Kush është Jezusi?
Postuar tek: JezusiAfro 2000 vjet më parë, Jezusi hyri në gjininë njerzore nëpërmjet popullit të vogël Jude. Jetoi në një famlje të varfër, që i takonte një fisi të vogël dhe banoi në një nga shtetet më të vegjël të botës. Ai jetoi rreth 33 vjet dhe vetëm tre vjetët e fundit kreu shërbimin e tij publik.
E megjithatë, njerzit e kujtojnë pothuejse në tërë botën. Datat gazetatave të përditshme dhe datat e botimeve të tekseve universitare dëshmojnë faktin se Jezusi vërtet jetoi. Jeta e tij është njëra nga ngjarjet më të rëndësishme që është përjetuar ndonjëherë. Kur e pyetën historianin e shquar H.G Uells se cili individ ka lënë mbresa më të pashlyeshme në histori, ai u përgjigj se, po të bëhej vjersimi i ndonjë personi sipas kritereve historike, “atëhere Jezusi do të zinte vëndin e parë”.