Kur shkoi Jezusi në parajsë?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA u ngrit Jezusi në parajsë të njëjtën ditë të kryqëzimit (Luka 23:43) ose dy ditë më pas (Gjoni 20:17)?
(Kategoria: Është keqkuptuar se si Perëndia punon në histori)
Ideja që Jezusi e kundërshton veten e tij (ose që Ungjijtë e kundërshtojnë njëri tjetrin) sa i përket ngritjes së tij në parajsë apo jo, pas vdekjes së tij në kryq, është rezultat i supozimeve në lidhje me parajsën si dhe i nevojës për kontekstualizëm. Jezusi i thotë vjedhësit në kryq “Sot do të jesh me mua në parajsë”. Kjo ishte plotësisht e vërtetë. Vjedhësi do të vdiste po atë ditë në tokë; por në parajsë “sot” është çfarëdo dite në këtë botë, pasi që parajsa është jashtë kohës. Jezusi i thotë Maria Magdalenës, sipas përkthimit të Mbretit Xhejms, që ai akoma nuk ishte “ngritur” tek Ati i tij.
Mirëpo, kjo gjithashtu mund të përkthehet “kthyer” tek ati i tij. Jezusi ishte me Perëndinë, dhe ishte Perëndi, përpara fillimit të botës (1 Gjoni dhe Filipianëve 2:6-11). Ai la gjithë lavdinë e tij dhe u bë tërësisht Perëndi dhe tërësisht njeri. Më vonë, Perëndia sërish e lartësoi Jezusin në vendin më të lartë, në anën e tij të djathtë (shiko Veprat 7:56). Kjo ende nuk kishte ndodhur tek Gjoni 20:17. Jezusi kur thotë “ende nuk u ngjita tek Ati” nuk e heq mundësinë që Ai ka shkuar në Parajsë midis vdekjes së tij dhe Ringjalljes në “kohën tonë” (edhe pse Parajsa është jashtë kohës). Duke bërë një krahasim, (edhe pse të papërsosur), unë vet shkoj tek shtëpia ime origjinale dhe në zonën ku jam rritur pa u kthyer atje. Kthimi këtu ka të bëjë me rikthimin e vetës sime në atë që ishte dikur. Megjithatë, një kuptim më i përshtatshëm i tekstit ka të bëj me kontektsin.
Një mënyrë tjetër e të thënurit “Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita tek Ati im; por shko te vëllezërit e mi..”, mund të jetë. “Mos u mbaj tek unë Mari – unë nuk ju kam lënë juve akoma. Ju do të më shikoni sërish. Por tani, unë dua që ti të shkosh dhe t’ju thuash dishepujve të mi që unë do të shkoj së shpejti tek Ati im, por jo tani”. Edhe islami edhe krishterimi besojnë në ringjalljen e trupit, dhe të dy besojnë në gjendjen e ndërmjetme. Tek Luka, Jezusi vdes, dhe shpirti i tij ngrihet në parajsë (shiko vargun 46). Tek Gjoni, Jezusi është ringjallur në trup, dhe në gjendjen e tillë, Ai ende nuk ishte ngjitur tek ati i tij. Faktori i kohës e bënë këtë gjë disi paradoksale por tekstet nuk e përjashtojnë njëra tjetrën. Këtu nuk ka mospërputhje.