jump to navigation

Pse Vetëm Bibla

Postuar tek: Pse Vetëm Bibla

Asnjë libër tjetër në botë nuk gjendet më lehtë se sa Bibla. Asnjë libër tjetër nuk është më i lexuar dhe më i përkthyer. Megjithat, për shumë njerëz Bibla mbetet një libër i keqkuptuar dhe i panjohur. Ka shumë mendime për të dhe jo të gjitha janë të sakta. Kanë thënë se është e vështirë për t’u gjetur, e vështirë për t’u lexuar apo kuptuar, apo shumë e vjetër për të pasur ndonjë vlerë për ne sot.

Kjo hyrje e shkurtër e Biblës ka si qëllim t’i largojë këto idera dhe të korrigjojë disa keqkuptime. Shpresojmë që pasi ta keni lexuar, të keni dëshirën për të gjetur një Bibël, nëse nuk keni një kopje. Atëhere do të jeni në gjëndje të gjykoni vetë.

Në faqet që vijojnë do të prekim tema të ndryshme që kanë lidhje me Biblën: përmbatja, frymëzimi, interpretimi dhe vërtetësinë. Këto janë tema me vlerë sepse na ndihmojnë të kuptojmë më mirë mesazhin e Biblës. Pjesa e fundit e kësaj hyrjeje na jep një skicë të këtij mesazhi.