jump to navigation

Kreu 12

Postuar tek: Kundërshto Djallin

Tani do të mendojmë rreth dy metodave të tjera me të cilat Satani përpiqet t’i pengojë besimtarët t’i shërbejnë Zotit Jezu. Si? mund të sjellë në mendjen e tyre të gjitha llojet e mendimeve të pavlefshme kur ata përpiqen të luten, të lexojnë Biblën, apo të mendojnë për Perëndinë. Ai do t’i largojë menjëherë mendimet e tyre prej Perëndisë duke i shpënë nëpër çështje të kota dhe pa vlerë. Ose së dyti, Satani mund t’i bëjë të ndihen të kënaqur për jetën e tyre si besimtarë aq shumë sa që mos shqetësohen më për t’u lutur, për të lexuar Biblën, ose për të jetuar si besimtarë të vërtetë.

Le të mendojmë për metodën e parë. Satani në këtë mënyrë ka bërë shumë njerëz që të mos kujdesen për t’i shërbyer Perëndisë. Njerëzve që duan të dëgjojnë të vërtetën e Perëndisë, ai ua ndalon të takohen me besimtarë të tjerë, ose të luten, duke ua larguar gjithmonë mendimet e tyre prej çështjeve të krishtere. Satani bile mund të futë shumë mendime dhe shqetësime pa vlerë në mendjen e besimtarëve që ata të kenë frikë të luten ose të mendojnë për Perëndinë. Kështu besimtarët fillojnë të lodhen duke i shërbyer Perëndisë. Nuk kanë gëzim, bekim apo përfitim duke i shërbyer Perëndisë, sepse Satani i shqetëson vazhdimisht nëpërmjet mendimeve që u shtie në mendje. Çfarë duhet të bëjnë besimtarët kur e kanë të vështirë të luten, të lexojnë Biblën, apo të mendojnë për Perëndinë, meqenëse janë plot me mendime të papërshtatshme e të padobishme?

Para së gjithash, duhet të kenë mendime më të mëdha për Perëndinë - për lavdinë dhe shkëlqimin e Tij, për madhështinë dhe shenjtërinë e Tij. Kur fillojnë të kuptojnë sa i plotfuqishëm, i pastër dhe i madh është Perëndia, mendimet e tyre për Të do të bëhen më të mëdha dhe mendimet e tjera do të humbasin fuqinë e tyre. Kur besimtarët kanë mendime të varfëra e të ulta për Perëndinë, atëherë Satani mund t’i largojë mendimet e tyre për Perëndinë me mjaft lehtësi. Nuk ka gjë më të mirë se sa të ndalosh sorollatjen e mendimeve kur besimtarët njohin Perëndinë sesa të kuptosh që Perëndia di gjithçka, është kudo, është i plotfuqishëm dhe plotësisht i bukur e i përsosur sa nuk mund të shikojë mëkatin. Njerëzit në qiell nuk kanë mendime pa vlerë. Mendimet e engjëjve nuk janë të kota dhe bosh. Ato janë plot me lavdinë e Perëndisë!

Së dyti, besimtarët mund të largohen prej mendimeve pa vlerë thjesht duke u lutur vazhdimisht, duke lexuar Biblën dhe duke menduar për Perëndinë edhe kur i shqetësojnë mendimet e gabuara. Shumë besimtarë kanë parë se Satani i ka lënë rehat në qoftë se ata kanë vazhduar të luten, të lexojnë apo mendojnë për Perëndinë. Në qoftë se mendimet pavlerë i bëjnë ata ta kërkojnë më me ngulm Perëndinë e ta kërkojnë më urgjentisht ndihmën e Tij - atëherë Satani nuk do t’i shqetësojë më me mendime pavlerë. Kur Jezui i rezistoi tundimit të Satanit në shkretëtirë, Satani e la për një farë kohe. Në qoftë se besimtarët vazhdojnë të kërkojnë Perëndinë, kur Satani përpiqet t’i largojë prej Tij, ata do të shohin se Satani më në fund do të largohet prej tyre.

Pra, çfarë duhet të bëjnë besimtarët me mendimet që Satani u shtie në mendje? A duhet t’i dëgjojnë ato? Ka shumë mendime që shqetësojnë besimtarët - por këto mendime nuk janë mëkatare. Në qoftë se besimtarët refuzojnë të lejojnë ato të qëndrojnë në mendjet e tyre. Vetëm atëherë kur besimtarët i mirëpresin mendimet e kota e pavlerë, ato bëhen mëkatare.

Në qoftë se besimtarët ndihen keq kur në mendjet e tyre kanë mendime pavlerë dhe në qoftë se luftojnë për t’i flakur ato jashtë, kjo është një shenjë se hiri i Perëndisë po vepron në ta dhe se besimi i tyre i krishter është i vërtetë. Mendimet mëkatare prishin jetën. Mendimet mëkatare shpien në veprime mëkatare dhe veprimet mëkatare shpien në brengë pa fund. Kështu që besimtarët duhet të luftojnë kundër mendimeve boshe dhe mëkatare.

Mbi të gjitha, besimtarët mund të largohen prej mendimeve të pavlefshme duke dëshiruar të mbushen me jetën e re që vjen prej Perëndisë. Këtë iu kërkonte apostull Pali besimtarëve të krishterë në Efes. Ai thotë se u dëshiron që e tërë fuqia e jetës hyjnore t’i mbushë gjithnjë e më shume (Efesianëve 3:19). Pali dëshironte të shihte në ta jetën e Perëndisë sa më shumë që të ishte e mundur!

BesimtarĂ«ve duhet t’u rritet dashuria pĂ«r ata qĂ« Ă«shtĂ« e shenjtĂ«. NjerĂ«zit mendojnĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« duan mĂ« shumĂ«. “Ligjin tĂ«nd e kam dashur pa kufi! GjithĂ« ditĂ«n merrem me tĂ«” (Psalmi 119:97). Psalmisti dashuronte atĂ« qĂ« thoshte PerĂ«ndia dhe mendonte gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s pĂ«r mendimet e PerĂ«ndisĂ«. NĂ« qoftĂ« se besimtarĂ«t dashurojnĂ« atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« e shenjtĂ«, ata do tĂ« mendojnĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« kĂ«naq PerĂ«ndinĂ«.

Së fundi, në qoftë se besimtarët nuk duan që Satani t’i shqetësojë me mendime pavlerë, nuk duhet të merren shumë me aktivitetet e kësaj bote. Aktivitete të tilla mund të mbushin mendjet e tyre me shqetësime. Mendimet e tyre do të jenë plot me shqetësime dhe brenga edhe kur t’i kthehen Perëndisë. Kështu besimtarët duhet të çlirohen nga mendimet e shqetësuara të kësaj jete dhe ta përqëndrojnë mendjen e tyre në lavdinë dhe madhështinë e Perëndisë. Atëherë Satani nuk do ta ketë të lehtë t’i mashtrojë me mendime pa vlerë.

Tani le të mendojmë për mënyrën e dytë që përdor Satani për t’i bërë besimtarët të harrojnë Perëndinë. Ai bën që njerëzit të ndihen të kënaqur me lutjet e tyre, me leximin e Biblës dhe me shoqërimin e tyre me besimtarë të tjerë. Të tillë besimtarë fillojnë të mendojnë se mund ta marrin jetën më lehtë dhe të mos jenë besimtarë shumë seriozë.

Kur Satani i tundon besimtarë kështu, ata duhet të kujtojnë këto katër fakte të rëndësishme:

SĂ« pari, çdo gjĂ« qĂ« besimtarĂ«t kanĂ« bĂ«rĂ« apo do tĂ« bĂ«jnĂ«, nuk Ă«shtĂ« e pĂ«rsosur. NĂ« çdo gjĂ« qĂ« bĂ«jnĂ« ka mĂ«kat. KĂ«shtu qĂ« tĂ« lutesh, tĂ« lexosh BiblĂ«n, apo tĂ« bĂ«sh ndonjĂ« aktivitet tjetĂ«r tĂ« krishter nuk ka pĂ«rse tĂ« krenohesh. PĂ«r kĂ«tĂ« arsye Davidi, i cili i shĂ«rbeu PerĂ«ndisĂ« kaq mirĂ«, pĂ«rsĂ«ri tha: “O Zot, mos mĂ« nxirr nĂ« gjyq; sepse para Teje askush s’mund tĂ« qĂ«ndrojĂ«” (Psalmi 143:2).

Së dyti, Perëndia i bekon besimtarët kur ata luten, lexojnë Biblën apo dëgjojnë predikimin. Të mos bësh këto gjëra do të thotë të humbasësh bekimin.

Së treti, besimtarët nuk shpëtohen prej mëkatit me anë të lutjeve, leximit të Biblës, apo nga ndonjë gjë tjetër që bëjnë, por nga çfarë ka bërë Jezu Krishti për ta. Ata duhet t’i besojnë vetëm Krishtit që të shpëtohen prej mëkatit. Sinqeriteti në një besim të tillë tregohet vetëm nga etja për të jetuar në një mënyrë që kënaq Krishtin. Ata që besojnë në Jezu Krisht dhe në drejtësinë e Tij nuk do ta dëgjojnë Satanin kur t’u thotë që të besojnë në atë që bëjnë vetë.