jump to navigation

HYRJE NË KULTET E EPOKËS SË RE

Postuar tek: Mashtruesit

Marrë në një kuptim, kultet e Epokës së Re janë një fenomen i ri në kulturën perëndimore, edhe pse nuk janë shumë të rinj. E gjithë kjo varet në atë se sa larg dikush e shtyn historinë e Epokës së Re. Termi ‘Epokë e Re’ edhe pse ishte përdorur prej shkrimtarëve të ndryshëm në shekullin e kaluar, nuk u bë fjalë e njohur deri në vitet 1970. Kjo e vuri historinë drejt lëvizjes tendencioze, të fuqishme dhe gjërësisht të përhapur të vetëdijes njerëzore të 1960 dhe më tej.

Në nivelin e vet më fillestar historia këtu shkrihet brenda një shekulli dhe rrjedh kryesisht nga shkrimi i Zonjës Blavatski dhe Shoqatës Teozofike. Edhe të tjerë ndjekin me të drejtë historinë shumë më tej, drejt trashendentalizmit të Ralph Waldo Emersonit dhe vazhdojnë të ecim mbrapsht drejt gnosticizmit të shekullit të parë.

Që të gjithë këta kanë një pjesë të së vërtetës, veçse gjëja që e ndan përgjithmonë Epokën e Re nga krishterimi është doktrina e saj. Ndryshe nga kultet perëndimore, Bibla dhe Krishti nuk luajnë role të rëndësishme në Lëvizjen e Epokës së Re. Ata nuk pretendojnë të jenë Kishë e vërtetë e krishterë. Ndryshe nga kultet lindore, Lëvizja e Epokës së Re nuk pretendon të jetë ripërtëritje e hinduizmit, budizmit apo taoizmit. Ajo pretendon të bëhet poçe shkrirëse e të gjithë besimeve me teorinë e kapërcyer të panteizmit monist, që do të thotë ‘gjithë është një’ dhe që disa herë thuhet ‘e gjitha është Zot’. Çfarë e shquan gjithashtu lëvizjen e Epokës së Re nga Kultet Lindore është dhe programi dypalësh i saj për transformimin e vetes dhe pastaj për transformimin e botës.

Në këtë pjesë të librit ne i kemi kushtuar një shqyrtim të gjatë lëvizjes së Epokës së Re dhe më pas e kemi ndarë në kapituj sipas kulteve më të mëdhenj të saj. Do të donim, me këtë rast, të përshëndesnim dhe të falënderonim Kurt Van Gorden për punën e tij kërkimore dhe studimin e tij të kujdesshëm në këtë pjesë. Jemi borxhlinj ndaj tij për punimin e tij të shkëlqyer.