jump to navigation

KARAKTERISTIKAT E NJË KULTI

Postuar tek: Mashtruesit

U dhëtimi i gjerë përmes Shteteve të Bashkuara dhe jashtë tyre, na ka bërë të njihemi me tiparet dalluese që karakterizojnë kultet. Këto përfshijnë:

Ndryshimet autoritare

Njera prej shenjave dalluese që e shënon kultizmin sot është roli i udhëheqësve kultistë si profetë të rinj, apostuj, mesi ose si rrugëza e vetme e së vërtetës. Kjo udhëheqësi autoritare është mbështetur prej shfaqjes së re që është ose e barabartë ose më e mirë se atë e Biblës (që nuk është as i barabartë e as i epërm ndaj shtagjes së Biblës). Nëse Bibla gjendet në rrugën (vazhdën) e udhëheqjes, kjo shpesh është ndryshuar për të dobësuar mesazhin e saj të qartë e krejt tjetër. Kultet e përmbushin këtë duke ripërkthyer Biblën në një përkthim krejt të pastudiuar ose ripërkufizuar fjalët biblike që e mbajnë anëtarin e kultit në errësirë.

Udhëheqja e izoluar

Kultet zakonisht janë të karakterizuara prej figurave udhëheqëse qëndrore, që e konsiderojnë vetveten lajmës të Zotit me një mundësi të vetme për të hyrë tek i Plotëfuqishmi. Gjersa udhëheqësi ka një marrëdhënie të tillë të veçantë me Zotin, ai mund të diktojë teologjinë dhe sjelljen e kultit. Rrjedhimisht ai ushtron një ndikim të pamasë mbi grupin. Kjo udhëheqje e fortë i çon pasuesit e kultit në varësinë e plotë ndaj kultit për besim, sjellje dhe stil jetese. Kur kjo bie në duart e një udhëheqësi veçanërisht të korruptuar, përfundimi mund të jetë tragjik, sikurse me vetëvrasjen masive të 912 njerëzve nën Jim Jones ose edhe në Tempullin e Popullit në Jones Town, Guyana. Sa më të shumta pretendimet dramatike të një udhëheqësi kulti, aq më e madhe mundësia për një përfundim tragjik.

Udhëheqësit e kulteve e izolojnë autoritetin e tyre prej krishterimit historik. Argumenti i tyre është se Kisha është shkëputur prej fesë së vërtetë dhe se vetëm ata sigurojnë udhëzimin e vërtetë të Zotit. Jozef Smithi, themeluesi i mormonizmit, thoshte se të gjitha kishat janë në rrugë të gabuar dhe se vetëm ai kishte ardhur për të ripërtërirë fenë e vërtetë. Themeluesit e Dëshmitarëve të Jehovajt, të Shkencës së Krishterë dhe të kulteve të tjera pretendojnë po të njëjtën gjë: krishterimi është i gabuar dhe vetëm ata kanë të drejtë: Çdonjeri syresh izolon vetveten nga mësimet biblike si dhe grupin e vet prej krishterimit.

Shkrimet plotësuese

Shumë kulte përkrahin idenë e gënjeshtërt se Zoti u ka zbuluar diçka të veçantë. Disa herë ajo është shfaqur në formën e një mesazhi të veçantë, të shkruar. Kultet lulëzojnë mbi zbulesën e re që i zë vendin Biblës, sepse ata kanë një dëshirë të vetvetishme brenda tyre, sipas së cilës njeriu modern duhet të ketë një zbulesë moderne. Ata aspak nuk arrijnë ta kuptojnë se Bibla vetë i flet këtij njeriu modern: “Synimi i Zotit qëndron për amshim, mendimet e zemrës së tij prej breznie në brezni.” (Psalmi 33,11). Në vend që t’i binden Fjalës së Zotit, kultet e kundërshtojnë atë me mesazhin e tyre të ri. Joseph Smith-i i shtoi tri vepra, “Libri i Mormonit”, “Perla e e Princit të Madh” dhe “Doktrinat dhe marrëveshjet” Në këtë mënyrë, Bibla nuk është me të vërtetë burimi i tyre i mbramë i autoritetit.

Mary Baker Eddy, themeluese e Shkencës së Krishterë, pretendonte së shkrimet e saj ishin frymëzuar prej Zotit dhe se ajo ishte vetëm shkruesja. Bibla është është e poshtëruar sikur të mos ketë më shumë vlerë se historia e Evropës dhe e Amerikës” Kisha e Unifikuar beson se Bibla është e paplotë, ndërsa Parimi Hyjnor i Rev. Mun-it, është burimi i vërtetë autoritar. Në faqen 233 të Parimit Hyjnor, ajo është etiketuar si Dhiata e Plotë” në kundërshim me Dhiatën e Vjetër dhe të Re. Pavarësisht se Bibla është zëvendësuar me të tjera vepra ose interpretuar nga udhëheqës kulti, një tregues i sigurt i një kulti është se autoriteti i fundit në çështjet shpirtërore qëndron në diçka krejt tjetër prej mësimeve të qarta të Shkrimit të shenjtë.

Ndryshimi i Biblës

Një tipar tjetër i kulteve është sesi ata ndryshojnë çfarë është shkruar në të vërtetë në Bibël. Kjo është një (tjetër) kategori e ndryshme nga zbulesa e tyre e re. Është një gjë të pretendosh Shkrimin e plotësuar dhe tjetër të ndryshosh fjalët e së folurës së Zotit. Kultet e bëjnë këtë në një ose dy mënyra: Ata e ripërkthejnë Biblën me një dituri të nivelit të ulët e të pabesueshëm (duke e bërë atë të thotë çfarë ata duan që ajo të thotë) ose të riformulojnë termat e Biblës, duke e mjegulluar mesazhin e saj. Vetëm disa nga kultet botojnë Biblën e tyre. Mormonët, Dëshmitarët e Jehovajt, Kristadelfianët si dhe Rruga Ndërkombëtare janë midis të paktëve.

Kultet e tjerë janë të kënaqura me riformulimin e termave të Biblës, të cilat, në të vërtetë, prishin përkthimin e saktë. Kur një dijetar i krishterë lexon Biblën, ajo është e përshkruar tej e ndanë vetëm në filtrin e përcaktimeve të Mary Baker Eddy-t. (d.m.th, Zoti është mendja, Jezusi nuk është Krishti, Pagëzimi është zhytje në të vërtetën etj.)

Këto dhe kulte të tjerë provojnë qenien e tyre duke pretenduar se ato kanë diçka më tepër sesa Bibla dhe “mesazhi i pamjaftueshëm” i saj. Kultet nuk kanë një mënyrë objektive dhe të pavarur për të provuar mësimet dhe praktikat e tyre. Përkundër kësaj, Bibla na paralajmëron rreth atyre që do të donin të orvateshin për të ndryshuar ose shtuar Fjalën e Zotit. (Fjalët e urta 30,5-6, Galatasve 1,6-9). Si anëtarë të Kishës së përgjithshme të krishterë, ne mundemi dhe do të provojmë se gjithë mësimet dhe praktikat tona në mënyre objektive dhe të pavarur me Fjalën e pagabueshme të Zotit, Biblën (Veprat 17,11).

Profecitë, shenjat dhe mrekullitë

Si të krishterë ne besojmë te një Zot i mbinatyrshëm që vepron brenda një bote të natyrshme. Bibla flet për dëshminë e shugurimit të Tij të një individi duke i dhënë atij dijen e veçantë për ngjarjet e ardhshme (profecinë) ose duke e shoqëruar mesazhin e vet me shenje dhe mrekulli. Gjersa udhëheqësit e kulteve dëshirojnë të vendosin veten e tyre në një pozicion të ngjashëm sikurse me të profetëve të Biblës, nuk është për t’u habitur se ata do të orvaten të provojnë shënjtërimin e tyre me profecitë e ngjarjeve të ardhshme ose me shenja të veçanta të tilla si shërimi ose mrekullitë të tilla si ngjarjet e çuditshme.

Profetët dhe apostujt e Kishës Mormone kanë bërë disa parashikime të datuara të ngjarjeve të ardhshme. Bibla e Kullës së Rojës (Watch Tower) dhe Shoqata e Fletushkës (Tract Society), duke nisur me themeluesin e tyre Çarls Tejz Russell ka parashikuar datën e kthimit të Krishtit si dhe betejën e Armagedonit me data të veçanta. Herbert W. Armstrong, themeluesi i Kishës Ndërkombëtare të Zotit (Worldwide Church of God) ka bërë disa parashikime të ngjarjeve botërore. Shkencëtari i Kishës së Krishtit (The Church of Christ Scientist) plot krenari botoi “Një shekull i Shërimeve të Shkencës së Krishterë (A Century of Christian Science Healings), duke shpallur shërimin e qindra njerëzve sipas metologjisë së Mery Baiker Eddy. Rruga Ndërkombëtare (The Way International) mburrej me shenjat dhe mrekullitë duke përfshirë këtu dhe njerëzit e ngjallur prej të vdekurve.

Pasuesit e Sun Myung Munit) gjenden të kredhur në vëgimet e “Prindërve të Vërtetë” (të Munit dhe të gruas së tij) gjatë lutjes dhe shpesh këta shpirtra shfaqen para tyre. Kultet e Epokës së re (The New Age Cults) dhe Shkolla e Bashkimit të Krishterimit (Unity School of Christianity) flasin për shërime befasuese që nuk pranojnë shpjegime të rëndomta.

Një grup i përparuar besimtarësh të zellshëm të Mendimit Transhendental, Siddhitë, pretendojnë ngjarjet mahnitëse të ecjes përmes mureve dhe fluturimit të trupit në ajër. A janë këta njerëz në të vërtetë duke na dhënë parashikime dhe profeci të sakta? A janë mrekulli këta ngjarje? Çfarë lipset të bëjë një i krishterë dhe si ta shpjegojmë ne atë që ngjan të jetë fenomen jashtë normales? Këto ngjarje lenë përshtypje të forta në jetën e shumë anëtarëve të kulteve, të cilët besojnë se këto shenje janë provë e bekimit të Zotit.

I krishteri është i porositur të provojë të gjitha gjërat me fjalën e Zotit. Përkujdesja jonë e parë na vjen nga Besëlidhja e Ripërtërirë 13,1-3:

Por edhe sikur të ngrihet në mesin tënd ndonjë profet ose ndonjë ëndërrtar dhe të shtron një shenjë ose një mrekulli, dhe sikur ajo shenjë ose mrekulli e parashtruar, të vërtetohet, por ai të thotë: ‘Të ndjekim të tjerë zota – që ti nuk i ke njohur – e t’u shërbejmë atyre, mos dëgjo fjalët e atij profeti ose ëndërrtari, sepse Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë, për të ditur a e doni ose nuk e doni atë me gjithë zemër e me gjithë shpirt.

Në fragmentin e mësipërm ne duhet të mbajmë shënim se disa prej shenjave dhe mrekullive të mashtruesit me të vërtetë mund të ndodhin. Disa prej të ashtuquajturave ngjarje të mrekullueshme nuk mund të jenë më tepër se dredhi të holla të bëra prej reklamaxhijve të sprovuar. Pasuesit e mëparshëm të Jim Jonesit thonë se shkrimet e tij ishin drama të montuara dhe se “kançeret” e nxjerra prej pasuesve të tij në të vërtetë ishin pjesë të kafshëve (Phil Kerns, People’s Temple, People’s Tomb, Plainfield, NJ: Logos, 1979, p. 86). Nga ana tjetër, disa prej shenjave mund të jenë të shpjegueshme për forcat e errësirës të vëna në kundërshtim me mbretërinë e Zotit.

Në qofshin dredhi mashtruese të njeriut ose forca djallëzore në veprim, atëherë disa prej ndodhive do të marrin pamjen e një mrekullie të vërtetë. Fragmenti ynë nga Besëlidhja e ripërtërirë na tregon se Zoti lejon të ndodhë një gjë e tillë për të vënë në provë përkushtimin dhe dashurinë tonë. Disa njerëz, të cilët janë udhëhequr në mënyrë eksperimentale, nuk do të ndjekin Zotin e vërtetë, por do të shkojnë pas zotave të tjerë bazuar mbi të ashtuquajturat shenja dhe çudira.

Porosia jonë e dytë që vjen nga Besëlidhja e Ripërtërirë 18,20-22 është:

Kurse profeti që do të kishte guximin të fliste, i tradhtuar prej pacipjes, në emrin tim, çfarë unë nuk i urdhërova të flasë ose flet në emër të perëndive të huaja, le të vritet. Ndoshta do të të shkojë nëpër mend të thuash me vete: ‘Si do të mund të dalloj fjalën që nuk e ka thënë Zoti?’; ja shenja; çfarëdo që parakallëzoi profeti në emër të Zotit, e ajo nuk ngjau, këtë nuk e ka thënë Zoti: e ka thënë profeti prej mendjes së vet me mendjemadhësi. S’ke pse të kesh frikë prej tij.”

Mesazhi i Zotit është i qartë — qëndro larg profetëve gënjeshtarë. Asnjë profet i Biblës nuk predikoi ndonjë ndodhi që të ketë dështuar. Kjo nuk është e vërtetë për profetët dhe udhëheqësit e kulteve. Askush nuk ka pasur ndo- njëherë njëqind për qind saktësi. Xhem Smith dha të paktën dhjetë profecii të gënjeshtra të dokumentuara mirë. Bibla e Kullës së Rojës dhe Shoqëria e Fletushkës (Tract Society) ka katërmbëdhjetë profeci të gënjeshtra. Zoti Armstrong ka dhënë të paktën tetë predikime të gënjeshtra. Si na thotë Bibla të zbulojmë një profet të gënjeshtërt? Nëse dhe një nga predikimet e tyre dështon, atëherë ne mësojmë se ato nuk ishin dërguar prej Zotit. Ndryshimi autoritativ midis kulteve dhe krishterimit formon një të çarë. Ata zëvendësojnë strukturën biblike të kishës me udhëheqjen e papërgjegjshme e të izoluar. Ata e zvogëlojnë përmbushjen e Fjalës së Shkruar të Zotit nëpërmjet përkthimeve të reja dhe fjalëve të ripërcaktuara. Ata e zvogëlojnë autoritetin e Biblës duke shtuar shkrime të reja që kanë një pozicion të epërm.

Ndryshimet doktrinale

Apostulli Pal i thoshte shokut të tij Titit “të japë zemër në mësimin e shëndoshë dhe t’ua mbushë mendjen kundërshtarëve” (Titi 1,9) Në hapjen e kapitullit të dytë ai përsërit komentin e tij. “Mëso çfarë është në përputhje me mësimin e shëndoshë” (2,1). Ndryshimet doktrinale ndërmjet kulteve dhe krishterimit janë shumë. Ne besojmë që të krishterët do të përqëndroheshin në parimet madhore të besimit tonë në të përcaktuarit se ku një grup qëndron në marrëdhënie me mesazhin e ungjillit. Në këtë pikë ne nuk priremi të diskutojmë transfuzionet e gjakut me Dëshmitarët e Jehovajt ose poligaminë me Mormonët. Sidoqë këto tema, mund të jenë intelektualisht të nxitura dhe mund të çojnë në një diskutim të rëndësishëm rreth mëkatit të njeriut dhe dashurisë së Shpëtimtarit tonë, ne sugjerojmë që ju të përqëndroheni te thelbësoret, të tilla si Trinia, hyjnia e Jezu Krishtit, vdekja e tij pajtuese dhe ringjallja trupore, personi dhe hyjnia e Shpirtit të shenjtë, shpëtimi me anë të hirit dhe doktrinat për parajsën dhe ferrin.

Kultet për natyrën e Zotit

Të gjitha kultet e jokrishtera kanë ose një pikëpamje të pamjaftueshme ose një mohim tërësor të Trinisë së shenjtë. Doktrina biblike e Trinisë, një Zot në Tre persona, zakonisht është sulmuar si të ishte pagane ose me prejardhje djallëzore. Shkencëtarët e Krishterë, Dëshmitarët e Jehovajt dhe Rruga, që të gjitha mohojnë Trininë duke thënë se ajo është me prejardhje pagane. Mormonët e përdorin fjalën ‘trini’ për të nënkuptuar tre zota midis shumë zotave. (Ithtarët e Munit) e përdorin fjalën ‘trini’ për të kuptuar Atin, Munin dhe Birin. Kultet si rrjedhim, shquhen për mohimin e tyre të Trinisë, për ngatërrimin e tyre të Personave dhe për shmangjen e tyre për natyrën e Zotit. Sipas shumë leksioneve të Dr. Walter Martin për kultet “ Ju mund të jeni në gabim sa të humbisni shpirtin tuaj në pafundësi”.

Kultet për hyninë e Jezusit, vdekjen e tij pajtuese dhe ringjalljen

Një karakteristikë që është e përbashkët për të gjithë kultet është mësimi i gënjeshtërt i tyre për personin, natyrën dhe veprën e Jezu Krishtit. Apostulli Pal paralajmëronte për ndekjen e një ‘tjetër Jezusi’ (2 Korintasve 11,4),; ’Jezusi tjetër ‘kurrë nuk do të kalojë në qiell. E vetmja rrugë në të cilën ne mund të jemi të sigurtë se po ndjekim Jezusin e vërtetë është të ruajmë përshkrimin biblik të dhënë Atij. Kur dikush shkëputet prej indentitetit të vërtetë të Jezusit, ai ka “një tjetër Jezus” pa asnjë fuqi fuqi mbrojtëse. Thjeshtë të ngjiturit e emrit të Jezusit një person jobiblik nuk bën tjetër veçse i vë kultet në pozitën e njëjtë me atë të mësuesit gënjeshtar të kohës së Palit.

Bibla e bën të qartë se Jezusi ishte Zot me trup njeriu, një person i dytë me Trininë e shenjtë që jetoi një jetë pa mëkate mbi këtë dhe e që vdiq si sakrificë për mëkatet e kësaj bote. Tri ditë pas kryqëzimit të tij, Jezusi u ngrit trupërisht prej vdekjes. Pesëdhjetë ditë pas vdekjes ai u ngrit në qiell, ku tani rri në anën e djathtë të Atit, duke ndërmjetësuar në emër të besimtarëve. Ai një ditë, do të kthehet fizikisht në planetin tonë dhe do të gjykojë të gjallët e të vdekurit ndërkohë që do të ngrejë mbretërinë e tij të përjetshme. Disa kulte thonë se Jezusi ishte ‘krijuar’ si një Zot ose që ai është vetëm një ngjasim-Zoti. Asnjë prej tyre nuk do të thotë se Ai është i përjetshëm si Zot.

Mormonët për shembull, mësojnë se Jezusi ishte një zot midis zotave, duke mohuar kështu natyrën e tij të përjetshme si Zot. Dëshmitarët e Jehovajt besojnë se Jezusi ishte krijuar si Zot ashtu sikurse Mikel Kryeengjëlli. Shkencëtarët e krishterë, Rruga (The Way) dhe ithtarët e Munit, që të gjithë mohojnë hyjninë e Jezusit, duke thënë se Ai ishte si një zot, por jo Zot.

Për vdekjen pajtuese të Krishtit, kultet mohojnë pushtetin e kryqit. Mormonët besojnë se gjaku i Krishtit shlyen vetëm mëkatet e përcaktuara, por jo të gjitha mëkatet. Dëshmitarët e Jehovajt dhe Ithtarët e Munit e shohin këtë si një ngjarje të rëndësishme që filloi procesin e shpengimit, por që çdo individ duhet ta përfundojë vetë punën.

Disa prej kulteve mohojnë ringjalljen fizike të Jezusit. Dëshmitarët e Jehovajt, Shkencëtarët e Krishterë (Christian Scientists) dhe Ithtarët e Munit e mohojnë këtë.

Nuk ka rëndësi se cilit prej besimeve të veçanta një kult mund t’i përkasë, emëruesi i përbashkët që ata zotërojnë që të gjithë, është mohimi i mësimit biblik për hyjninë e vërtetë, vdekjen pajtuese dhe ringjalljen e Jezu Krishtit.

Kultet për Personin e Shpirtit të Shenjtë

Natyra e Zotit ka tri persona ose qendra të njëjtësimit personal, Atin, Birin, Shpirtin e shenjtë. Me ‘person’ ne nuk kuptojmë trup, ne kuptojmë gjithë veçoritë e ekzistencës, — arsyetimin, vullnetin dhe ndjenjat. Shpirti i Shenjtë është njëjtësuar me këto veti po në atë mënyrë sikurse janë Ati dhe Biri. Kultet ndeshen me Shpirtin e Shenjtë në disa mënyra. Mormonët e hershëm e ndanin Frymën e shenjtë nga Shpirti i Shenjtë duke thënë se Fryma e Shenjtë ishte njeri i veçantë dhe pinjoll i prindërve të tij qiellorë, ndërsa Shpirti i Shenjtë ishte mendja e Atit dhe Birit.

Dëshmitarët e Jehovajt, Shkencëtarët e krishterë, Rruga (The Way) dhe Ithtarët e Munit mohojnë Shpirtin e shenjtë si dukuri ose si Zot. Mormonët besojnë se Shpirti i Shenjtë është një dukuri në formën njerëzore që pati lindur në qiell si shumë zota. Fatkeqësisht, kultet kanë lënë jashtë bashkësinë dhe dashurinë që i krishteri ka me Shpirtin e Shenjtë. Ai që na drejton drejt së vërtetës së madhe (Gjoni 16,13) dhe që na shpall fajtorë për mëkatin para drejtësisë dhe gjyqit (Gjoni 16,8) gjithmonë ishte përçmuar prej kulteve. Të jesh i lindur prej Shpirtit është dhuratë e Zotit, ndërsa t’i largohesh dhe ta shash Shpirtin e Shenjtë është mallkim.

Kultet për shpëtimin nëpërmjet veprave

Një mësim, i cili është lënë krejtësisht menjanë prej kulteve është ungjilli me hirin e Zotit. Askush nuk është i mësuar nga kultet se mund të shpëtojnë prej mallkimit të përjetshëm thjesht duke mbështetur besimin e tij te Jezu Krishti. Dhe është gjithmonë në të besuarit te Jezu Krishti ‘për të bërë këtë’ ose ‘të ndjekësh atë’. Të gjithë kultet lidhen disi me doktrinën e shpëtimit me hir nëpërmjet fesë.

Mund të jetë pagëzim i dëshirueshëm dhe bindje ndaj ligjeve dhe urdhrave të ungjillit, sikurse në Mormonizëm. Mund të jetë proces dëgjimor i Shkencologjisë, por mund të jenë mantrët[1], përsiatjet dhe psalmet e të Menduarit të Përjetmë dhe të Epokës së Re. Por mund të jenë veprat e mira të Dëshmitarëve të Jehovajt dhe Ithtarëve të Munit. Por prej tyre kurrë nuk është mësuar se vetëm besimi te Krishti do të shpëtojë cilindo. Krishterimi na mëson se veprat e mira janë fryti i shpëtimit (Ef 2,10), por se nuk jemi të shpëtuar në bazë të pagëzimit (1 Korintasve 1,17) as të veprave (Titit 3,5) dhe as përmbaj- tjes së Ligjit (Romakëve 8,3)

Kulte për parajsën dhe ferrin

Të gjitha kultet i kanë ndryshuar mësimet biblike për parajsën dhe ferrin. Te kultet e Epokës së Re dhe tek ata te Shkenca e Mendjes parajsa është shnderruar në një gjendje të mendjes, ndërsa ishte një konfederatë ndërplanetare e perëndive për Mormonizmin dhe për ithtarët e Hare Krishnas[2]. Ferri është krejt i pakuptimtë për Shkencat e Mendjes, Epokën e Re, Dëshmitarët e Jehovajt dhe për Rrugën Ndërkombëtare. Ai është i afërt me Djallin dhe me ata kryejnë mëkat të pafalshëm për mormonizmin.

Asnjë prej kulteve nuk na mëson lavdinë e parajsës si shpërblim për ata që e mbështetin besimin e tyre në Jezu Krishtin. Asnjë prej tyre nuk na mëson mallkimin e përjetshëm dhe ndëshkimin në ferr për mosbesimtarët.

Ndryshimet në interpretim

Shumë pak të krishterë kanë dëshmuar para një numri të madh njerëzish pa u gjendur para vërejtjes së çastit me “Epo, ky është pikërisht interpretimi juaj.” Për vite me rradhë ne kemi vëzhguar verbërinë e dy grupeve duke akuzuar njëri-tjetrin për interpretim individual. Dhe siç duket, kryesisht të krishterët janë të frikësuar të pranojnë se duhet të interpretojnë Biblën. Nuk ka asnjë gabim në interpretimin e saj, sa kohë që interpretimi është i saktë. Ndonjëherë dikush ju padit për interpretimin e Biblës dhe ju atëherë mund t’i thoni atij: “Po unë kam një arsye të mirë në interpretimin tim. Çfarë arsyesh keni ju për tuajin?” Interpretimi nuk është aspak për t’u druajtur, gjersa ju interpretoni siç duhet një pasazh. Kultet mohojnë çdo koncept të vërtetë biblik për interpretimin e Biblës. Kjo nuk ngjet te krishterimi, por pastorët dhe mësimdhënësit e Biblës nuk kanë dhënë parimet se përse duhet të interpretojnë Biblën në mënyrat e sigurta. Mbrojtësi i njohur i krishterë Dr. John Warrick Montgomery shprehet se kur ne kemi dëgjuar një metodë interpretimi fjalë për fjalë, atëherë ne jemi duke shkuar para gjurmëve të Jezusit dhe të apostujve, sepse edhe ata, gjithashtu, besojnë në Fjalën e Drejtpërdrejtë të Zotit.

Besimi i plotë te Jezusi dhe apostujt pasqyruar në Shkrimin e shenjtë kërkon aftësi shpjeguese të saktë dhe të kontrolluar. Ata ia kanë nënshtruar bindjet dhe traditat e kohës së tyre Shkrimit të shenjtë; Kështu duhet të bëjmë dhe ne. Ata nuk e vlerësuan Shkrimin e shenjtë si të gabuar ose të vetë-kundërthënë; as ne nuk kemi përse. Ata i morën mrekullitë dhe profecitë e Shkrimit të shenjtë si fakte të drejtpërdrejta; kështu duhet dhe ne. Ata e vlerësuan Shpirtin e shenjtë jo si prodhim të botuesve ose të redaktorëve, por si trashëgim të Moisiut, Davidit dhe shkruesve të tjerë të porsafrymëzuar; dhe ne duhet të ndjekim shembullin e tyre. Ata besuan se ngjarjet e regjistruara në Bibël ndodhën si histori e vërtetë; dhe ne nuk mund të bëjmë më pak. (Faith Founded on Fact, Nashville, TN: Thomas Nelson Publish- ers, 1978, p 223)

Parimet që vijojnë nuk janë të lodhshme as dhe ata që e shndërrojnë një shkollë fetare në përkthyese të rreptë, por do të përputhen me pjesën më të madhe të praktikave. Për interpretimin e çfarëdo fryme të Shpirtit të shenjtë gjenden tri elemente kryesore që duhen mbajtur mend: 1. Teksti; 2. Konteksti; 3. Historia. Teksti na tregon se çfarë thotë fjala. Konteksti na tregon sesi janë vendosur fjalët. Historia na tregon për njerëzit, vendet dhe mjedisin.

Teksti i Shkrimit të Shenjtë

Ka tri rrugë për të studiuar tekstin. Ne do të japim një shembull për secilën rrugë nga Dhiata e Re. Rruga e parë, nëpër të cilën ne studiojmë një tekst është ajo e llojit letrar, me kuptimin e qendrimit, mënyrës ose stilit, në të cilën është shkruar teksti. Ne duhet të dimë se mënyra ose stili është frymëzuar po aq mirë sa dhe fjalët e shkruara. Nëse Zoti do të shkruante nëpërmjet shkrimtarëve anglezë në vend të atyre hebrenj, atëherë ne do të shpresonim prej Tij të përdorte të gjitha stilet e së folurës së duhur, qoftë ajo dhe në idioma, prozë, poezi, alegori, figura të të folurit, në ligjëratë të drejtë ose të zhdrejtë. Jezusi i njihte figurat e ligjërimit (Shih Gjoni 6,48; 10,7; 15,5). Ne i vlerësojmë figurat e ligjërimit në një kuptim të zakontë e të drejtëpërdrejtë për problemin që mbanin. Në librin tonë “Arsyet përse skeptikët duhet të konsiderojnë krishterimin” (San Bernardino, CA: Here’s Life Publishers, 1981) ne japim katër shembuj për figurat e rëndomta të ligjërimit. (Faqet 36-37 sipas origjinalit ose 36-37 sipas përkthimit).

Rruga e dytë nëpër të cilën ne vështrojmë tekstin është studimi i fjalës në kuptimin e fundit të saj. Duhet të dimë se fjalët nuk janë të rastësishme në tekst. Jezusi thoshte se madje asnjë germë e asnjë presë nuk do t’i hiqet Ligjit. (Mateu 5,18). Shumë të dobishme janë hulumtimet për studime fjalësh nga Dhiata e Vjetër dhe e Re. Qoftë me fjalorët fillestarë si “Renditja alfabetike biblike” nga Strongu dhe “Fjalori biblik shpjegues” nga Vajni ose me fjalorët e studiuesit të gjuhëve, ne vëmë re se përdorimet krahasuese, sinonimike, etimologjike dhe historike të fjalës së dhënë. Rruga e tretë nëpër të cilën ne vështrojmë tekstin është studimi i gramatikës. Gramatika na tregon sesi është përdorur fjala në kuptimin e saj të drejtpërdrejtë dhe normal. Është interesant të studiohet sesi lidhet fjala me fjalët e tjera brenda një fjalie. Një gjë të tillë e zbulon dhe vetë Pali në argumentimin e për përdorimin e shumësit të emrit (Galatasve 3,16).

Konteksti i Shkrimit

Ka tri lloje konteksesh ku ne mund të vështrojmë. I pari është konteksti i drejtpërdrejtë, i cili përfshin paragrafin që i paraprin menjëherë dhe që ndjek tekstin. Si lidhet ai me temën? Pa kontekstin e Predikimit në Mal ne do ta keqkuptonim Jezusin se po na mëson përsosmërinë absolute njerëzore në vend të dashurisë si Atin tonë qiellor (Mateu 5,48).

Lloji i dytë i kontekstit është konteksti më i gjërë i gjithë librit. Kapitujt dhe ndarjet e tyre janë vënë në Biblën tonë si pika të kollajshme referimi, edhe pse jo gjithmonë sipas ndarjes së saktë të mendimeve dhe ndërtimeve (Shih 1 Korintasve 11,1) si shembull i ndërtimit të ndrequr të ndarjes së kapitulit). Pa konteksin më të gjërë, ne mund të mendojmë se te 1 Gjonit 3,6 na tregohet se ne të krishterët jemi pa mëkate, mirëpo konteksti më i zgjeruar i librit (1 Gjoni 1,8-10) na flet ndryshe.

Lloji i tretë i kontektit është konteksti i plotë i gjithë Biblës. Asnjë nënndarje kapitulli nuk është ishull që rri më vete në detin e Shkrimit të shenjtë. Disa herë na duhet të vështrojmë kontekstin e tërë Biblës për të kuptuar një nënndarje kapitulli. Tek Zanafilla 3,9 dikush mund të mendojë se Zoti është i afërt me dijen, gjersa Ai e pyeti Adamin “Ku je?”, ndërsa në konteksin e plotë të Biblës kuptojmë se Zoti është i gjithëdijshëm (Jeshaja 46,10; Psalm 139,1-6). Prandaj dhe ne kuptojmë se pyetja që Zoti i bëri Adamit nuk ishte shprehje e mosdijes së tij, por pyetje e qëllimshme për ta bërë Adamin të rrëfejë mëkatin e tij. Fragmentin ne e marrim drejtpërdrejtë, mirëpo konteksti i plotë na e tregon përdorimin.

Historia e Shkrimit

Gjenden tri lloje të historisë në të cilat ne do të mund të studionim një tekst të Shkrimit të shenjtë. I pari është sfondi ose historia kulturore që përfshin mënyrat e sjelljes dhe zakonet shoqërore, të ligjshme, fetare dhe politike. Është për shkak të njohjes së kulturës që ne mund të shpjegojmë sesi Jozefi kërkoi të ndahej prej Marisë edhe pse ishin vetëm të fejuar. (Mateu 1,18-20) (Josh McDowell, Një mbrojtje e gatshme. (San Bernardino, CA: Here’s Life Pub- lishers, 1990, fq. 86)

Lloji i dytë i sfondit ose historisë është ai i elementeve historikë. Këto janë gjërat që ne gjejmë në historinë dhe arkeologjinë jashtëbiblike. Dëshmia rritet çdo vit si për trojet ashtu dhe për përmbajtjen e qyteteve të përmendura në Bibël. Madje dhe dëshmia për hyrjen e Solomonit që ishte e dobishme në kohën e Krishtit, është arkeologjike në natyrën e vet dhe provohet në tempullin që Solomoni vetë ndërtoi. (Gjoni 10,23)

Lloji i tretë i sfondit është ai i elementeve të mjedisit. Ky lloj përfshin bimësinë, kafshët, gjeografinë dhe topografinë. Disa prej tyre mund të zbulohen vetëm në planin arkeologjik, kurse disa mbeten ende të njëjtë edhe sot. Në topografi lexojmë njoftim të drejtpërdrejtë se Jezusi shkoi në Jerusalem (Luka 19,28) i cili edhe sot mbetet po ai. Po dhe shumë kafshë dhe bimë janë po ato (Psalmi 23; Mateu 13,26).

Meqë kemi kaluar përmes kësaj liste, shumë nga ne mund të sjellin ndërmend predikimet që kemi dëgjuar e në të cilat rregullat e shkencës dhe të artit të interpretimit kanë gjetur zbatim. Po kështu dhe gjatë të përsëriturit të përmbajtjes së një predikimi një miku, ndoshta krejt në mënyrë të pandërgjegjshme, ishim duke zbatuar pikërisht këto rregulla interpretimi. Edhe kur një anëtar kulti ju kundërshton interpretimin tuaj të Fjalës së drejtpërdrejtë të Zotit, të paktën ju keni një arsye të fortë të vazhdoni interpretimin.

Kultet, interpretimi, semantika[3]

Asnjë nga kultet nuk ka një kriter shkencor nga ku të niset për të bërë një interpretim në përputhje me Biblën. Zakonisht tekstet-provë të tyre qëndrojnë jashtë kontekstit për të justifikuar doktrinat e veçanta të kulteve. I mbetur pa një mënyrë objektive dhe të arsyeshme për të kuptuar se çfarë na mëson Bibla, anëtari i kultit gjendet në mëshirën e trillit teologjik të udhëheqësit të kultit. Në përpjekjen e tyre për t’i ngjarë kishës së krishterë, kulteve u është dashur të marrin prej terminologjisë sonë, por që njëkohësisht vazhdojnë t’u largohen mendimeve tona. Kjo lojë e semantikës mund të mbyllet kur ju të hyni në bashkëbisedim me pjesëtarin e anës tjetër duke e pyetur se çfarë kupton me fjalët e veta. Ju duhet të vazhdoni të pyesni atë gjersa të ndiheni i sigurt se është arritur një përkufizim në termat. Atëherë ju do të mund t’u referoheshit përkufizimeve kundërvenëse, ndërsa vazhdoni dialogun me të. Kjo do t’ju ndihmojë të mbani dy kuptimet e fjalës. Ja një shëmbull kur po flisni me një mormon dhe ai ju përmend Atin e tij qiellor, fare mirë ju mund ta pyesni nëse ati i tij është njeri fisnik. Do t’ju duhet ta përsëritni këtë pyetje disa herë, që të merrrni pohimin e bashkëbiseduesit. Dhe ndërkohë që argumentoni me fenë tuaj dhe theksoni dallimet në të, mormoni duhet të kuptojë se kur flisni për shpëtimin nëpërmjet Zotit të Biblës, ju nuk po flisni për të njëjtin zot, për të cilin po flet ai.

Përfundimi

Shumica e këtyre veçorive do të gjenden në çdo kult. Treguesi i vërtetë për një kult është se çfarë thotë ai për njeriun, natyrën dhe veprën e Jezu Krishtit. Të gjitha kultet, në fund të fundit, mohojnë faktin që Jezu Krishti është Bir i Zotit, personi i dytë në Trininë e shenjtë, që shlyeu mëkatin tonë në kryqin e Golgotës dhe që u ringjall ditën e tretë ngadhënjyes mbi vdekjen.


1. Mantrët: nga mantra (Në sanskritisht do të thotë mendimtar). Në hinduizëm është himni i marrë nga Vedat e që këndohet si psalm a lutje.

2. Hare Krishna, Zoti Krishna një nga emrat e Vishna + Krishna. Kult që mbështetet në besimet vedike dhe që kërkon përkushtim të fortë ndaj Krishnës. Ky kult u themelua në SH.B.A në vitin 1966. (Shën i përkth)

3. Semantikë/a (nga freng. sémantique), degë e shkencës së gjuhësisë që merret me natyrën, ndërtimin, zhvillimin dhe ndryshimin e formave të ligjërimit si dhje me kuptimin kontekstual. (Shën i Përkth)