Hajdutët e kryqëzuar e përqeshën apo jo Jezusin?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlTë dy vjedhësit që u kryqëzuan me Jezusin, e përqeshën (Marku 15:32) apo nuk e përqeshën Jezusin (Luka 23:43)?
(Kategoria: Interpretimi është tepër i fjalëpërfjalshëm)
Kjo mospërputhje e dukshme pyet se a e përqeshën Jezusin të dy vjedhësit që u kryqëzuan me të, apo vetëm njëri prej tyre. Marku 15:27 thotë që të dytë e bënë këtë. Luka 23:43 thotë që njëri e përqeshi dhe tjetri e mbrojti Jezusin. Nuk është shumë e vështirë të kuptohet se çfarë po ndodh këtu. Konkluzioni i qartë është se të dy vjedhësit e përqeshën në fillim. Mirëpo pasi që Jezusi tha,”O Atë fali ata sepse nuk e dinë ç’bëjnë”, një nga keqbërësit duket se kishte ndryshim të zemrës dhe u pendua më kryq, në kohën që tjetri vazhdoi në përqeshjen e tij.
Këtu kemi një mësim që nuk duhet anashkaluar; që Zoti na lejon të pendohemi në çdo kohë, pa marrë parasysh se çfarë krimi ose mëkati kemi bërë. Këta dy keqbërës na karakterizojnë neve të gjithëve. Disa nga ne kur ballafaqohemi me realitetin e Krishtit vazhdojmë ta refuzojmë Atë dhe ta përqeshim, ndërsa të tjerët e pranojnë mëkatin e tyre dhe kërkojnë falje. Lajmi i mirë është që ashtu si vjedhësi në kryq, ne mund të shfajësohemi nga mëkati në çdo kohë, edhe duke “shikuar vdekjen në sy”.