jump to navigation

Në çfarë kohe gratë po e vizitonin varrin e Jezusit?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A e vizituan gratë varrin “kur po zbardhte dita” (Mateu 28:1) apo “kur po lindte dielli” (Marku 16:2)?

(Kategoria: Tekstet janë në pajtueshmëri nëse u kushtohet më tepër vëmendje)

Një shikim i shkurtër në të katër pasazhet në fjalë do të qartësojnë çdo mospërputhje. Mateu 28:1 “kur po zbardhte dita…shkuan për të parë varrin” Marku 16:2 “shumë herët..ato erdhën tek varri, kur po lindte dielli” Luka 24:1: “shumë herët në mëngjes…shkuan tek varri.” Gjoni 20:1 ..në mëngjes, kur ishte ende errët…shkoi tek varri”. Në këtë mënyrë ne e shohim që të katër shënimet janë shumë lehtë të pajtueshme nga ky këndvështrim. Nuk është as e nevojshme për këtë pikë që të rikujtojmë që ishin dy grupe grash, pasi që harmonia është kaq e thjeshtë.

Ne e kuptojmë nga Luka që ishte shumë herët në mëngjes kur gratë u nisën për tek varri. Nga Mateu e shikojmë që po zbardhte dita, por Gjoni e bën të qartë që nuk ishte zbardhur plotësisht. Errësira ishte në rrugë për t”u larguar por nuk ishte larguar ende. Deklarimi i Markut që dielli kishte lindur vjen më vonë, kur ato janë në rrugë e sipër. është plotësisht e arsyeshme që të supozohet që dielli kishte kohë për t”u ngritur gjatë udhëtimit të tyre përmes Jerusalemit.