jump to navigation

Në cilat momente Pali mori instruksione nga zëri?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A i tregoi zëri Palit se çfarë duhej të bëntë në moment (Veprat 26:16-18), apo ju urdhërua që të shkonte në Damask dhe atje do t’i thuhej se çfarë do të bënte (Veprat 9:7;22:10)?

(Kategoria: Është keqkuptuar konteksti historik)

Palit ju thanë detyrat e tij në Damask siç mund të shihet nga Veprat 9 dhe 22. Mirëpo tek Veprat 26 konteksti është ndryshe. Në këtë kapitull Pali nuk shqetësohet për rendin kronologjik apo gjeografik të ngjarjeve sepse ai po ju flet njerëzve që tashmë e kanë dëgjuar këtë histori. Tek Veprat 9:1-31 Luka, autori i Veprave, tregon për kthimin e Palit. Tek Veprat 22:1-21 Luka tregon për Palin duke ju folur judenjëve, që e dinin se kush ishte Pali dhe faktikisht kishin shkaktuar arrestimin e tij dhe mbajtjen e tij në kazermat e ushtrisë romake në Jerusalem.

Ai ju flet judenjëve nga shkallët e kazermës dhe fillon duke ju dhënë kredencialet e tij si jude, para se të lëshohej në dhënien e shpjegimeve të detajuara të takimit të tij me Zotin Jezus Krisht dhe të kthimit të tij. Mirëpo tek Veprat 26:2-23 Luka, tregon për fjalimin e Palit (i cili kishte qenë i burgosur së paku dy vjet, që nga burgosja e tij në Jerusalem dhe fjalimi i tij tek Veprat 22,). Ky fjalim ju dha guvernatorit romak Festit dhe mbreti Agripa, që të dy tashmë të njohur me rastin. (Lexo kapitujt paraprak).

Prandaj ata nuk kërkuan një shpjegim të tërësishëm të rastit të Palit, por një përmbledhje. Dhe kjo është pikërisht ajo që Pali ju dha atyre. Kjo theksohet më tutje kur Pali i rikujton ata për kredencialet e tij si çifut, në një fjalë të asaj fjalie, “Unë kam jetuar si farise,” gjë që shpjegohet në dy fjali të plota tek Veprat 22:3. Pali gjithashtu më vonë tek ky kapitull e kupton që Mbreti Agripa është i vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur tek vargjet 25-27.