A e njohu Gjon Pagëzori Jezusin apo s’e njohu para pagëzimit?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA e njohu Gjon Pagëzori Jezusin (Mateu 3:13-14) apo s’e njohu atë(Gjoni 1:32-33) para pagëzimit të tij?
(Kategoria: Është keqkuptuar qëllimi i autorit)
Deklarata e Gjonit tek Gjoni 1:33 që ai nuk do ta njihte Jezusin përveçse duke parë Shpirtin e Shenjtë duke rënë dhe qëndruar mbi të, mund të kuptohet se kjo do të thoshte që Gjoni nuk do ta dinte me siguri pa këtë shenjë të qartë. Gjoni ishte i mbushur me Shpirtin e Shenjtë që nga lindja (Luka 1:15) dhe ne e kemi të shkruar pranimin e çuditshëm të Jezusit ndërsa ishte në barkun e nënës së tij. Luka 1:41-44 tregon që kur Maria e vizitoi nënën e Gjonit, zëri i përshëndetjes së saj e nxiti Gjonin, i cili akoma ishte në bark, që të kërcente në njohjen e pranisë së Marisë, si nëna e Zotit.
Nga ky fragment ne mund të shohim shumë qartë se edhe nëna e Gjonit kishte pak njohuri se kush do të ishte Jezusi. Ka shumë mundësi që ajo t’i ketë thënë diçka nga kjo ngjarje gjatë kohës që ai po rritej (edhe pse duket se ajo kishte vdekur gjatë kohës që ai ishte i ri). Në dritën e kësaj njohurie paraprake dhe dëshmisë së Shpirtit të shenjtë përbrenda Gjonit, ka shumë mundësi që shenja e Shpirtit të shenjtë duke qëndruar mbi Jezusin të ishte thjesht një konfirmim i sigurtë i asaj që ai tashmë mendonte. Perëndia largoi çdo dyshim në mënyrë që ai të ishte i sigurtë që kjo nuk ishte imagjinata e tij apo gabimi i dikujt tjetër.