jump to navigation

Sa herë këndoi gjeli para se Pjetri ta mohonte Jezusin?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A e mohoi Pjetri Krishtin tri herë para se të këndonte gjeli (Gjoni 13:38), apo tri herë para se gjeli të këndonte dy herë (Marku 14:30,72)?

(Kategoria: Zbulimi i dorëshkrimeve të vjetra)

Kjo akuzë ka të bëjë me atë që Jezusi i thotë Pjetrit “Gjeli nuk do të këndojë para se ti të më kesh mohuar tri herë” (Gjoni 13:38) dhe gjithashtu “Para se gjeli të këndojë dy herë, ti do të më mohosh tri herë” (Marku 14:30). Mirëpo, pasi që përkthimi King James tek Marku thotë se gjeli këndoi para mohimit të tretë të Krishtit nga Pjetri, i bie që parashikimi tek Gjoni ka dështuar. Mateu 26:33-35, 74-75 “para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë” Luka 22:31-34,60-62 “gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh” Gjoni 13:38 “gjeli nuk do të këndojë para se ti të më kesh mohuar tri herë”.

Marku është rasti i veçantë. Kjo me siguri është për shkak të këndimit të dytë, që është shtesë e mëvonshme e ungjillit, për ndonjë arsye të panjohur. Disa dorëshkrime të Markut nuk i kanë fjalët “herën e dytë” dhe “dy herë” tek 14:72, as fjalën “dy herë”, dhe as atë ku për herë të parë thuhet se gjeli këndoi 14:68, siç është tek përkthimi i Mbretit Xhejms. Prandaj një shtesë e pasaktë është diktuar përmes qartësisë së katër të dhënave për ngjarjen në fjalë si dhe nga shumë dorëshkrime të hershme të Ungjillit të Markut.

Megjithatë, një tjetër shpjegim është i besueshëm nëse vargu që përmend këndimin e parë (numër 68 tek Mbreti Xhejms) nuk ka qenë në origjinal por të tjerat vargje (“dy herë” tek 30 dhe 72) të ishin, siç janë në përkthimin New International Version (Përkthimi i Ri Ndërkombëtar). Pasi që gjeli mundet (ashtu siç bën shpeshherë) të këndojë më tepër se një herë radhazi, atëherë këtu nuk do të kishte mospërputhje (këndimi i parë dhe i dytë të ishin së bashku, me kujtimin e parashikimi të Jezusit nga Pjetri, në këndimin e dytë të gjelit), pasi që ne mund të jemi tepër të sigurtë që nëse gjeli këndon dy herë, atëherë ai së paku ka kënduar një herë.

Prandaj Marku vetëm përfshiu më tepër informacione në të dhënat e tij sesa shkrimtarët e tjerë të ungjijve. Edhe pse unë nuk jam një ekspert për dorëshkrimet që janë përdorur për përkthimin e Mbretit Xhejms dhe nuk di shumë për arsyen sepse më vonë, përkthyesit më të saktë kishin dëshmi të mjaftueshme nga dorëshkrimet për të lënë jashtë vargun 68 dhe jo të tjerat, unë mendoj që ka shumë mundësi të jetë si arsyetimi i parë.