Insperimi i Kuranit
Postuar tek: Mbi KuraninTani drejtohemi tek çështja e insperimit. Kemi thënë se Perëndia (Allahu) kërkon agjent në trajtë profetësh që t’ua komunikojë të vërtetën krijimit të tij. Si do t’i komunikojë Allahu mendimet dhe vullnetin e Tij? Si ka zbritur zbulesa? Termi arab i cili e sqaron më së miri procesin e zbulesës është fjala “uahi”, e cila nënkupton “insperim hyjnor”.Sipas Kuranit qëllimi i parë i këtij insperimi është:
- Për të vërtetuar thirrjen e Muhamedit për profet (sipas sures 13:30 dhe 34:50)
- Për ti dhënë autoritet që ta paralajmërojë njerzimin (sipas sures 6:19)
Sa i përket insperimit të profetëve të tjerë, është folur shumë pak. Në suren 42:51 ne gjejmë “uahi” të sqaruar kështu:
“Nuk ka asnjë njeri që t’i ketë folur Allahu ndryshe, vetëm se me anën e frymëzimit, ose pas një perdeje, ose t’i dërgojë të dërguar, e ai t’i shpallë me lejen e tij atë që Ai do. Vërtet ai është më i larti më i urti”.
Sipas sures së lartëpërmëndur, janë tri metoda me të cilat Allahu komunikon me krijimin e tij:
- Përmes frymëzimit direkt;
- Pas ndonjë perdeje;
- Përmes të dërguarit (insperimi është i një krijese ëngjëllore).
Pasi Kurani na tregon pak lidhur me atë se si Muhamedi pranoi zbulesën e tij, ne u referohemi tek ata të cilët kanë përmbledhur “sirën” e profetit, njerëz si Ibn Ishak, Ibn Hisham, Ibn Athir, dhe shkrimtari turk Ali Halabi, për të marrë një vështrim më të saktë. Shkrimet e tyre renditin shtatë forma të përvojës së insperimit nga Muhamedi, disa të cilat janë relavisht të shfaqura.
- Përderisa “uahi” (frymezimi) vazhdonte, sipas gruas së tij Ajshes, dëgjoheshin tingëllima zilesh deri sa ai djersitej shumë. Ai duhej të ishte shumë i trazuar dhe fytyra e tij do të duhej të ndyshonte (Sahih Myslim). Tradita myslimane na tregon se ai nganjëherë rrënqethej dhe alivanosej, goja e tij shkumonte, dhe buçiste si deve (Mikshat IV p.359). Nga njëherë kur frymëzimi zbriste afër fytyrës së tij dëgjohej një zë si zukatje bletësh (nga ‘Umar Ibnu’l Khattab), kurse herë të tjera ai kishte një kokëdhëmbje të fuqishme (nga Abu Hurairah). Shumë herë iu është dukur shokëve të tij se ai alivanosej dhe dukej si një i dehur (Pfander 1910:346).
- Frymëzimi i ka ardhur atij në ëndërr
- Frymëzimi gjithashtu i ka ardhur atij në vizionet e tij përderisa ishte i zgjuar
- Nganjëherë ai pa një engjëll në trajtë njeriu të ri (Pfander 1910:345)
- Herë të tjera pa engjëj në trajtë engjëllore (sure 42:51)
- Gjatë një mbrëmjeje (të njohur si Miraxh) ai ishte magjepsur përmes Parajsës së Shtatë (sipas haditheve, Muhamedi ishte marrë në parajsën më të lartë ku ai pranoi urdhëresën për t’u lutur pesë herë në ditë)
- Allahu i foli atij prapa një perdeje (sura 42:51)
Kur ne i shikojmë këta shembuj të frymëzimit, fillon të krijohet një pamje e një njeriu i cili ose ka pasur një imagjinatë, ose ishte i pushtuar, ose vuante nga ndonjë sëmundje siç ishte epilipsia.
Sipas Amr ibn Sharhabil, Muhamedi i kishte përmëndur gruas së tij Hatixhes se frikësohej se ai ishte i pushtuar nga demonët dhe pyeste veten e tij se ndoshta të tjerët mund ta konsideronin atë si të pushtuar nga xhindet (Pfander 1910:345). Madje edhe gjatë fëmijërisë së tij Muhamedi ishte i brengosur me probleme të njgjashme, të cilat shkaktuan shqetësime tek shokët e tij të cilët kishin ndjenjat se ai ishte bërë i pikëlluar (Pfander 1910:347)
Çdo kush që është i njohur me fenomenin e okultit do të jetë në dijeni me kushtet e atyre të cilat kanë participuar në seanca. Akult fenomeni në fëmijëri, ëndrrat e ditës, të dëgjuarit e zërave dhe thirrjeve, meditime e çdo natë, djertësitja tej mase gjatë ekstazave dhe rraskapitjet vijuese si dhe gjëndje e alivanosjes, si dhe cingërrima e zileve është e zakonshme. Madje edhe gjëndja e dehur i njgjante dikujt se gjoja është në një ekstazë të thellë. Gjithashtu raporti i Al Uakidi është zbulues se Muhamedi kishte një neveri ndaj figurës/formës së kryqit kështu që ai thyente çdo gjë që sillej apo që ishte në shtëpi në formë të kryqit (Nels 1990:61).
Ne duhet të pyesim se nëse këto manifestime u drejtohen lajmërimit të vërtetë të frymëzimit, apo thjesht janë vetëm sëmundje, apo gjëndje të demonizimit?.
Historianët na informojnë se disa madh romak, po ashtu edhe perandori Pjetri i Madh i Rusisë, dhe Napoleon Banaparta, perandor francez), tek të gjithë janë shfaqur siptomat e njëjta të cilat u përmëndën më lart, por asnjëri prej tyre nuk u deklarua si profet apo apostull i Perëndisë, as edhe ndjekësit e tyre nuk iu dhanë një status të tillë.
Përderisa ne dëshirojmë të jemi të kujdesëshëm që të mos zbulohemi në spekullime të parëndësishme, ne duhet të mbajmë mënd se deklaratat në lidhje me Muhamedin nuk kanë rrjedhur nga burimet jashtë islamit. Këto ishin deklarata të shokëve dhe kushërinjëve të tij, dhe të atryre të cilët qëndrueshmërisht besuan në deklarimin e tij se ai ishte vula e Profetëve. Unë nuk jam ekspert në këto çështje, kështu që unë ju lë që të vendosni se faktet të cilat ne i mësuam në lidhje me gjendjet e Muhamedit të cilat i pranoi gjatë zbulimeve, mund të na dergojnë në konkludim se çfarë ai kishte pranuar, kishte qënë vërtet frymëzim ose jo!