jump to navigation

KISHA MBARËBOTËRORE E ZOTIT

Postuar tek: Mashtruesit

Në shkurtin e vitit 1991, dy dinjitarë të Kishës Ndërkombëtare të Zotit ishin ftuar në Trinity Evangelical Divinity School — (Deerfield, Illinois) për të folur rreth ndryshimeve të tyre doktrinare në Serinë e leksioneve Tanner. Dr. Ruth A. Tucker së bashku me disa teologë dhe apologjetë të shquar dëgjoi dhe iu përgjigj pyetjeve të oratorëve. Kisha Mbarëbotërore e Zotit po ndryshonte qëndrimin ndaj mësimeve dhe po kërkonte për programin e udhëheqësve të krishterë. Ndërsa disa nga seritë e leksioneve ishin skeptike dhe kërkonin për motive të mëtejshme, të tjerët ishin të gatshëm të gjenin kohën e përshtatshme për dialog konstruktiv.

Dr. Tucker ishte e para që publikoi ndryshimet në Armstrongizmin e vonë. Ajo thekson se nën udhëheqjen e Z. Armstrong, Kisha Ndërkombëtare e Zotit fitoi nderin “të cilin të paktë kulte e kanë arritur” Mirëpo shton ajo, pasvdekjes së tij, ndodhi një shmangie prej disa nga pikëpamjet e tij.” (Një tjetër ungjill, fq. 192)

Dr. Tucker kujton këtu se disa prej problemeve doktrinare ishin në rishikim në kohën kur ajo shkroi librin e vet. “Në kohën e punimit të këtij libri, Kisha Mbarëbotërore e Zotit po risheh deklaratat e saj doktrinare, kështu që është e pamundur të vlerësohet se sa kuptimplote do të jenë ndryshimet në doktrinën kishtare.” (po aty, fq. 216). Ajo tregon se si literatura e botuar e Kishës është në kundërshtim me ndryshimet e shpallura të Kishës. Ajo me mençuri e paralajmëron lexuesin se ndryshimet mund “të jenë më shumë të sipërfaqshme se sa të vërteta.” Dhe Kisha Mbarëbotërore e Zotit “vazhdon të hedhë poshtë pikëpamjen e pranuar rreth Trinisë.” (po aty.)

Para botimit të librit “Mashtruesit’, drejtori i Seksionit të Çështjeve Publike i Kishës Mbarëbotërore të Zotit Z. Michael A. Snyder, na dërgoi një letër. Qëllimi i tij i shpallur është të nxisë hetimin tonë për ndryshimet e fundit në doktrinën e Kishës Mbarëbotërore të Zotit.

Ne besojmë se kjo mundësi e rrallë për t’u angazhuar në dialog të drejtpërdrejt me udhëheqjen e një kishe të rëndësishme të tyre nuk ishte hap i vogël në ungjillizëm. Në përgjigje të letrës së tij ne realizuam një takim personal me shkrimtarin Kurt Van Gorden, shoqëruar nga Dr. Alan Gomes, Assoc. Prof i Teologjisë historike në shkollën Talbot të Teologjisë (Talbot School of Tteology) (La Mirada, California)

Letra e Z. Snyder se si ne ndryshojmë tetë çështje në veprën tonë të mëparshme. Kuptimi i Kulteve, që nuk pasqyronin “pikëpamjet e tanishme doktrinare” të Kishës së tij. Ne i dërguam njëzet pyetje para takimit me dinjitarët e Kishës së tyre. Përfaqësuesit e Kishës Mbarëbotërore të Zotit ishin Michael A. Snyder, David Hulm (Drejtor i Komunikimit dhe i çështjeve publike) dhe J, Michael Feazel (ndihmës drejtor për Joseph Trach, Pastor i Përgjithshëm.) Avantazhi që ne kishim mbi Serinë e modeleve Tanner 1991 dhe mbi librin e Dr. Tucker (1989) qëndron në faktin se deklarata doktrinare e rishikuar e Kishës Mbarëbotërore të Zotit ishte botuar tri javë para botimit tonë. (13 janar 1992) Madje, sa i përket takimit, ne ende besojmë se grupi mbështet përcaktimin tonë për kultin, ashtu sikurse përvijohet në kapitullin 1, veçse ne , gjithashtu, vëmë re një lëvizje drejt pranimit të pjesëve të teologjisë së tyre. Ne ishim plot shpresë se ata do të pushonin së hedhuri poshtë të Trinisë e të Personit të Shpirtit të Shenjtë, por ata nuk hoqën dorë. Me sinqeritet, ne dëshirojmë të paraqesim ndryshimet që ata kanë bërë.

Do të ketë një dialog të avancuar me udhëheqjen e Kishës Mbarëbotërore të Zotit. Sepse doktrinat e tyre ndodhen në një fazë ndryshimi, ne i kemi vendosur ato në këtë pjesë të veçantë të librit tonë. Në këtë kapitull do të japim një histori dhe përvijojmë shkurtimisht pikpamjet e Kishës Mbarëbotërore të Zotit. Përgjatë kësaj do të paraqesim edhe drejtimin e ndryshimeve të tyre doktrinare.

Histori

Themeluesi i Kishës Mbarëkombëtare të Zotit është Herbert W. Armstrong, i lindur me 31 korrik 1892 në Des Moines, Iowa. Sa ishte i ri Armstrongu punoi në një ndërrmarrje reklamash dhe tregoi interes të pakët për çështjet shpirtërore. Pas një debati me të shoqen për problemin e mbajtjes së Ditës së Shtatë, Sabatit, Armstrong nisi një studim të dendur personal të Biblës. Ky studim çoi në përputhjen e plotë me të shoqen përsa i përket interesimit për të Shtunën, Sabatin. Studimi i mëtejshëm i Biblës e bindi Armstrongun se shumë prej asaj që ai pati mësuar në Kishën tradicionale ishte gabim.

Sipas Armstrongut, Kisha Mbarëbotërore e Zotit nisi në shtator të 1933. Programimi i radios Bota Nesër filloi në janar 1934, të cilën Z. Armstrong e shihte si plotësim të librit të Apokalipsit, kur Epoka e kishës së Sardit përfundonte dhe niste epoka Filadelfia (një referim ky i shtatë kishave të shënuara në Zbulesën 2 dhe 3 dhe që disa e vlerësojnë si si parafytyrim të epokës së historisë kishtare.) Armstrong e shpreh këtë në këtë mënyrë:

Më pas në 1934 … Jezu Krishti (Apokalipsi 3:8) hapte Derën gjigande të mjeteve të komunikimit masive të radios dhe të shtypit për shpalljen e UNGJILLIT të tij të njejtë e origjinal botës mbarë. (Autobiografia e Herbert W. Armstrong. Pasadena: Ambassador College Press, 1967, fq. 503)

Në këtë kohë Armstrongu nisi transmetimin dhe botimin e revistës “E vërteta e qartë” Që nga fillimi i saj, Kisha Mbarëbotërore e Zotit ka përjetuar një rritje të rëndësishme duke u futur në miliona shtëpi nëpërmjet përhapjes së revistës së vet dhe transmetimit të radios “Bota Nesër”.

Pretendimet e Armstrongut

Herbert W. Armstrongu kishte jo pak pretendim për veprën e tij në Kishën Mbarëbotërore të Zotit.

“Në v. 69 pas Krishtit, apostujt dhe Kisha iki në Pella nga Jeruzalemi sipas paralajmërimit të Jezusit (Mat. 24:15, 16). Dhe ai ishte fundi i shpalljes së organizuar të ungjillit të Krishtit për botën mbarë me anën e Kishës së Tij! … Për botën mbarë me anën e Kishës së Tij! … Për një mijë e tetëqind e pesëdhjetë vjet gjithë shpallja mbarëbotërore e Ungjillit të Krishtit ishte asgjësuar.” (po aty fq. 502-503)

Armstrongu përsëriste besimin se vepra e tij duhej të rimëkëmbte ungjillin e humbur dhe të përgatiste terrenin për ardhjen e dytë të Krishtit.

Për një mijë e tetëqind e pesëdhjetë vjet ai ungjill nuk ishte predikuar. Bota ishte mashruar me pranimin e një ungjilli të rremë. Sot Krishti ka ngritur veprën e vet dhe akoma dhe një herë përsëriti dy cikle kohore nga nëntëmbëdhjetë vite për shpalljen e ungjillit të Tij, pregatitor për ardhjen e Tij të dytë.

Ai gjithashtu deklaron:

“Asnjë nuk foli ndonjëherë si ky burrë”. Kjo u mjaftonte nëpunësve farisenj lidhur me Jezusin. Turma njerëzish ishin mahnitur me doktrinën e tij. E njejta gjë është dhe sot, po i njejti Krisht i gjallë nëpërmjet transmetimit “Bota nesër”, revistës “E vërteta eqartë” dhe e gjithë kjo vepër shpall me forcë të madhe rreth botës të njejtin ungjill të predikuar prej Pjetrit, Palit dhe gjithë Apostujve të hershëm. “Bota nesër” dhe “E vërteta e Qartë” janë mjete të Krishtit që Ai po i përdor. Megjithatë mesazhi i tij është tronditës sot. Dhe një herë ai është zëri në shkretëtirën e konfuzionit religjioz. (The Inside Story of The World Tomorrow Broadcast, fq. 2, 7)

Kufiri është krejt i qartë. Nëse nuk besoni mesazhin e Herbert W. Armstrongut, atëherë ju nuk besoni mesazhin e vërtetë të Jezu Krishtit në këtë epokë. Z. Armstrong e drejtoi Kishën e tij për më shumë se pesëdhjetë vite dhe vdiq në moshën 93 vjeçare në janar të 1986. Pauesi i detyrës së tij si “pastor i përgjithshëm” është Joseph W. Tkach i cili i caktoi David Hulme dhe tre të tjerë të merren me transmetimin televiziv.

Ndryshimet në teologji

Është e vështirë për një grup të mbajë anëtarësinë e vet ndërsa bën ndryshime në teologji. Ne na u dha mundësia e pasjes së një botimi “vetëm për anëtarësinë, që u tregon anëtarëve disa ng ndryshimet. Z. Tkach i thoshte Kishës:

Nëse doktrina ndryshohet, mos do të thotë kjo se doktrina është zbutur? Vëllezër, ne të gjithë e kuptojmë se Herbert W. Armstrong kurrë nuk pretendoi se ishte i përsosur. Ai e la Zotin që ta udhëhiqte duke e lënë të hapur rrugën e korigjimit prej Biblës. Kur mësojmë se kemi ishin gabim, pavarësisht se sa i vogël mund të jetë problemi, pavarësisht sa i madh mund të jetë ai, pavarësisht se kostoja mund të jetë e shtrenjtë, ne kemi detyrimin para Zotit ta ndryshojmë. (The Worldwide News, 24 qershor 1991, fq. 1, 5)

Në një botim tjetër Z. Tkach thoshte se e vërteta e qartë (ndërsa ishte nën drejtimin e Armstrongut) ishte jashtë mase entuziaste … spekulative dhe e ngushtë … gabimi që ishte bërë kaq shpesh më parë — alarm i kotë. (E Vërteta e Qartë, mars 1991, fq. 125) Disa kanë nisur t’i largohen Kishës Mbarëbotërore të Zotit dhe të grupojnë ithtarët e tyre bazuar mbi mësimet e Z. Armstrong. Z. Tkach mban qendrim dhe thotë: “Edhe pse vazhdojnë të përdorin Biblën, zhytur në hidhërimin e tyre të thellë, ata kanë vënë Z. Armstrong para Biblës në mendjet e tyre.” (The Worldwide News, 21 maj. 1990)

Pozitat e vjetra kundër pozitave të reja

Që të mund të kuptojmë se ku qendron sot Kisha Mbarëbotërore e Zoti e ndjejmë se është e domosdoshme të shqyrtojmë dhe të krahasojmë pozitat e vjetra me ato të reja.

Pozita e vjetër: Pozita e Z. Armstrong e pasjes të së vetmes të vërtetë për një mijë e tetëqind vjet — një citat i sipërm — tashmë është kundërshtuar prej udhëheqjes së sotme të Kishës së tij.

Pozita e re: Letra e Z. Snyder dërguar neve, datuar me 29 prill 1991 thoshte: “Kisha nuk pretendon më se ungjilli nuk ishte predikuar për njëmijë e tetëqind e pesëdhjet vjet.” Sipas Z. Snyder, ata nuk janë në gjendje të gjykojnë punë të tilla jashtë organizatës së tyre. Ai shton: “Ne duam të vështrojmë përtej grupeve dhe të kuptojmë se Kisha e Krishtit i kapërcen pengesat sektare.”

Komenti ynë: Ne jemi sinqerisht të shqetësuar prej shpalljes së një kriteri të dyfishtë në punën e Kishës Mbarëbotërore të Zotit. Z. Snyder pohonte se ata nuk kanë me të njejtën të vërtetë, mirëpo artikujt e botuar prej Z. Trach vazhdojnë ende të godasin besimet e krishtera. (The Worldwide News, 21 maj 1990 dhe Plain Truth, shkurt 1992). Do të duhet kohë para se të pushojë goditja e besimeve të krishtera, por ne do të donim ta shpresonim këtë, n.q.s pozita e re e Kishës Mbarëbotërore të Zotit është e qëndrueshme. Vetëm koha do të na tregojë për sinqeritetin e deklaratës.

Pozita e Vjetër: “Ju po niseni për t’u përgatitur që të bëheni krijues — që të bëhemi Zot! (Herbert W. Armstrong, “Përse patët lindur” fq. 22)

Pozita e Re: Letra e Z. Snyder thoshte: “Kisha nuk e shpall më pohimin se njeriu do të bëhet Zot. Kisha beson dhe mëson se trashëgimia e krishterë është jeta e pafund si bij të Perëndisë.

Komenti ynë: Përsa u takon autoriteteve kishtare, ne konstatojmë se ky është një ndryshim vërtetë për të mirën e teologjisë së tyre. Zoti Feazel thoshte: “I tërë koncepti është diçka që ne nuk e pranojmë. Një i krishterë është njeri i shndërruar dhe i shpëtuar. Pyetja jonë e mëtejshme kishte të bënte me atë se e kuptojnë ata birësinë si virtyt prej Jezusit si Bir i Zotit. Përgjigjja e tyre ishte:

“Jezusi është i pashoq, Bir i përjetshëm i Zotit nga natyra dhe e drejta, ne do të bëhemi sikurse Krishti. Ne do të marrim veçoritë e komunikuara të Zotit të tilla si madhërimin dhe dashurinë. Ne kurrë nuk do të marrim prej Zotit atributet e pakomunikueshme dhe të vetmet.”

Ne i konsiderojmë këto deklarata më në përputhje me Shkrimin e Shenjtë sesa me shkrimet e Z. Armstrong. Nëse më vonë teologjia e tyre e kalon idenë se sidoqoftë njeriu përvetëson atributet e vetme të Zotit, atëherë ne do ta hidhnim poshtë si herezi.

Pozita e vjetër: “Zoti është një familje — jo trini. Familja e Zotit nuk do të kufizohet brenda një rrethi të mbyllur kokëfortësisht, prej tre personash … Familja e Zotit është e hapur.” (B. McDowell, Është Shpirti i Shenjtë njeri? … Bota e nesërme, shtator 1970, fq. 31)

Pozita e Re: Doktrina e njejtësisë së hapur brenda Zotit është hedhur poshtë krejtësisht nëpërmjet një seri pyetjesh që ne u kemi drejtuar autoriteteve kishtare. Ata pohuan se monoteizmi dhe njejtësia e Zotit i tërhoqën ata në këtë përfundim.

Kur ne mësuam hedhjen poshtë të Trinisë, vumë re se ekzistonin disa çështje të pazgjidhura midis autoriteteve. Ne qemë të sigurtë se ata po i studionin këtë probleme dhe se e gjithë kjo formon një çështje që nuk është e mbyllur për vetë ata. Mirëpo, megjithatë, ata hedhin poshtë doktrinën e Trinisë dhe të Personit të Shpirtit të Shenjtë. Këtë deklaratë, sigurisht, ne e konsiderojmë jobiblike

Lidhur me çështjen e Shpirtit të Shenjtë, njeri prej autoriteteve, siç e pamë dëshironte t’i thërriste ata me përemra vetorë sikur gjenden te Gjoni 14, 15 dhe 16. Ky zotëri tha se nuk mund të mohonte atë që kishte shkruar Gjoni dhe premtoi më shumë studim në të ardhmen. Doktrina e tyre për Zotin është ajo që ne e quajmë binitarianizëm. Ata i quajnë lirisht Atin dhe Birin dy persona brenda natyrës së Zotit. Shpirti i Shenjtë është quajtur mendja, fuqia ose thelbi i Zotit në teologjinë e tyre, veçse jo person. Po ishte se ata vijnë në përfundimin se Shpirti i Shenjtë është person, atëherë ata mund të jenë trinistë. Në këtë pikë ata ende hedhin poshtë Trininë si Zot në tre Persona.

Pozita e vjetër: “Zoti urdhëron pagëzimin me ujë. Për një që është i aftë ose ta kundërshtojë urdhrin, të mos e pranojë apo dhe ta lerë pas dore — sigurisht se do të konsiderohej një veprim mosbindje, i cili do të impononte NDËSHKIMIN e mëkatit dhe do të çonte në humbjen e shpresës për shpëtim.” (po aty, fq. 19)

Pozita e Re: letra e Z. Snyder thoshte: “Sa i përket deklaratës suaj se Kisha ka disa pikëpamje pohuese për shpëtimin nëpërmjet veprave (që ajo dukshëm nuk i ka) …”

Komenti ynë: Në kohën e diskutimit për këtë temë ne u bindëm se kishte ndodhur një ndryshim real lidhur me çështjen e hirit dhe të veprave në shpëtim. Autoritetet brenda Kishës pohonin se shpëtimi vjen prej mëshirës me anën e besimit te Jezu Krishti. Ne pyetëm veçanërisht nëse pagëzim është një kërkesë e domosdoshme për shpëtim. Ata na thanë jo: Ata predikonin se një njeri nuk ishte i lindur sërisht deri në ringjallje, por edhe këtë e kanë ndryshuar gjithashtu.

Mirëpo ne ishim të tmerrunr kur pamë në shtyp deklarata që sfidonin mohimin e tyre se pagëzimi është kërkesë e domosdoshme. Në artikujt e fundit (E vërteta e qartë, Janar 1992, fq. 9) pagëzimi mbetet ende thelbësor për shpëtim. Broshura e ribotuar “Përse do të pagëzoheshit” gjithashtu mëson: “pagëzimi është pjesë e gjallë e procesit të shpëtimit” (fq. 5). Ne do ta vëzhgojmë këtë paqëndrueshmëri në të ardhmen për të parë çfarë ndreqjesh i janë bërë.

Pozita e vjetër: Herbert W. Armstrongu e çoi përpara doktrinën e Anglo-Izraelizmit në disa botime. (“Ku janë të dhjetë fiset e humbura?” Pasadena: Ambasador College n.d) ku mësonte se të dhjetë fiset e humbura shkuan përmes Evropës në Britani dhe përfundimisht në Shtetet e Bashkuara.

Pozita e re: Që të gjitha botimet rreth Anglo-Izraelizmit ishin hequr prej qarkullimit dhe një komitet studimor dyvjeçar ishte emëruar me detyrën e rivlerësimit të botimit.

Komenti ynë: Edhe pse kjo doktrinë nuk është e domosdoshme për shpëtim, ajo është e rekomandueshme meqë është shqyrtuar. Duke mos ditur se ku do të përfundojë ky komision, është shumë herët për të bërë një koment të mëtejshëm.

Pozita e vjetër: Zoti Armstrong mohonte ringalljen trupore të Krishtit. “Dhe tani, vini re me kujdes. Zoti, Atë nuk bëri që Jezu Krishti të kthehej me trupin që kishte vdekur. — Asgjëkundi Shkrimi i Shenjtë nuk thotë se Ai ishte i gjallë dhe veprues, as edhe Zoti e pati kthyer atë me trup njeriu, se pati vdekur dhe se tani ishte ringjallur.” (E vërteta e qartë, nëntor 1963, fq. 11-12)

Pozita e Re: Në diskutimin tonë me autoritet e Kishës Mbarëbotërore të Zotit ata thonin vazhdimisht se Jezusi ishte ngritur trupërisht prej varrit, i lartësuar dhe i pavdekshëm. Prova e tyre se trupi i tyre i ngritur ishte e vërtetë është Luka 24:39, ku ai e quan trupin e tij “mish dhe eshtra”

Komenti ynë: Ky ka ishin një ndryshim i mëtejshëm në doktrinën e tyre. Ne gjithashtu i pyetëm ata rreth “trupit shpirtëror” përmendur prej Palit te 1 Korint. 15:44. Ata vazhduan të mbahen në atë që ai do të ketë ishin trupi i Jezusit, një ringjallje fizike “e mishit dhe e eshtrave.”

Doktrinat e Rreme ende mësohen

Megjithatë ndryshimet që kanë bërë, ne konstatojmë se ka ende vend për ndryshime të mëdha në të ardhmen — veçanërisht në doktrinën e Trinisë, një Zot në tre Persona. Zoti Armstrong predikoi doktrina që ne i konsiderojmë të rreme dhe që nuk bazohen në Shkrimet e Shenjta.

Ndëshkimi i përjetshëm

Armstrongu hidhte poshtë idenë e ndëshkimit të përjetshëm të të ligut:

“Paga e mëkatit është vdekja” (Rom. 6,23) dhe vdekja që është mungesa e jetës është për të GJITHË PËRJETËSINË. Ajo është ndëshkim i përjetshëm nëpërmjet të qenit I VDEKUR në përjetësi — jo në të mbeturit i gjallë dhe i torturuar në një ferr-zjarr përcëllonjës fiktiv.” (Herbert W. Armstrong, Pavdekësia, fq. 7)

Ai thoshte se zjarret e ferrit të përmendura në Bibël, në të vërtetë djegin veten e tyre:

Ata (zjarret në luginën e Hinomit) asnjëherë nuk ishin shuar dhe fikur prej dikujt. Flakët vdiqën kur ne nuk kishim më me se t’i ushqenim. E njejta gjë ngjet edhe me zjarrin Gehenna. Ai do të jetë i pashuar — por ai do të djegë më në fund vetveten.” (Herbert W. Armstrong, Ambassador College Correspondence Course, Lesson 6, fq. 14)

Ideja se ferri më në fund do të djegë vetveten nuk është në përpsthje me Biblën. “Dhe ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm dhe të drejtët në jetën e përjetshme.” (Matt. 25: 46) Nëse zjarri nuk është një ndëshkim i përjetshëm, atëherë me siguri se nuk ekziston as dhe një jetë e pafundme, sepse ky varg përdor të njejtën fjalë për t’i përshkruar të dyja. Jezusi thoshte se zjarri është i pashuar:

Dhe nëse syri të skandalizon për mëkat, nxirre; është më mirë për ty të hysh me një sy në jetë sesa të kesh dy sy dhe të hedhin në Gehenë e Zjarrit, atje ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk fiket. (Marku 9,47-48)

Për një përgenjështrim të plotë të asgjesimit të doktrinës, shih “Ungjillorët dhe asgjesimi i ferrit” prej Dr. Alan Gomes (Christian Research Journal, pranverë — verë 1991)

Sabati

Armstrong beson se nderimi i së Dielës si ditë e adhurimit të Zotit, është vula e Egërsirës. “Nderimi i së dielës — kjo është vula e Egërsirës për Këtë ju do të torturoheni ngo plagët e Zotit, ju, po ju! (Herbert W. Armstrong, Marku i Mallkuar, Pasadena: Ambassador College Press, 1957, fq. 10-11) Meqenëse ka edhe të tjerë grupe kultesh që mësojnë dhe përhapin të njejtën doktrinë për Sabatin, e ndjejmë të domosdoshme të provojmë se tendenca e përgjithshme e besimtarëve të Dhiatës së Re si dhe e kishës së hershme për të nderuar të Dielën më shumë se të Shtunën si ditën e tyre të adhurimit. Dogma se dita e adhurimit ishte ndryshuar nga e Shtuna në të Dielën gjatë kohës së mbretërimit të perandorit romak Konstandin (viti 325 pas Krishtit) nuk përputhet me faktet. Fakti se Kisha e hershme që besonte se sabati hebraik nuk nuk ishe i detyrueshëm për të krishterët, na vërtetohet edhe nga citatet e mëposhtme:

Në fillimin e shekullit të dytë, Ignatiu, peshkopi i Antiokisë, u shkruante Magnezianëve:

Mos u mashtroni prej doktrinave të huaja as dhe me përrallat e vjetra. Sepse, po ishte se ende jetojmë sipas ligjit çifut, atëherë kështu pohojmë se nuk kemi fituar mëshirën (e Zotit).

E pastaj vazhdon të kategorizojë lexuesit e vet si “ato që ishin edukuar në urdhrin e vjetër të gjërave” por që “kanë arritur të zotërojnë një shpresë të re për të mos e nderuar me Sabatin.” (Etërit Ante-Nikas, vol. 1, fq. 62-63)

Në mesin e shekullit të dytë, Justin Martir shpjegoi përse të krishterët nuk e mbajtën Ligjin e Moisiut dhe nderimin e Sabatit në Etërit Ante-Nikas, vol. 1, fq. 199, 200, 204, 207 dhe në Dialogu me Trifonin. E njejta gjë është e vërtetë edhe te Kerenali, peshkopi i Lionit, në fundin e shekullit të dytë. (Kundër herezisë, Libri IV, kapitulli 16) Gjithashtu, Klementi i Aleksandrisë (Stromata) dhe Tertuliani (Për idhujtarinë, kapitulli 14 dhe “Përgjigje çifutëve, kapitulli 2) dëshmojnë për qëndrimin e hershëm të të krishterëve lidhur me nderimin e Sabatit. Sabati ishte kryesisht një institucion çifut.

Analiza biblike

Meqenëse ka kaq shumë broshura në qarkullim të Z. Armstrongut, ne do t’u përgjigjemi disa çështjeve të pozitave të mëparshme të Kishës së tij. Akuzat e bëra prej Armstrongut kundër Trinisë janë të pabazuara. Krejt në kundërshtim me çfarë pertendon Armstrongu se është shpikja e profetëve të gënjeshtërt dhe e heretikëve, doktrina e Trinisë është mësimi i qartë i Shkrimit të Shenjtë për natyrën e Zotit.

E thënë qartazi, Bibla na mëson se është një Zot që është i dalluar në tre persona: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë dhe këta tre persona janë një Zot (Mat. 28,19). Shih ndarjen tonë për Trininë në Kapitullin 3 “Pikëpamjet në krishterimin parimor.”

Nuk gjendet asnjë mësimi i çfarëdoshëm në Shkrimin e Shenjtë që të thotë se Zoti është familje. Kjo doktrinë do ta bënte Zotin të ndryshueshëm, çfarë është në kundërshtim me Malakinë 3,6, Zoti nuk ndryshon. Pikëpamjet e Armstrongut që lidhen me Shpirtin e Shenjtë bëhen copë dhe thërrime përballë mësimit të vërtetë biblik. Bibla e përshkruan qartë Shpirtin e Shenjtë si Zot ndërkohë që ruan tiparin personal nga të dy të tjerët: Ati dhe Biri.

Kjo mund të shihet tek Vap 5,3-4 ku Shpirti i Shenjtë është përmendur si Zot, “Por, Pjetri i tha: Hanani, pse Satani ta mbushi zemrën që të gënjesh Shpirtin e Shenjtë? … Ti nuk ke gënjyer njerëzit, por Perëndinë.”

Ideja se njeriu një ditë do të bëhet Zot nuk mund të gjendet askund në Bibël. Zoti është Zot prej natyre. Ai ishte, është dhe do të jetë Zot. Njeriu nuk mund ta arrijë Zotin, sepse ai është i vdekshëm dhe i kufizuar për nga natyra e tij. Nuk ka asnjë tjetër Zot dhe as që do të ketë ndonjë Zot tjetër. “Porsi ju me jeni dëshmitarë, - kështu flet Zoti, - shërbëtorët e mi që unë ju zgjodha, që ta dini e të më besoni, ta kuptoni se jam i tillë: para meje Perëndi s’ka pasur, as pas meje një tjetër s’do të ketë!” (Jeshaja 43,10)

Sipas Kishës Mbarëbotërore të Zotit, shpëtimi është vetëm një proces fillestar në këtë jetë, por dhe kulmon në ringjallje. Shpëtimi qëndron në pendim, besim dhe pagëzimin me ujë. Askush nuk është i shpëtuar në këtë jetë. Doktrina e ardhjes ‘thjeshtë’ për shpëtim te Krishti është hedhur poshtë prej Armstrongut me fjalët më të ashpra.

Përkundër deklaratave të Armstrongut, Shkrimet na mësojnë se shpëtimi është një dhuratë e falur nga Zoti. Dhe më tutje Shkrimet shpallin se shpëtimi nuk mund të fitohet me bërjen e ndonjë vepre, edhe sikur ajo të jetë pagëzimi me ujë apo duke mbajtur sabatin. Për një njeri shpëtimi vjen thjesht, kur ai e mbështet besimin e vet në Jezu Krishtin:

Ju në fakt jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit dhe kjo nuk vjen nga ju, por është dhurata e Perëndisë; jo nga vepra, që të mos mburret askush. Efesianëve 2,8-9

“Ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij me anë të larjes së rilindjes dhe ripërtëritjes së Shpirtit të Shenjtë.’ Titit 3,5

Shpëtimi, rrjedhimisht është kryekëput vepër e Perëndisë. Njeriu nuk mund t’i shtojë asgjë asaj që tashmë Krishti tashmë ka bërë kur Ai vdiq në kryq në vendin tonë.

Përfundimi

Sa kohë që ndryshimet në doktrinë ishin domethënëse për anëtarët e Kishës Mbarëbotërore të Zotit, ne duhet të vazhdojmë t’i klasifikojmë ato si kult. Ata nuk mund të përqafohen si shokë besimtarë, derisa përhapin gjithnjë dhe më shumë doktrinat e themeluesit të tyre. Ne nisëm të tregojmë se udhëheqja e re e Kishës Mbarëbotërore të Zotit u tha anëtarëve të vet më 1988, po dhe të krishterëve më 1989 se doktrinat e tyre po ndryshonin. Por këto ishin veçse ndryshime ‘të sipërfaqshane’, na bëjnë të shohim mohimet e drejtpërdrejta që ata duhet t’u bëjnë doktrinave të tyre të rreme dhe të pranojnë doktrinat e drejta për problemet madhore të Trinisë, të personit të Shpirtit të Shenjtë, të domosdoshmërisë së pagëzimit për shpëtim dhe të Kishës.

Këshilla për dëshmitarë

Zakonisht njerëzit në Kishën Mbarëbotërore të Zotit duan ta studiojnë Biblën me ftesë. Ata që besojnë në Armstrongizëm ka të ngjarë të njohin më shumë arsyet përse duhet të adhurojnë sabatin apo përse t’u përmbahen të ngrënit të mishit të derrit sesa përse nuk duhet të besojnë se Shpirti i Shenjtë është Person. Zoti është shkaku i vetëm për t’u takuar me këdo, kështu që përqëndrojeni diskutimin tuaj në çështjen se kush është Zoti.

Kur pyesim se çfarë është Zoti, ne përgjigjemi më atributet e tij — i shenjtë, i përjetshëm, i gjithëdijshëm, i gjithëpranishëm, i gjithëfuqishëm. Kur pyesim se kush është Zoti, përgjigjemi me tre persona — Ati, që është Ai, Biri që është Ai dhe Shpirti i Shenjtë që është Ai. Derisa Kisha Mbarëbotërore e Zotit mohon Personin e Shpirtit të Shenjtë, atëherë theksojeni këtë çështje më shumë.


1 Etërit Ante-Nikas: Nikea, qytet i vogël në Azinë e vogël, i njohur për mbledhjet e rëndësishme të Këshillit Kishtar më 325 dhe 787 pas Krishtit. Në mbledhjen e parë të këtij këshilli në v. 325 u aprovua ajo që njihet me emrin Deklarata e Nikesë që është një konfesion i fesë për kristianët, konfesion që është konsideruar edhe si zgjidhje e polemikës lidhur me personat në Trininë e Shenjtë. (Shën. i Përkth)