jump to navigation

Parathënie

Postuar tek: Bibla dhe Kurani

Libri “Bibla dhe Kurani: Një krahasim historik”, është njëri nga seritë e librave që u kushtohen çëshjteve kuranike dhe në përgjithësi çështjeve myslimane. Autorë të ndryshëm e shkruan këtë libër me vlerë të madhe teologjike lidhur me dy librat më me ndikim në botë, Bibla dhe Kurani. Deri tani tek shumë lexues jokritikë, dominon mendimi se këto dy libra janë të njëjta, apo se janë shkruar në të njëjtën mënyrë, madje bisedohet shpesh për origjinalitetin e tyre, andaj autorët e këtij libri përmes dëshmive të dorëshkrimeve, përmes shënimeve të dokumentuara, përmes shënimeve dhe evidentimeve arekeologjike bëjnë një studim krahasues.

Paramendoni, çdo gjë shkencore, historike, arkeologjike dhe teologjike që përfitojnë dhe vërtetojnë së bashku validitetin hyjnor të Biblës si dhe sigurinë e saj si dokument unikat, në baza themelore, janë shënuar në këtë libër, dhe gjithmonë duke krahasuar edhe Kuranin se në ç’shkallë mund t’i afrohet Librit të librave. Prandaj ky libër është i vlefshëm për çdo lexues, e në mënyrë të veçantë për gjithë ata janë pasionantë të kësaj teme.

Ky libër është vetëm njëri nga botimet serike të Shtëpisë Botuese “Tenda”, mbi çështjet më të ndjeshme dhe më kritike të islamizmit nga një korrenspondim i teologëve të krishterë, që u zhvillua në formë debati përmes internetit para tri vjetëve.

Kurani i quan të krishterët “njerëzit e librit”, prandaj ky botim dallon prej shumë botimeve të ndryshme islame që botohen në Kosovë, Maqedoni apo Shqipëri kundrejt vërtetësisë hyjnore dhe historike të Biblës, mjerisht vetëm përmes paragjykimeve dhe spekulimeve.

Femi Cakolli, editor