jump to navigation

Histori e shkurtër e Kishës Protestante ndër shqiptarët

Postuar tek: Femi Cakolli

Histori e shkurtër e Kishës Protestante ndër shqiptarët
Rilindja Kombëtare - fillimi i protestantizmit- periudha e ndriçimit

Shkruan:
Dr. Femi Cakolli, pastor

- Gjithë kjo periudhë e krishterimit protestant ndër shqiptarët fillon me një letër të skocezit Robert Pinkerton, i cili punonte për Shoqërinë Biblike Britanike dhe për të Huaj, në vitin 1816, kurse u botua një vit më vonë, pastaj shkruan edhe një letër tjetër në vitin 1819 (gjithçka filloi me këto dy letra për shqiptarët).

- Më 1819 Shoqëria dha 300 funta për përkthimin e Dhiatës së Re në shqip dhe u gjet Dr. Vangjel Meksi. Përkthimi u krye pas dy vitesh, dhe fatkeqësia ndodhi pasi autori vdes pa u përfundua i gjithë projekti.

- Punën e tij më shumë si redaktim e mori Grigor Gjirokastriti, arqipeshkv, dhe më 1824 u botua ungjilli i Mateut.

- Më 1827 botohen katër ungjijtë në Korfuz.

- Më 1828 u botua gjithë Dhiata e Re paralelisht si tekst edhe në gjuhën greke. Po këtë vit Pinkertoni i shkruan edhe një letër Shoqërisë që të përkthehen në shqip psalmet.

- Ndihmesë të madhe në këtë shërbesë botimesh dha Aleksandër Thomson, dhe ky vetë vjen në Shqipëri në vitin 1863 dhe konstaton se në Shqipëri nuk kishte asnjë misionar dhe kishë ungjillore.

- Në vitin 1864 ndodh një rezultat i madh, arrin që Shoqëria ta punësojë Kristoforidhin, i cili kishte kryer Kolegjin Protestant në Maltë.

- Më 1865 erdhën dy anglezë njëri në Janinë e tjetri në Shkodër për të përhapur ungjillin si shitës shëtitës, dhe misionari që ishte në Shkodër vjen edhe në Pejë, Prizren, Prishtinë etj. Më vonë pati edhe shitës të tjerë, dhe shitësit ishin misionarët e vetëm deri në vitin 1873.

- Kristoforidhi përkthen gjithë Dhiatën e Re prej greqishtes në vitin 1866, dhe botohet në dy dialekte (përkthimi më i mirë edhe sot), kurse më 1880 boton edhe disa libra të Dhiatës së Vjetër.

- Porta e LartĂ« disa herĂ« burgosi njerĂ«zit e librave, ndaloi botimin, ndezi librat, pengoi…

- Anglezët ishin këmbëngulës në botimin e Dhiatës së Re, në përhapjen e librave.

- Më 1873 për herë të parë vijnë tre amerikanë misionarë (Xh. Berd, Xh. Marsh, Xh. Hauz) për të jetuar në Manastir, dhe po ashtu ky vit paraqet një zhvillim shumë me rëndësi.

- Në vitin 1876 tashmë në Manastir ishin frytet e para të kishës së parë protestante ungjillore që po themelohej në trojet shqiptare dhe me shqiptarë.

- Dy shqiptarët e parë që u bënë protestantë më 1876 ishin Nikolla dhe Dhimitri nga Manastiri.

- Në vitin 1877 Gjerasimi lë ortodoksizmin dhe pranon protestantizmin

- Më 1878 Qiriazi shkon në Seminarin Amerikan të Samakovës në Bullgari.

- Prej vitit 1882 Qiriazi pasi mbaroi studimet punoi gjithçka për ungjillin, dhe vepron më shumë në Korçë, dhe erdhi edhe në kishën ungjillore të Prishtinës ku shërbente një bullgar si pastor.

- Më 1884 Qiriazi mbajti shërbesë në gjuhën shqipe në Kishën Ungjillore në Selanik (kjo është sigurisht shërbesa e parë ungjillore në gjuhën shqipe).

- Më 1884 Qiriazi bëhet përgjegjës për shpërndarjen e literaturës ungjillore në shqip.

- Prej vitit 1886 filloi që të kishte edhe shëtitës shqiptarë kurse kundërshtimet rriteshin nga pesë drejtimet: Porta e Lartë, Kisha katolike, Kisha Ortodokse, myslimanët dhe analfabetizmi.

- NĂ« vitin 1890 Qiriazi shugurohet “predikues i popullit shqiptar”.

- PĂ«r dy vjet tĂ« tjera pra deri mĂ« 1892 nĂ« Korçë Qiriazi sĂ« bashku me motrat e tij dhe ungjillorĂ« tĂ« tjerĂ« themeloi pesĂ« “institucione” ShkollĂ«n e tĂ« DielĂ«s, hapi ShkollĂ«n e parĂ« pĂ«r Vajza, KishĂ«n Ungjillore, ShoqatĂ«n ungjillore-letrare “VĂ«llazĂ«ria Ungjillore”, si dhe gazetĂ«n “Letra e vĂ«llazĂ«risĂ«” (e para qĂ« u shtyp nĂ« shqip nĂ« ShqipĂ«ri).

- Në dimrin e vitit 1893 Qiriazi u zu peng nga kaçakët për gjashtë muaj dhe si pasojë e kësaj vdiq në janar të vitit 1894 dhe ky ishte lajmi dhe humbja më e madhe e gjithë lëvizjes ungjillore shqiptare.

- Ungjillorët kishin një vizion rilindës: shkolla dhe libra dhe kjo ishte veçantia e tyre kryesore dhe që patën përkrahjen e të gjithëve.

- Sot ndoshta ende nuk do të kishim një alfabet pa rolin dhe kontributin e ungjillorëve, i cili u bë në vitin 1908 në Manastir, s’do të kishin libra dhe shumë shkolla.

- Kisha ungjillore e Korçës vazhdoi deri në vitin 1940 edhe pse pati shumë sfida

- Deri në këtë vit erdhën edhe misionarë të tjerë në Shqipëri, në mesin e tyre shquhen çifti Kenedi, Edwin Jasques, etj.

- MĂ« 1922 u themelua Misioni Ungjillor Shqiptar

- 1933 me urdhërin e Mbretit Zog u mbyllën dhe u ndalua gjithë veprimtaria shkollore ungjillore e Korçës.

- Prej vitit 1937-1939 kishte një rritje shumë të madhe të kishës në Korçë, dhe sa për kishat e tjera ungjillore shqiptare nuk ka shënime.

- 1940 u shpërnda kisha ungjillore e Korçës nga fashistët italianë.

- NĂ« KosovĂ« (sipas tĂ« dhĂ«nave dihet se kishte dy kisha ungjillore nĂ« PrishtinĂ«; njĂ«ra ishte duke funksionuar deri nĂ« vitin 1943, dhe tjetra ishte njĂ« kishĂ« metodiste deri nĂ« fillim tĂ« viteve’60 me lokacion pĂ«rballĂ« Kuvendit tĂ« PrishtinĂ«s; nĂ« PrishtinĂ« Ă«shtĂ« i njohur edhe mikrotoponimi “vorret e evangjelistĂ«ve”; ka dĂ«shmi edhe pĂ«r takime lutjeje tĂ« njĂ« grupi ungjillor nĂ« ShkollĂ«n “Sami FrashĂ«ri” gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore e deri nĂ« vitin 1949).

- Figura të ndryshme që janë shprehur në favor të krishterimit protestant tek shqiptarët ose që e kanë ndihmuar me autoritetin dhe pasuritë tyre (Elena Gjika, Asdreni, Faik Konica, Naim Frashëri, Fan S. Noli, Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako, Mid’hat Frashëri etj.)

- Figura kombëtare që u ç’kishëruan nga Kisha greke për shkak të bindjeve të tyre fetare dhe kombëtare: Vangjel Meksin, Grigor Gjirokastrin, Panajot Kapitarin, Naum Veqilharxhin, Koto Hoxhin, Nikollë Naçon, Gjerasim Qiriazin, Gjergj Qiriazin, Grigor Cilkën, Petro Nini Laurasin, K. Kristoforidhin, Thanas Sinën, Kristo Shulin, Sevasti Qiriazin etj.

- kredoja e veprimtarisë ungjillore ishte: Miq për Perëndinë, Dritë për popullin, Uratë për mëmëdhenë!