jump to navigation

Herodi mendonte për Jezusin se është apo jo Gjon Pagëzori?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Herodi mendonte që Jezusi ishte (Mateu 14:2; Marku 6:16) apo nuk ishte (Luka 9:9) Gjon Pagëzori?

(Kategoria: Është keqkuptuar teksti)

Këtu nuk ka asnjë mospërputhje. Tek Luka 9:9, Herodi pyet se kush mund të ishte ky person i jashtëzakonshëm, pasi që Gjoni kishte vdekur tashmë. Tek Mateu 14:2 dhe Marku 6:16 ai jep përgjigjen e tij: pasi e mendoi se kush mund të ishte Jezusi, ai erdhi në përfundim që ai duhej të ishte Gjon Pagëzori, i ringjallur nga të vdekurit.

Në kohën kur Herodi e takoi Jezusin në të vërtetë, gjatë kohës së gjykimit të tij, ai mund të mos ketë menduar për të se ishte Gjoni (Luka 23:8-11). Nëse rasti do të ishte i tillë, ai sipas të gjitha gjasave kishte dëgjuar më shumë për të dhe kishte kuptuar pretendimet e Gjonit në lidhje me përgatitjen për atë që do të vinte (Gjoni 1:15-34). Ai mirë mund të ketë dëgjuar se Jezusi ka qenë i pagëzuar nga Gjoni, duke përjashtuar qartë mundësinë që ata të ishin personi i njëjtë.