jump to navigation

A është Jezusi Zot?

Postuar tek: Rreth Jezusit më: 09, 20, 2008

Pyetje: A është Jezusi Zot? A shpalli ai të ishte Perëndia i trupëzuar në mish? Apo të qënit Perëndi?

Përgjigje: Shpesh ne ndeshemi me pyetjen se kush ishte Jezusi nga Nazareti i cili jetoi 2000 vjet me parë. A ishte Ai Kryeenjgjëlli Mikael ashtu si Dëshmitarët e Jehovait na thonë se është, apo thjesht një profet i cili u dërgua nga Perëndia të cilin miqtë tanë Mysliman duan që ne të besojmë.

Shpeshherë kur isha në Hyde Park, tek Speakers Corner (Londër) çdo të dielë, njëra nga sfidat që më bëheshe nga miqte e mi myslimanë ishte se Jezusi asnjëherë në Bibël nuk ka thënë fjalët saktësisht se “Unë jam Zot“. Kjo është e vërtetë, këto fjalë nuk ekzistojnë në Bibël ashtu siç nuk ekzistojnë fjalët “Unë nuk jam Zot“, por kjo nuk do të thotë se Ai kurrë nuk e ka shpallur vetveten Zot, apo Perëndia i trupëzuar në mish.

Kur i edhim një këndvështrim Shkrimeve tek Filipianët 2:6-7 lexojme:

“[Krishti], edhe pse ishte në trajtë Perëndie, nuk e çmoi si një gjë ku të mbahej fort për të qenë barabar me Perëndinë, por e zbrazi veten e tij duke marrë trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit…”

Ky është një varg shumë i rëndësishëm pë tu kuptuar sepse na tregon natyrën e dyfishtë të Jezusit. Këto vargje na thonë se Ai “ishtë në trajtë Perëndie” dhe në vargun tjetër se mori “trajtë shërbëtori, e u bë i ngjashëm me njerëzit“. Është ky varg që shumica e njerzëve që janë përziere në kultet e ndryshme nuk e kuptojnë se kush është me të vërtet Jezu Krishti. Ashtu siç një monedhë ka dy anë kok dhe pil po kështu Jezusi kishte dy natyra, atë Hyjnore dhe atë njerzore.

Jezusi Njeri

Në Shkrime ka vargje të shumta që shpjegojnë se ai kishte natyrë njerzore. Ai u lind nga e virgjëresha Mari, ne shohim në ungjijtë Jezusin të hajë, të pijë, të flejë, Ai u rrit si çdo person tjetër, Ai u ndje i lodhur…etc ja pse tek 1 Timoteut 2:5 lexojmë:

Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri.

Jezusi Perëndi

Ashtu siç e kemi vënë re se në Shkrime ndodheshin shumë vargje që shpjegojnë se Jezusi ishte njeri po ashtu në Shkrime ndodhen dhe vargje të tjera që tregojnë se Ai ishte Perëndia i trupëzuar në mish ja se si Isaia e përshkruan Jezusin: Isaia 9:5

“Sepse na ka lindur një fëmijë, një djalë na është dhënë. Mbi supet e tij do të mbështetet perandoria dhe do të quhet këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm, Princ i paqes”.

Këtu jepet një profeci, në lidhje me lindjen e Jezusit. Për të sqaruar më tej se kush ishte ky fëmijë që lindi në Betlehem, Isaia tregon cilësitë e tij, duke e quajtur atë, Perëndi i fuqishëm, Atë i përjetshëm Princ i paqes.

Emanuel

Ky është emri që gjejmë për Jezuin te Mat. 1:23 që është një përmbushje e profecisë tek Isa. 7:14. Përsëri një referencë shumë e qartë. Jezui quhet Emanuel që do të thotë Perëndia me ne. Jezu Krishti ishte Perëndia i trupëzuar në mish.

Rrëfimi i Thomait

Pastaj kemi rrefimin e Thomait, i cili ishte i njohur si “njeri që dyshonte për gjithçka”. Ai, ndoshta, ishte një njeri i nxënë. Thomai tha: “Pa e parë vrajën e gozhdave në duart e Tij dhe pa e vënë gishtin tim mbi ato plagë dhe mbi brinjën e tij, nuk do të besoj”. Edhe unë jam si Thomai. Ai tha: “Dëgjoni, nuk kam parë të njgjallet prej se vdekuri e të pohojë se është Zot i trupëzuar. Mua më duhen fakte.” Tetë ditë më vonë, pasi Thomai kishte shprehur sërisht dyshimet e tij para nxënsëve, Jezusi erdhi, edhe pse dyert ishin të mbyllura, qëndroi në mes tyre dhe u tha: “Paqja me ju!”. Pastaj i tha Thomait: “Vëre gishtin tënd këtu, vështro duart e mia! Zgjate dorën dhe preke brinjën time! Mos dysho më, por beso!”. Thomai iu përgjigj” “Zoti im, Perëndia im!” (Gjoni 20:26-29). Jezusi e pranoi nderimin si Zot, që i bëri Thomai. Ai e qortoi Thomain për mosbesimin dhe jo për nderimin që i bëri ai.

Judenjtë

Në ungjillin e Gjonit kemi një konflikt midis Jezusit dhe disa judenjve. Konflikti lindi pasi Jezusi shëroi të shtunën një njeri të paralizuar dhe i tha ta merrte shtrojën në dorë e të ecte. “Për këtë arsye, judenjtë e ndoqën Jezusin, sepse i bënte këto gjëra ditën e shtunë. Por Jezusi iu përgjigj: “Im Atë vepron gjithmonë, ndaj edhe unë veproj”.

Për këtë arsye, judenjtë kërkonin edhe më tepër ta vrisnin Jezusin, sepse jo vetëm që shkelte ligjin e së shtunës, por e quante Perëndinë Atin e Tij, duke e bërë veten të njëvlefshëm me Të (Gjoni 5:16-18).

Gjoni 8:54-59

Vini re mënyrën se si shprehet Jezui në këto vargje: “…para se të kishte lindur Abrahami, unë jam”. Jo “unë isha” por “unë jam”. Nënkuptimi këtu është ky se Jezui po i referohej vetes si UNË JAM-i i Eksodit 3:14 d.m.th. si Jehovai. Dhe pikërisht kjo ishte edhe mënyra si judenjtë e kuptuan. Prandaj donin ta vrisnin me gurë për blasfemi.

Pati një ngjarje të ngjashme me këtë te Gjoni 10:30-33. Jezui bëri një deklaratë që u interpretua nga judenjtë se Ai po e quante veten Perëndi, interpretim të cilin Ai nuk e mohoi. Kështu ata u përpoqën ta vrisnin me gurë duke thënë: “…të vrasim me gurë… për blasfemi, sepse ti duke qenë një njeri, e bën veten Perëndi”.

Nëse judenjtë e kishin gabim në kuptimin e fjalëve të Tij në këto dy raste, patjetër që Jezui do ta kishte mohuar dhe do të kishte thënë që nuk i kishte thënë ato fjalë me këtë kuptim. Vërtet, kur shohim përshkrimin e kryqëzimit, kuptojmë se arsyeja e shfaqur për të cilën judenjtë e donin Jezuin të kryqëzuar ishte ngaqë Ai e kishte pohuar se është hyjnor (Mateu 26:63-66).[1]

Përfundim

Duke parë çfarë është shkruar më sipër nuk mund të injorojmë faktin që Jezusi, ishte Perëndia i trupëzuar në mish. Të mendojmë ndryshe thjesht po shtojmë në histori një Jezus i cili nuk ka ekzistuar.

Mësimet nga Bibla janë të thjeshta, Jezusi është Perëndia i shfaqur në mish, “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dhe Fjala ishte Perëndi…Dhe Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne” (Gjoni 1:1,14); edhe, “Sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë” (Kolosianëve. 2:9). Jezusi kishte dy natyra atë njerzore, por gjithashtu atë Hyjnore. Ai ishte njeri por gjithashtu Perëndia i trupëzuar në mish.

Jezusi Perëndi Jezusi Njeri
Ai u adhurua (Mateu. 2:2,11; 14:33; 28:9)
Atij iu lutën (Veprat 7:59; 1 Korintasve. 1:2)
Ai u thirr Perëndi (Gjoni 20:28; Heb. 1:8)
Ai u thirr Biri i Perëndisë (Marku 1:1)
Ai është i pamëkatshëm (1 Pjet. 2:22; Heb. 4:15)
Ai dinte gjithçka (Gjoni 21:17)
Ai jep jetë të përjetshme (Gjoni 20:28)
Tek Ai banon e gjithë plotësia e Hyjnisë (Kol. 2:9)
Ai adhuroi Atin (Gjoni 17)
Ai ju lut Atit (Gjoni 17:1)
Ai u thirr njeri (Marku 15:39; Gjoni 19:5).
Ai u thirr Biri i njeriut (Gjoni 19:35-37)
Ai u tundua (Mateu. 4:1)
Ai u rrit në dituri (Luka 2:52)
Ai vdiq (Romakëve. 5:8)
Ai kishte një trup prej mishi e kockash (Luka 24:39)[2]

1. Shkëputur nga libri “Përgjigjet për Dëshmitarët e Jehovait” shkruar nga Mike Brown fq .14
2. “Christian Apologetics & Research Ministry”- CARM.org

Share|