jump to navigation

Shumë e interpretojnë Biblën në mënyrë alegorike. Përse ju e interpretoni fjalë për fjalë?

Postuar tek: Përgjigje dhe Argumente

Edhe pse disa e vlerësojnë Biblën si alegori, ne besojmë se një interpretim fjalë për fjalë është i vetmi interpretim që vë drejtësi në faktet. Ka shumë arsye për të pranuar Biblën në menyrë literale. Bibla pretendon të jetë Fjala e Zotit. Herë pas here në gjejmë fraza të tilla si “Zoti i foli akoma Moisiut”, “Zoti foli”, “Kështu thotë Zoti”.

Kur Zoti foli, foli në situata të jetës reale, jo për gjëra të paqëna. Bibla e konsideron veten si libër faktik. Kur shkrimtarët citojnë persona ose ngjarje të tjera në Shkrim, i citojnë ato si të vërteta, jo si imagjinare ose alegorikë.

Për shembull, Jezusi i drejtohet Jonës (Mateu 12:39) si një shenjë e ringjalljes së Tij. Shkrimtari i Hebrenjve citon shumë burra dhe gra besimtarë. Asgjëkundi nuk gjendet historia e Adamit apo e Samsonit për t’u shqyrtuar veçse si ngjarje faktike. Kështu që Bibla vetë na jep një dëshmi që duhet ta pranosh literalisht. Shkrimi e interpreton Shkrimin fjalë për fjalë.

Natyra e Zotit, sikurse na shfaqet në Bibël, na e bën të qartë se ai ka aftësinë të komunikojë me njerëzit. Qëkurse Zoti krijoi njerëzimin me synimin e të vendosurit të një marrëdhënieje me të, pasoja e natyrshme është që ai të përdorë një metodë të kuptueshme. Rrjedhimisht, ne nuk kemi nevojë të kërkojmë ndonjë kuptim të fshehtë e të çuditshëm për atë që na thotë Shkrimi, sepse ai është shumë i qartë.

Një shembull për këtë do të jetë gjykimi i Zotit mbi mashtruesit, fundin e të cilëve Zoti e ka bërë të qartë: “Kur Zoti Jezu Krisht të shfaqet nga qielli me engjëjt e pushtetit të tij në një zjarr flakërues, për t’u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndinë dhe atyre që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë, Jezu Krishtit. Ata do të ndëshkohen me shkatërrim të përjetshëm, larg nga fytyra e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së Tij” (2 Selanikasve 1:7–9).

Është gjithashtu e rëndësishme të kuptojmë se Bibla i është drejtuar njerëzimit. Popujve u ishte dhënë përgjegjësia t’i vinin veshin asaj që Zoti kishte zbuluar e se pritej që ata ta merrnin seriozisht atë që Zoti kishte thënë. “Do të shkoni pas Zotit, Perëndisë suaj, do të keni frikë nga Ai, do të respektoni urdhërimet e Tij, do t’i bindeni zërit të Tij, do t’i shërbeni dhe do të jeni të lidhur me Të” (Ligji i Përtërirë 13:4)

Çdo mesazh nga një i ashtuquajtur profet duhej vënë në provë përkundrejt asaj që kishte thënë Zoti vetë objektivisht e fjalë për fjalë. “Shumë të dashur, mos i besoni çdo fryme, por i vini në provë për të ditur nësë janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rrëmë kanë dalë në botë. Nga kjo mund të njihni Frymën e Perëndisë. “Çdo frymë që rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur me mish, është nga Perëndia. ” (1 Gjoni 4:1,2) Nuk ka asnjë bisedë dykuptimshme apo formulim dinak te Shkrimi.

Mesazhi është i qartë dhe Zoti pret që njerëzimi të veprojë me përgjegjësi mbi atë çfarë ai ka blatuar. Arsyetimi që shumë njerëz përdorin se gjoja Bibla mund të kuptohet në shumë mënyra dhe se kushdo ka interpretimin e vet mbi të, nuk është i vërtetë. Përfundimi është shumë i qartë: “Ai që beson te Biri ka jetën e përjetshme, por ai që nuk i bindet Birit, nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të. ” (Gjoni 3:36)