jump to navigation

Hyrje

Postuar tek: Bibla dhe Kurani

Shpesh, kur gjendemi në  diskutim me myslimanët detyrohemi të përgjigjemi në pyetjen: “Cila është Fjala e vërtetë e Zotit, Bibla apo Kurani”? Si i krishterë, menjëherë i vërtetoj shkrimet e mija, mbaj se Bibla është Fjala e plotëfuqishme e Zotit. E qartë, për çdo mysliman, ose të tjerët që nuk i kushtojnë ndonjë rëndësi religjionit, kjo përgjigje nuk është e saktë, që  do të thotë se përfshinë një përgjigje subjektive për besimin, diçka që  nuk mund të vërtetohet ose të hidhet poshtë, se nuk ka mundësi për një verifikim ose zbërthim. Unë jam i sigurtë se kur pyetja e njëjtë i drejtohet një myslimani ai gjithashtu përgjigjet se Kurani se është Fjala përfundimtare e Zotit, dhe çdo diskutim i mëtejmë përfundon. Të dy, krishterimi dhe  islamizmi, përfitojnë në besimin nga zbulesa e tyre, Bibla dhe Kurani, më tutje ne zbulojmë se ata nuk pajtohen në shumë çështje. Në një krahasim se si shkrimet merren me Jezusin, mëkatin, shlyerjen, dhe shpëtimin na japin të kuptojmë se ka kundërthënie në deklarime nga të dyjat. Për këtë është e rëndësishme të përshkruajmë se cili shkrim mund më së miri të pretendojë se është fjala përfundimtare dhe e përsosur e Zotit.

Kur dy dokumentet që pretendojnë të jenë të vërteta janë në kundërthënie, natyrisht njëra përkundër kundërthënieve duhet të shpjegohet në mënyrë konkrete që përfshinë kriteret që jobesimtari, ose pala e tretë, mund ta pranojnë, me fjalë të tjera, duke përfshirë kritere që paraqesin zbulesë personale të besimit tek pasuesit. Në fakt njeri do të pyesë se Kurani ose Bibla shkojnë drejt verifikimit, ose mund të qëndrojnë në analizat kritike të jashtme për vërtetësinë. Kjo është jashtëzakonisht komplekse dhe temë e vështirë. Pasi që edhe islami dhe krishterimi, pretendojnë që bindjet e tyre i kanë marrë nga e vërteta e zbuluar, gjë që ata i hasin në shkrimet e tyre të respektuara, për shkak të dyshimeve për burimet për zbulesen e vërtetë, pra, shkrimet e secilit besim, mbetet të vendosim integritetin e krishterimit dhe të islamit në gjykim.

E qartë se kjo detyrë nuk duhet kuptuar lehtë nga asnjëri, dhe nuk tentoj të bëj diç të tillë. Për këtë arsye dhe se në mungesë të kohës dhe të hapësirës, kam vendosur që të mos bëj krahasim në mes të pretendimeve të zbulesave që bëjnë për vete, por thjesht të bëj pyetje se cili shkrim jep vërtetim historik, me fjalë të tjera të gjejmë ndonjë fakt historik ose evidencë që na ndihmon ta kuptojmë se cili pretendim është i vërtetë.

Filloj me supozimin se Perëndia ka ndërthurur kohën dhe vendin dhe ka zbuluar të vërtetën e tij krijesave të tij. Duhet të presim e të shohim, pra, për dëshminë e zbulesave të tyre gjatë historisë, dhe të jemi të aftë të vërtetojmë pretendimet historike të ndërtuara në analiza historike. Bibla dhe Kurani pretendojnë se janë zbuluar në vend të caktuar, dhe për gjatë një periudhe kohore. Ata flasin për njerëzit, vendet, ngjarjet. Nëse janë të vërteta, atëherë ishte dashur që të kemi mundësi për të gjetur dëshmi për pretendimet e tyre, dhe në fakt vërtetimi për atë që thonë për periudhat përkatëse që e kanë shpallur se janë zbuluar; Bibla në mes të viteve 1447 para Krishtit dhe 70 pas Krishtit, dhe Kurani në mes viteve 610 dhe 632 pas Krishtit.

Qëllimi im në këtë studim është të shoh në datat historike që ekzistojnë në këto periudha, pra sigurt se ato ose i vërtetojnë ose i mohojnë pretendimet për vërtetësinë e Biblës dhe Kuranit. Do të përpiqem të shikoj në tri hapësira të dëshmive, furnizimi nga dorëshkrimet, shënimet dhe datat arkeologjike për periudhat e mësipërme të përmendura.  Nëse dorëshkrimi, shënimet dhe dëshmitë arkeologjike i përkrahin pretendimet për Biblën dhe Kuranin, atëherë mund të marrim parasysh besueshmërinë e tyre. Sidoqoftë, nëse dëshmitë mohojnë vërtetësinë e tyre, atëherë duhet të pyesim për vërtetësinë e tyre.

Duhet të pranoj se ky studim nuk është diçka speciale, por një dëshirë që do t’i stimulojë të tjerët në hulumtimin e kësaj teme shumë të rëndësishme. Shpresa është ajo, sikur e Pjetrit, para nesh, që ne gjithashtu mund “gjithnjë të jemi të përgatitur t’i përgjigjemi çdonjërit që na pyesin për arsyen dhe shpresën që kemi” (1Pjetri 3:15).

Le t’ia fillojmë duke shikuar në temën e dëshmive të dorëshkrimit. Çfarë dorëshkrimi kemi në islamizëm që mund ta dëshmojë vërtetësinë e Kuranit, që e  mbajmë në duar sot, dhe gjithashtu, cilat dorëshkrime të krishterëve janë të vyeshme që mund ta shpallin të vlefshëm Biblën: ANALIZA E DORËSHKRIMEVE