jump to navigation

Kosova shtet autonom!

Postuar tek: Femi Cakolli

Në prag të hapjes së pakos më të pritshme të z. Ahtisarit

Shkruar nga:
Pastor Femi Cakolli

Është krijuar një akt paradoksal në politikën ndërkombëtare për sa i përket së ardhmes politike të Kosovës. Në dhe për Kosovën kanë luftuar sa ushtarakisht edhe politikisht ushtri të ndryshme, qeveri dhe organizata të fuqishme (UÇK, NATO, SHBA, BE, IPVK etj.)

Dhe aktualisht është formësuar një pezulli e tërë këtij procesi në dorën e një personi të vetëm që quhet z. Ahtisari. Të gjithë jemi kureshtar se çka do të përmbajë pakoja e tij, edhe pse tashmë janë publikuar disa pika të saj. Personalisht, paraqitet një sfidë për të thënë diçka për këtë pako edhe pse do të hapet më 2 shkurt, sikurse që edhe mund të ndryshojë qoftë për mirë ose për të keq edhe pas kësaj date. Kureshtja konsiston në këto dilema: A do të ketë Kosova pavarësi dhe çfarë do të jetë kjo?! Çfarë detyrimesh shtesë do t’i ketë Kosova për pavarësinë e saj?! A do të ndahet dhe a do të enklavizohet zyrtarisht vendi ynë?!

Kosova shumë shpejt do të jetë një shtet, por nuk do të jetë e pavarur, sepse sovraniteti i saj i plotë nuk do të jetë sigurisht edhe për një periudhë kohore prej 10 e deri në 20 vjet. Kosova po krijohet si një shtet i ri në kuadër të një filozofie moderne dhe pragmatike të politikës europiane. Në bazë të kësaj filozofie politike Kosova po bëhet shtet edhe sipas formulës që e ka diktuar etnogjeografia dhe etnopolitika ballkanike, veçmas ajo serbo-shqiptare: shtet autonom (antonim i shtetit sovran, përkatësisht shtet me sovranitet shumë të vogël). Po kështu ne dëgjojmë se gjoja edhe shtetet e pavarura me shekuj çdo ditë e më shumë kanë më pak sovranitet. Pra Kosova sipas pakos së z. Ahtisarit, dhe sigurisht se edhe sipas rezolutës së KS të OKB, do të jetë një shtet autonom i mbikëqyrur kryesisht nga BE por edhe me një hise jozyrtare të Serbisë.

Shteti autonom i KosovĂ«s nuk po vjen pra vetĂ«m pĂ«r shkak tĂ« politikĂ«s europiane por edhe pĂ«r shkak tĂ« klasĂ«s politike dhe tĂ« shoqĂ«risĂ« kosovare nĂ« pĂ«rgjithĂ«si. KĂ«tĂ« gjykim e bazoj nĂ« njĂ« postulat sa shkencor dhe psikologjik aq edhe fetar kryekĂ«put nga etika e kishĂ«s protestante: nĂ«se (vetĂ«) i parashtron ose i pĂ«rcakton (vetĂ«s) vendimet, qĂ«llimet dhe udhĂ«heqjen atĂ«herĂ« detyrat do t’i kryesh nĂ« njĂ« afat mĂ« tĂ« shkurtĂ«r kohor me mĂ« shumĂ« rezultate me mĂ« shumĂ« autoritet dhe me mĂ« shumĂ« zhvillim sesa kur kĂ«to detyra tĂ« t’i shtrojĂ« dikush tjetĂ«r. TĂ«rĂ« kjo do tĂ« thotĂ« se klasa politike, intelektualĂ«t shqiptarĂ« dhe populli i KosovĂ«s menjĂ«herĂ« pas ndryshimit tĂ« hartĂ«s politiko- ushtarake tĂ« KosovĂ«s, pra pas v.1999, sa nuk kanĂ« ditur po aq kanĂ« qenĂ« tĂ« ngatĂ«rruar me parashtrua qĂ«llime, udhĂ«heqje dhe vendime pĂ«r tĂ« ardhmen e KosovĂ«s. Dy kanĂ« qenĂ« sĂ« paku nyjet pĂ«r tĂ« cilat ne kemi mundur tĂ« ndĂ«rmarrim pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« tona e pĂ«r tĂ« cilat ka pritur edhe komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar. E para, trajtimi i minoriteteve, veçanĂ«risht atij serb. E dyta, gjithĂ« ajo qĂ« quhet kultura e njĂ« vendi ose njĂ« populli. QĂ« tĂ« jem modest, kĂ«to gjĂ«ra nuk po e them tani, por fillimisht nĂ« vitin 2000 (burimi: Letra e GjallĂ« nr.10, fq.19, PrishtinĂ«, 2001). AtĂ«herĂ« dĂ«gjova prej njĂ« serbeje kĂ«tĂ« konstatim: “NATO erdhi nĂ« KosovĂ« pĂ«r t’i mbrojtur shqiptarĂ«t kurse ata gabuan dhe ne ditĂ«m sesi tash tĂ« na mbrojnĂ« neve prej tyre”. Prandaj po pĂ«rsĂ«ris. Fjala e vjetĂ«r thotĂ« se populli po shkonte nĂ« errĂ«sirĂ« pĂ«r shkak tĂ« diturisĂ«. NĂ« vend se ne shqiptarĂ«t, si fitues tĂ« luftĂ«s sĂ« bashku me bashkĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare, tĂ« silleshim si zot shtĂ«pie tĂ« KosovĂ«s, ne jemi sjellĂ« nĂ« KosovĂ« si tĂ« huaj, si pĂ«r kohĂ« plaçkeje, si pĂ«r kohĂ« hakmarrjeje, si pĂ«r kohĂ« anarkie e shfrenimi etj. Fajin kryesor kĂ«tu e kanĂ« tĂ« zgjedhurit, pra liderĂ«t. Prandaj politikisht LĂ«vizjen “VetĂ«vendosja” e kuptoj si pĂ«rpjekjen e mundshme qĂ« ta kthejĂ« kohĂ«n kur ne vetĂ« do tĂ« duhej qĂ« t’i shtronim dhe t’i kryenim detyrat e shtetformimit shembullor. ShumĂ« njerĂ«z qĂ« kanĂ« prirje pĂ«r teori konspiracioni fajin ia lĂ«nĂ« mungesĂ«s sĂ« pushtetit kosovar, shĂ«rbimeve sekrete serbe dhe tĂ« huaja etj., por realiteti qĂ«ndron ndryshe: edhe pas 7 vjetĂ«ve ne e shohim si shoqĂ«ri kosovare se çfarĂ« demokracie kemi çfarĂ« keqpĂ«rdorimi tĂ« parasĂ« publike bĂ«het çfarĂ« shkelje tĂ« ligjesh kemi madje edhe prej atyre qĂ« i miratojnĂ« ku Ă«shtĂ« shkalla e krimit bishtnimi i taksimeve mospagesa e faturave tendencĂ« konstante e dekulturalizmit etj. NĂ« KosovĂ«n e pasluftĂ«s duket qĂ« vetĂ«m TMK dhe mediat kanĂ« qenĂ« nĂ« shkallĂ«n e duhur (morale dhe misionuese) duke bĂ«rĂ« çdoherĂ« progres tĂ« pranueshĂ«m nĂ« platformat e tyre.

Megjithëse ne s’kemi paracaktuar qëllime, udhëheqje dhe vendime strategjike me kohë për të ardhmen e Kosovës atëherë të tjerët na i kanë bërë këto gjëra. Andaj që të përmbushen këto segmente do të shpenzohet shumë më shumë kohë. E me matematikë, ja kështu: në vend së pavarësimi të bëhej për tre vjet kjo nuk do të bëhet para se të mbushen 20 vjet. Këto ishin disa nga detyrat që na i ka dhënë politika ndërkombëtare përmes akronimit të njohur UNMIK: multietniciteti, standardet, nënstandardet, standardet shtesë, decentralizimi, trashëgimia kulturore etj. Kryesisht politikanët tanë çdoherë kanë gabuar, janë shtirur, në këto detyra. E para se këto ishin çdoherë detyra të huaja, dhe e dyta duke e injoruar detyrën e parë ata si pasojë kanë marrë detyra shtesë pasi po humbnin kredibilitetin partnerues me bashkësinë ndërkombëtare, kurse pasoja evidentuese është se sovraniteti i Kosovës u shpërndara jashtë Kosove (OKB, BE, NATO, OSBE, Serbi etj.). Në anën tjetër do të duhet shumë punë, shumë përgjegjësi e mirëbesim që sovraniteti i Kosovës të mblidhet, të bëhet dhe të kthehet në Kosovë. E si do të bëhet sovraniteti i plotë është një proces i ri.

Duke i anashkaluar të gjitha këto kundrime pakoja e M. Ahtisarit do t’i shënojë disa elemente të nevojshme. E para, shkëputja de jure e Kosovës nga Serbia. E dyta, modalitete që Kosova të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare me interes të madh politik dhe ekonomik. E treta, Kosova bëhet shtet, kurse çfarë shteti kjo është çështje tjetër mbase krejt çështjet tjera janë në proces dhe në test edhe për IPVK e edhe për shoqërinë kosovare. Prej kësaj del mësimi se mos të gabojmë edhe më shumë lidhur me detyrat që na i kanë dhënë të tjerët, sepse pas çdo gabimi do të vjen një detyrë edhe më e vështirë.

Kosovarët dhe politikanët tanë patjetër se duhet të sillen me kooperim të hapur në gjithë këto faza të shtetësisë së Kosovës me miqtë tanë dhe në përgjithësi me bashkësinë ndërkombëtare. Politikanët do të gabonin nëse argumentojnë se me rëndësi është një herë shteti se pastaj ne do t’i ndryshojmë disa gjëra më vonë me forcën tonë. Kurrsesi, sepse atë që do ta nënshkruash obligohesh që edhe t’i përmbahesh, duke ditur tani se në marrëdhëniet ndërkombëtare po dalin kushtëzime madje edhe për gjëra banale nganjëherë. Në fund të fundit masa e sovranitetit mund të ndryshohet. Sa më shumë që është vonuar procesi i statusit të Kosovës është ditur se sovraniteti i saj vetëm sa do t’u shpërndahej fuqive të tjera dhe sa më shumë që është bërë negociata me Serbinë është ditur se s’do të ketë sovranitet. Prej këtyre ndërlikimeve tash ne kemi shtet jo të pavarur, pra shtet autonom. Si ta deshifroj ndryshe formulën e politikës serbe ndaj Kosovës: më pak se pavarësia dhe më shumë se autonomia. Negociatat e ardhshme me Serbinë do të jenë që mundësisht të ketë një pëlqim të dyanshëm, sipas recetës ruse, për shtetin autonom të Kosovës, duke ndërmjetësuar ekipi i z. Ahtisarit.

Përfundimisht shtetësia autonome e Kosovës po ndërtohet mbi një baraspeshë të brishtë politike dhe historike dhe mbi disa fakte të tjera nga terreni:

  1. Për ta ruajtur formalisht Kosovën në kufijtë e saj.
  2. Krijim mekanizmash për një lloj kontrollimi afatgjatë të shumicës së popullit të Kosovës.
  3. Se kaq e kanë merituar kosovarët (përjashto flijetarët dhe sakrifikuesit jo të shumtë).
  4. Se negociatat me Serbinë nuk do të marrin fund tash por edhe për shumë vite të tjera.
  5. Rast, test dhe detyrë e re (pra jo shpërblime) për Kosovën që në të ardhmen të ketë masë më të madhe të sovranitetit dhe anëtarësim në BE.

Jam gati që të betohem në përulësinë time, me dëshirë: dashtë Zoti që të jem gabim!