jump to navigation

Jezusi kalëroi mbi një kërriç apo mbi një gomare?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Jezusi kalëroi drejt Jerusalemit mbi një kërriç (Marku 11:7; krahaso Luka 19:35) apo mbi një pulishtë dhe një gomare (Mateu 21:7)?

(Kategoria: Është keqinterpretuar teksti dhe është keqkuptuar konteksti historik)

Akuza është që Ungjijt janë në mospërputhje sa i përket numrit të gomareve mbi të cilat Jezusi kalëroi drejt Jerusalemit. Kjo akuzë bazohet në mosleximin siç duhet të tekstit tek Mateu dhe në injorimin e qëllimit të tij të plotë për këtë ngjarje. Duhet të theksojmë së pari që të katër Ungjijtë i referohen kësaj ngjarjeje, dhe ajo që mundon më lartë është ajo tek Gjoni 12:14-15. Marku, Luka dhe Gjoni janë të gjithë dakord që Jezusi kishte hipur mbi një kërriç. Logjika tregon që këtu nuk ka asnjë “mospërputhje” pasi që Jezusi nuk mund të kalëronte mbi dy kafshë njëkohësisht! Atëherë, pse Mateu përmend dy kafshë? Arsyeja është e qartë.

Edhe sikur të shikonim vetëm tek Mateu, ne mund të shohim nga teksti që Jezusi nuk kalëroi mbi dy kafshë, por vetëm mbi kërriçin. Sepse në të dy vargjet që e paraprijnë citimin në fjalë (b) nga Shabiri, ne lexojmë tek Mateu që citohen dy profeci së bashku nga Dhiata e Vjetër (Isaia 62:11 dhe Zakaria 9:9) Mateu 21:5, thotë: “I thoni bijës së Sioni,”Ja po të vjen mbreti yt, zemërbutë, hipur mbi një gomare, madje një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë”.”Duke thënë “një gomare” dhe pastaj duke shtuar “një pulishtë, pjellë e një kafshe barrë” Zakaria përdor strukturën klasike hebraike të fjalisë dhe gjuhën poetike të njohur si “paralelizëm”, thjesht duke përsëritur të njëjtën gjë në një mënyrë tjetër, si një shpallje paralele. Kjo është shumë e zakonshme në Bibël (p.sh. Psalmi 119:105 përmend, “Fjala jote është një llambë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim” por thotë të njëjtën gjë dy herë, njëra pas tjetrës). është e qartë që këtu i referohet vetëm një kafshe. Për këtë arsye Mateu qartë thotë që Jezusi kalëroi vetëm mbi një kërriç, në përputhje me tre shkrimtarët e Ungjijve të tjerë. Atëherë pse Mateu thotë që kërriçi me nënën e tij u sollën së bashku, në vargun shtatë?

Arsyeja është e thjeshtë. Mateu, i cili ishte një dëshmitar okular (gjersa është e mundshme që Marku dhe Luka nuk ishin) thekson në papjekurinë e kërriçit, pra tepër i ri për t’u ndarë nga nëna e tij. Pasi me siguri kërriçi nuk është kalëruar ndonjëherë, gjasat janë që ai të ketë qenë ende i varur nga nëna e tij. Hyrja në Jerusalem do të bëhej shumë më lehtë nëse nëna e kërriçit do të merrej gjithashtu përgjatë rrugës, pasi që kërriçi do ta ndiqte natyrisht, edhe pse kurrë më parë nuk ka mbajtur ndonjë kalorës dhe nuk ka qenë e ushtruar të ndjek një rrugë. Sërish këtu ne shohim që nuk ka asnjë mospërputhje midis shënimeve sinoptike, por vetëm një detaj i shtuar nga ana e Mateut si njëri që pa ngjarjen gjatë kohës që po ndodhte.

Kjo është një nga shumë profeci të cilat Jezusi i përmbushi. Ai i përmbushi ato të cilat ishin nën kontrollin e tij si dhe ato mbi të cilat ai nuk munde të manipulonte, siç janë për shembull koha dhe vendi i lindjes së tij (Danieli 9:24-26,Mikea 5:1-2, Mateu 2:1-6),dhe ringjallja e tij (Psalmi 16:10, Veprat 2:24-32), përmendim vetëm dy raste. Disa myslimanë besojnë që në Tevrat ka një referencë për profecinë për të cilën Kurani flet në suren 7:157 dhe 61:6 në lidhje me Muhamedin. Megjithatë, këta myslimanë deri tani kanë dalur me një referencë, në kohën që Jezusi është parashikuar kohë pas kohe.