmit. Sot vëllai im i madh është mbrojtës i vendosur e aktiv i besimit shia kurse unë jam ushtar i Krishtit.

Disa vite më parë kur unë drejtoja një dyqan mobiljesh, një misionar ungjilltar hyri në dyqan me disa karrike. Gjatë bisedës ai më foli për Biblën dhe për Krishtin. Unë nuk i kushtova shumë rëndësi, sepse mendja ime ishte ngulitur te ligji dhe ishte e pamundur për mua të njihja hirin e Zotit kaq shpejt. Më vonë unë shkova në shtëpinë e tij dhe ai më dha një libër që quhej ‘Ungjilli i Shenjtë’. Unë fillova ta studioja atë me kujdes. Kishte fuqi në atë që më tha: ‘Ti, Jahangir je mëkatar dhe armik i Zotit. S’ka paqe nëpërmjet veprave të mira.’ Kjo ishte e vërtetë për mua, se megjithëse isha një njeri nga një familje shume e respektuar dhe e pasur, isha shumë krenar. Akoma mbaj mend rreshtin që fliste për ungjillin si një fuqi - ‘Fuqia e Zotit për shpëtimin e atij që beson’ (Romakeve 1,16). Unë u shqetësova gjithmonë dhe më shumë. I besoj a gjithnjë.
dhe më shumë Zotit si gjykatës dhe lexova se shpëtimi është nëpërmjet Krishtit (Veprat e Apostujve 4,12) dhe gjykimi ka përfunduar te Krishti nëpërmjet kryqit të tij. Por ishte e pamundur për mua të tradhtoja islamizmin dhe të besoja te Krishti. Megjithatë lexoja Dhiatën e Re me kujdes. Karakteri im po ndryshonte; njerëzit po mahniteshin të shikonin një njeri aq krenar të bëhej aq i butë.

Në këtë gjendje të shqetësuar iu kushtova lutjes. Një natë që ishte e para dhe e fundit në jetën time degjova një zë që më thoshte ‘ilaçi i një shpirti të shqetësuar është besimi, besimi se Jezusi është Mesia dhe Biri i Zotit. Nëse ju doni të bashkoheni me familjen e Zotit, atëherë bëji thirrje Birit të tij si Zot.’ Unë nuk e dija se kush po më fliste kështu mua. Në mëngjes vendosa se do të besoja te Krishti. Për ta bërë situatën më të qartë dhe vendimin tim më të fortë, lexova traditat myslimane, të cilat thonin se në ditët e fundit çdo njeri do t’i bëjë nderimet Jezusit. Unë thashë me vete: ‘Atëherë kjo do të jetë e detyrueshme - Unë do ta bëj atë tani.’

Njerëzit e dinin se Durrani po lexonte Ungjillin. Shumë erdhën tek unë dhe më thanë të mos e lexoja atë duke më thënë ‘Është ndryshuar, ju do të shkoni në rrugë të gabuar; besimi juaj do të dobësohet.’ Përgjigja ime ishte heshtja. Më në fund ndjeva se Krishti po më thoshte se përgjigja ime duhej të ishte të dëshmoja. Kështu fillova të jepja dëshminë time. Kishte një gjullurdi në qytet; njerëzit erdhën nga të gjitha anët të arsyetonin me mua, por pa asnjë efekt, sepse drita e besimit ishte ndezur në zemrën time.

Dita erdhi kur unë vendosa se ishte e nevojshme të hyja në bashkësinë e kishës të shtrirë në mbarë botën. Kisha mësuar se cili ishte besimi i vërtetë që jep shpëtimin, kështu u pagëzova në Shikarpur më 15 korrik 1967.

Para se të futesha në ujë, gjendja ime mendore ishte shumë e çuditshme, një gjendje që unë nuk e kisha përjetuar më parë. S’ishte ndonjë gjë të re për mua të futesha në ujë, sepse isha notar i mirë, por ky ujë ishte ndryshe. Para se të hyja në ujë zemra ime ishte si një lule që hapej dhe shpërthente plotësisht. Kur u futa në ujë për herë të dytë pashë kryqin e Jezusit; unë pashë vetë Jezusin duke më marrë dhe duke më bashkuar me veten e tij. Unë besova se Krishti është Biri i Zotit, është Zoti i trupëzuar që më ka shpëtuar mua dhe ka shpëtuar botën me derdhjen e gjakut të tij. Një njeri ka nevojë të pajiset me pasuritë e besimit dhe pastaj të dish që mëkatet janë shlyer dhe personalisht t’i bëjë thirrje Krishtit si Zotit dhe Shpëtimtarit të tij. Kjo nuk ndodh me argumenta ose me prova intelektuale, por me besim.

Por e zeza nuk bëhet kallaj e bardhë, këtë e kam nga përvoja ime. Për një kohë shërbeva në një librari të krishterë në Hyderabad, ku shumë myslimanë të rinj erdhën të pyesnin dhe të lexonin fjalën e Zotit. Lutja ime është se vëllezërit e mi myslimane do të njihnin se shpëtimi është te Krishti dhe Ai është me të vërtetë Biri i Perëndisë. Koha do të vijë kur nën ndikimin e Shpirtit të Shenjtë shumë njerëz do të dinë se Krishti është Shpëtimtari i botës.