jump to navigation

KISHA DHE MBRETĂ‹RIA

Postuar tek: Ja Dallimi

Ndoshta për shumë lexues kjo do të jetë një surprizë kur të mësojnë se Kisha nuk është e njëjtë me mbretërinë e Perëndisë ose me mbretërinë e qiellit. Në Krishterimin në gjerësi, Kisha dhe mbretëria merren zakonisht si të njëjta. Por mosarritja e dallimit të tyre të çon në probleme serioze në doktrinë dhe në praktikë. Në kapitullin e parafundit ne diskutuam mjaft për kishën dhe kështu nuk është e nevojshme ta përsërisim tërë materialin. Është e mjaftueshme t’i kujtojmë vetes se Kisha është një shoqëri e vetme, e ndryshme nga ndonjë tjetër e trajtuar nga Perëndia. Krishti është Koka dhe gjithë besimtarët janë gjymtyrët. Dallime të racës, statusit shoqëror, të seksit janë zhdukur në Krishtin; të gjithë bëhen një në Të. Kisha filloi në Ditën e Rrëshajave dhe do të plotësohet në Rrëmbimin. Për të flitet si trupi dhe nusja e Krishtit dhe është e paracaktuar të sundojë me Të në Mbretërinë e Tij dhe të ndajë lavdinë e Tij përjetë.

Po mbretëria e qiellit? Mbretëria e qiellit është fusha në të cilën njihet sundimi i Perëndisë. Fjala qiell përdoret në mënyrë figurative për të përcaktuar Perëndinë; kjo tregohet ekzaktësisht në Danielin 4:25, 26. Në vargun 25, Danieli thotë se Më i Larti sundon mbretërinë e njerëzve. Në vargun tjetër që pason, ai thotë se qielli sundon. Kështu mbretëria e qiellit lajmëron sundimin nga Perëndia, që ekziston kudo që njerëzit i nënshtrohen atij sundimi.

Gjenden dy aspekte të mbretërisë së qiellit. Aspekti i gjerë përfshin gjithkënd që thjesht pohon Perëndinë si Sundimtarin Suprem. Por aspekti i saj i brendshëm përfshin vetëm njerëz që janë shpëtuar vërtet. Ne mund ta portretizojmë këtë nëpërmjet dy rrathëve njëcentrikë, një rrethi të vogël brenda një të madhi. Rrethi i madh është fusha e pohimit; përfshin të vërtetët dhe të rremët, grurin dhe egjrën. Rrethi i brendshëm përfshin vetëm ata që janë lindur përsëri nëpërmjet besimit në Zotin Jezu Krisht. Nëpërmjet krahasimit të të gjitha referencave biblike për mbretërinë, ne mund ta ndajmë zhvillimin e saj historik në pesë faza të ndryshme.

Së pari, mbretëria është profetizuar në Dhjatën e Vjetër. Danieli parashikoi se Perëndia do të ngrejë një mbretëri, që nuk do të shkatërrohet kurrë dhe se kurrë nuk do t’ia dorëzojë sovranitetin e saj ndonjë populli tjetër (Dan. 2:44). Ai gjithashtu parashikoi ardhjen e Krishtit dhe mbizotërmin e Tij universal dhe të përjetshëm (Dan. 7:13, 14; shihni gjithashtu Jer. 23:5, 6).

SĂ« dyti, mbretĂ«ria Ă«shtĂ« pĂ«rshkruar sikur Ă«shtĂ« afĂ«r dhe e pranishme nĂ« Personin e Mbretit. I pari, Gjon PagĂ«zori, pastaj Jezusi dhe pastaj dishepujt lajmĂ«ruan se mbretĂ«ria ishte afĂ«r (Mat. 3:2; 4:17; 10:7). Mbreti kishte ardhur t’i paraqiste Veten kombit tĂ« Izraelit. Jezusi tha: «… nĂ« qoftĂ« se UnĂ« i dĂ«boj djajtĂ« me ndihmĂ«n e FrymĂ«s sĂ« PerĂ«ndisĂ«, atĂ«herĂ« mbretĂ«ria e PerĂ«ndisĂ« ka ardhur nĂ« mesin tuaj» (Mat. 12:28). NĂ« njĂ« rast tjetĂ«r Ai tha: «… mbretĂ«ria e PerĂ«ndisĂ« Ă«shtĂ« nĂ« mesin tuaj» (Lluka 17:21). Ishte e pranishme sepse Mbreti kishte arritur nĂ« skenĂ«. (NdĂ«rsa dy referencat e fundit kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me mbretĂ«rinĂ« e PerĂ«ndisĂ« mĂ« shumĂ« sesa me mbretĂ«rinĂ« e qiellit, ne do tĂ« tregojmĂ« mĂ« vonĂ« se dy termat pĂ«rdoren duke zĂ«vendĂ«suar njĂ«ri-tjetrin nĂ« DhjatĂ«n e Re).

Së treti, mbretëria është përshkruar si një formë interval. Pasi Ai u hodh poshtë nga kombi i Izraelit, Mbreti u kthye në qiell. Mbretëria ekziston sot në zemrat e të gjithë atyre që e njohin mbretërimin e Tij ndërsa Mbreti mungon dhe parimet etike dhe morale të mbretërisë janë të zbatueshme për ne sot. Kjo fazë intervali e mbretërisë përshkruhet në shëmbëlltyrat në Mateun 13.

Faza e katërt e mbretërisë është manifestimi i saj. Ky është sundimi një mijëvjeçar i Krishtit mbi tokë. Ishte paratreguar në Malin e Shndërrimit, kur Zoti u pa në lavdinë e sundimit të ardhshëm të Tij (Mat. 16:28). Jezusi iu referua mbretërisë, kur Ai tha: «Shumë do të vijnë nga lindja dhe nga perëndimi dhe do të ulen në tryezë me Abrahamin me Isakun dhe me Jakobin, në mbretërinë e qiejve» (Mat. 8:11).

Forma e pestë dhe e fundit do të jetë mbretëria e përjetshme. Ajo përshkruhet në 2 Pjetri 1:11 si «mbretëria e përjetshme e Zotit dhe Shpëtimtarit Jezu Krisht». Fraza «mbretëria e qiellit» gjendet vetëm në Ungjillin e Mateut. Termi «mbretëria e Perëndisë» gjendet në të katër Ungjijtë. Për të gjitha qëllimet praktike nuk ka asnjë ndryshim; të njëjtat gjëra thuhen për të dyja ato. Për shembull, në Mateun 19:23 Jezusi tha se do të ishte e vështirë për një njeri të pasur të hynte në mbretërinë e qiellit. Në Markun 10:23 dhe Llukën 18:24 Jezusi citohet duke thënë të njëjtën gjë në lidhje me mbretërinë e Perëndisë. Pastaj Mateu gjithashtu citon Jezusin duke thënë pikërisht të njëjtën gjë në lidhje me mbretërinë e Perëndisë (krahaso Mat. 19:23,24).

Pjesë të tjera ku mbretëria e qiellit dhe mbretëria e Perëndisë përdoren duke zëvendësuar njëra-tjetrën janë:

Mat. 4:17 krahaso me Marku 1:15
Mat. 8:11 krahaso me Lluka 13:29
Mat. 10:7 krahaso me Lluka 9:2
Mat. 11:11 krahaso me Lluka 7:28
Mat. 13:11 krahaso me Marku 4:11
Mat. 13:31 krahaso me Marku 4:30, 31; Lluka 13:18
Mat. 13:33 krahaso me Lluka 13:20, 21
Mat. 19:14 krahaso me Marku 10:14; Lluka 18:16

Ne përmendëm se mbretëria e qiellit ka një aspekt të jashtëm dhe një realitet të brendshëm. E njëjta është e vërtetë edhe për mbretërinë e Perëndisë. Kjo mund të tregohet si më poshtë:

Mbretëria e qiellit Mbretëria e Perëndisë
NĂ« aspektin e saj tĂ«jashtĂ«m ajo pĂ«rfshin tĂ« gjithĂ« ata qĂ« janĂ« nĂ«n sundimin e Mbretit, dhe gjithashtu ata qĂ« thjesht pohojnĂ« besnikĂ«ri ndaj Tij. Kjo shihet nĂ« shĂ«mbĂ«lltyrĂ«n e mbjellĂ«sit (Mat. 13:3-11), shĂ«mbĂ«lltyrĂ«n e farĂ«s sĂ« sinapit (Mat. 13:31,32), dhe nĂ« shĂ«mbĂ«lltyrĂ«n e majasĂ« (Mat. 13:33). 

Sipas realitetit të saj të vërtetë, të brendshëm, në mbretërinë e qiellit mund të hyjnë vetëm ata që janë të shpëtuar (Mat. 18:3).

Ajo gjithashtu pĂ«rfshintĂ« vĂ«rtetĂ«t dhe tĂ« rremĂ«t. Kjo shihet nĂ« shĂ«mbĂ«lltyrĂ«n e mbjellĂ«sit (Lluka 8:4-10), shĂ«mbĂ«lltyrĂ«n e farĂ«s sĂ« sinapit (Lluka 13:18, 19), dhe nĂ« shĂ«mbĂ«lltyrĂ«n e majasĂ« (Lluka 13:20, 21). 

Sa për realitetin e brendshëm të vërtetë, në mbretërinë e Perëndisë mund të hyjnë vetëm ata që janë të lindur përsëri (Gjoni 3:3, 5).

Pali po i referohej realitetit të saj të brendshëm, kur ai tha se «mbretëria e Perëndisë nuk është mish dhe pije, por drejtësi dhe paqe dhe gëzim në Frymën e Shenjtë» (Rom. 14:17). Ai gjithashtu theksoi se «mbretëria e Perëndisë nuk është në fjalë, por në fuqi» (1 Kor. 4:20).

Dallimi midis mbretërisë dhe Kishës mund të shihet më poshtë: mbretëria filloi kur Krishti filloi shërbimin e Tij publik; Kisha filloi në Ditën e Rrëshajave (Veprat 2). Mbretëria do të vazhdojë mbi tokë deri sa toka të shkatërrohet; Kisha do të vazhdojë në tokë vetëm deri në Rrëmbim; pastaj do të kthehet me Krishtin në Ardhjen e Tij të Dytë me Të si nusja e Tij. Tani njerëzit që janë në mbretëri në realitetin e saj të vërtetë, të brendshëm, janë gjithashtu në Kishë; ky është i vetmi aspekt në të cilën të dyja ndeshen.