jump to navigation

HYRJE NĂ‹ KULTET LINDORE

Postuar tek: Mashtruesit

Kultet që i përkasin me të vërtetë kategorisë së Kulteve Lindore janë ato që i kanë rrënjët në filozofinë orientale. Është ose jo një filiz i konfucianizmit, taoizmit, budizmit, jainizmit ose i shintoizmit, secili kult do të pretendojë se vetëm ai përshkruan filozofinë e vërtetë orientale. Disa prej tyre do të depërtojnë në shoqërinë perëndimore në saje të përzierjes së terminologjisë dhe riformulimit të termave.

Ne do t’i analizojmë Kultet Lindore dhe do të themi se ata janë të papajtueshëm me krishterimin. Ata nuk mund të pretendojnë të jenë Kisha të vërteta të krishtera sikurse kultet perëndimore. Gjersa të gjitha kultet janë shkëputje të feve të ndryshme në këtë botë, disa prej kulteve lindore do të pretendojnë të jenë të vetmet grupe të vërteta që ndjekin bindjet e tyre. Kultet lindore nuk besojnë që Bibla është vepër burimore dhe autentike e Zotit edhe pse i referohen asaj kur duan të kënaqin të kthyerit perëndimorë. Kultet Lindore e gjykojnë Jezusin si njeri të mirë, profet të respektuar ose kërkues të së vërtetës, por në asnjë mënyrë nuk e vlerësojnë për Zot të vetëm dhe të vërtetë, Mesia dhe të vetmin shpëtimtar të njerëzimit.

Kultet Lindore mohojnë natyrën njerëzore të Zotit. Zakonisht ata flasin për Zotin si për një “Njeri që tjetërson personalitetin.” Sipas tyre një per-sonalitet kufizon Zotin. Në kundërshtim me këtë, Bibla flet për natyrën e Zotit në tre persona (Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjtë) dhe tregon se si aftësitë e Tij vetiake e bëjnë dashurinë, hirin dhe komunikimin përvojë të vërtetë për të krishterin. Ne e kemi të vështirë të themi “Të dua, o Zot!” një Zoti që nuk mund të përgjigjet, sikurse i gjejmë të pakuptim fjalët e tij për dashurinë (Gjoni 3,16, Rom. 5,8) nëse ai nuk është një Qenie njerëzore. Veprat e tij janë provë për personin e tij, ndryshe veprat e tij nuk duan të thonë asgjë.