jump to navigation

Jehojakini kur u bë mbret: a ishte 18 apo 8 vjet?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A ishte Jehojakini 18 vjeç (2 Mbretërit 24:8) ose 8 vjeç ( 2 Kronikave 36:9) kur ai u bë mbret mbi Jerusalemin?

(Kategoria: Është gabimi i kopjuesit)

Edhe njëherë ne mund të gjejmë informata të mjaftueshme në kontekstin e këtyre dy fragmenteve që mund të na tregojnë që numri 8 është gabim dhe 18 është në rregull. Mosha 8 vjeçare është shumë e re për të pretenduar drejtimin qeveritar. Mirëpo, ka disa komentues që pohojnë që kjo mund të jetë plotësisht e mundshme. Ata mbrojnë qëndrimin që kur Jehojakini ka qenë 8 vjeç, ati i tij e bëri bashkësundues, në mënyrë që ai të mund të ushtrohej në përgjegjësitë e drejtimit të mbretërisë. Jehojakini pastaj u bë zyrtarisht mbret në moshën 18 vjeçare, pas vdekjes së babait të tij.

Një skenar më i mundshëm, prapseprapë, është që ky të jetë edhe një nga gabimet e shkruesve, e dëshmuar zakonisht me numrat. Do të mund të ishte një ndihmë nëse do të shtonim këtu që në hebraishte ekzistojnë tri mënyra të njohura të shkrimit të numrave. Më të hershmet, janë një varg shënimesh të përdorura nga kolonët hebrenj në Papirusin Elefantina të shekullit të 5-të para Krishtit (i përshkruar detajisht më poshtë) dhe është përcjellur nga një sistem përmes të cilit shkronjat alfabetike përdoreshin në vend të numrave. Një sistem tjetër u prezantua përmes të cilit drejtshqiptimi i numrave në plotësi është urdhëruar nga esnafët e korrektimit. Për fat të mirë ne kemi dosje të madhe të dokumenteve në papirus nga këto tri burime të cilave ne mund t’i referohemi.

Ashtu si me shumë nga mospërputhjet e numrave, është numri i dekadave që ndryshon. është e vlefshme të shikojmë që sistemi i shenjave të numrave i përdorur nga kolonët hebrenj në Papirusin Elefantina të shekullit të 5-të para Krishtit, gjatë kohës së sundimit të Ezras dhe Nehemias, nga vjen edhe ky fragment, dëshmon për formën e hershme të sistemit të shenjave numerike. Ky sistem përbëhej nga një vizë horizontale, që përfundon në fund nga ana e djathtë me një dredhim teposhtë, për të paraqitur numrat në dhjetëshe (kështu që dy vija horizontale, njëra mbi tjetrën do të ishte numri 20). Vijat vertikale përdoreshin për të paraqitur çdo numër më të vogël se numri dhjetë.

Kështu që numri tetë do të shkruhej /III IIII, por numri tetëmbëdhjetë do të ishte / III IIII duke shtuar edhe një vijë horizontale me një dredhje teposhtë, mbi të. Në të njëjtën mënyrë numri njëzet e dy do të ishte /I duke shtuar dy dredha horizontale, dhe numri dyzet e dy do të ishte /I duke i shtuar dy çifte të dredhave horizontale. Nëse, atëherë, dorëshkrimi fillestar, nga i cili është bërë kopjimi, ka qenë i paqartë dhe i njollosur, njëra ose më tepër se njëra nga shënimet e dekadave mund t’i ketë shpëtuar kopjuesit (ose nuk është parë nga kopjuesi).

Është shumë më e pabesueshme që kopjuesi të ketë parë gabimisht një vijë dhjetëshe shtesë, që nuk ka qenë e pranishme në origjinal sesa të ketë dështuar të shikojë një të tillë që ishte e njollosur. Në Verzionin e Ri Ndërkombëtar (NIV) të Biblës, korrigjimet janë përfshirë edhe në tekste. Mirëpo, për sqarim, shënimet në fund të faqes përmendin që dorëshkrimet e hershme hebraike përmbajnë gabimin, shkrimor, ndërsa dorëshkrimet septuagine dhe të Sirisë si dhe një dorëshkrim hebraik përfshijnë numrat e saktë.

Korrigjimi i gabimeve numërore ka kuptim vetëm nëse është shënuar gabimi shkrimor. Megjithatë, kjo gjë, në asnjë mënyrë nuk anulon as vërtetësinë dhe as autoritetin e shkrimeve që ne kemi. Një konfirmim në lidhje me këtë lloj të gabimit të kopjuesit mund ta gjejmë në shkrimtarët e ndryshëm pagan. Për shembull në shkrimin mbi gur të Behistunit të vendosur nga Dariusi 1, ne gjejmë që numri 38 jep një shifër për të vrarët e armatës së Fradës si 55,243, me 6,572 të burgosurë, sipas kolonës së Babilonisë. Kopjet e këtij shkrimi të gjetura në vetë Babiloninë, regjistrojnë numrin e të burgosurve si 6, 973. Mirëpo në përkthimin aramaik të këtij shkrimi që është gjetur në Elefantinë në Egjipt, numri i të burgosurve ishte vetëm 6,972. Ngjashëm me këtë, në numrin 31 të shkrimit të njëjtë, kolona e Babilonisë jep shifrën 2,045 si numrin e të vrarëve në armatën rebele të Fravartishit së bashku me 1,558 të burgosur, gjersa kopja aramaike kishte mbi 1,575 si numër i të burgosurve. (Archer 1982:206-207,214-215,222,230; Nehls faqe 17-18; Drita e Jetës II 1992:204-205)