jump to navigation

Jozefi e paraqiti Jezusin në tempull apo… ?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A ia mbathi këmbëve Jozefi me foshnjën Jezus për në Egjipt (Mateu 2:13-23), apo e paraqiti qetësisht në tempull në Jerusalem dhe u rikthye në Galile (Luka 2:21-40)?

(Kategoria: Është keqkuptuar konteksti historik)

Kjo mospërputhje e supozuar pyet: ‘A ishte jeta e foshnjës Jezus e rrezikuar në Jerusalem?’ Mateu 2:13-23 thotë po. Luka 2:21-40 duket sikur thotë jo. Këto janë shënime plotësuese të jetës së hershme të Jezusit, dhe nuk janë aspak kontradiktore. është e qartë që do të merrte kohë për Herodin të kuptonte që ai ishte mashtruar nga dijetarët…Ungjilli i Mateut thotë që ai vrau të gjithë fëmijët meshkuj që ishin dy vjeç e poshtë në Betlehem dhe afërsinë e tij. Kështu që kishte mjaft kohë për t”iu lejuar Jozefit dhe Marisë mundësinë që të bëjnë ritualet në tempull në Jerusalem dhe të ktheheshin në Nazaret të Galilesë, nga ku ata shkuan në Egjipt, dhe pastaj u rikthyen pas vdekjes së Herodit.