jump to navigation

A adhurojnë të krishterët tre Perëndi?

Postuar tek: Pse duhet ti besojë Jezusit?

Shkrimet e mësojnë qartë dhe e theksojnë se ka vetëm një Zot. “Dëgjo, pra, Izrael, ZOTI, Perëndia ynë është Një i vetëm!” (Ligji i Përtërirë 6:4) Fjala “një” në këtë fragment nuk do të thotë “i vetëm”, por do të thotë “njësh-unitet”. Përdoret e njëjta fjalë kur thuhet se burri dhe gruaja bëhen “një mish”

(Zanafilla 2:24) Shprehja “një mish” këtu flet për unitetin e plotë të çiftit të martuar. Te Numrat 13:23 “një” flet për filën e rrushit, megjithëse ka shumë kokrra rrushi në të. Pra, është e rëndësishme të kuptojmë se, megjithëse fragmenti te Ligji i Përtërirë 6:4 është një thënie korçize monoteizmi, ajo nuk e përjashton konceptin e Trinisë.

Kredoja Athanasiane e shpreh kështu besimin trinitar: “Ne adhurojmë një Zot në Trini dhe Trininë në unitet; në bëjmë dallim midis personave, por nuk e ndajmë esencën.” Vazhdon kështu duke thënë: “Të tre personat janë bashkarisht të përjetshëm dhe të bashkë barabartë me njëri tjetri, kështu pra …. ne adhurojmë unitetin e plotë në Trini dhe Trininë në unitet.” [18]

Doktrina e trinisë nuk është sezultati i spekullimeve, por i zbulesës nga lart. Nëse vetëm njerzit do të formonin një sistem fetar, do t’i bënin doktrinat e sistemit të lehta për tu kuptuar. Megjithatë Trinitia mbetet mister, pasi e tejkalon imagjinatën dhe përvojën tonë. Askush nuk do t’i kishe vajtur në mëndje të hamendësonte një koncept se ai i Perëndisë tonë në tre persona. Doktrina e trinisë nuk është themeluar nga spekullime të thjeshta, ajo na është zbuluar nëpërmjet Fjalës së Perëndisë.

Çfarë na zbulon atëhere Fjala e Perëndisë rreth doktrinës së Trinisë?

Në Dhjatën e Vjetër, Perëndia përdorte përemra dhe emra në shumës për t’iu referuar vetes. “Pastaj Perëndia tha: ‘ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me Ne’….” (Zanafilla 1:26) dhe “… të zbresim, pra, atje poshtë dhe të ngatërrojmë gjuhën e tyre” (Zanafilla 11:7).

Dhjata e Vjetër bën gjithashtu dallimin midis Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë. “..qysh në fillim nuk fola në fshetësi: kur këto fakte ndodhnin, unë isha atje. Dhe tani Zoti Perëndi, dhe Fryma e Tij më kanë dërguar. Kështu thotë ZOTI, Shpëngimtari yt….” (Isaia 48: 16,17)

Doktrina e trinisë shtjellohet më qartë në Dhiatën e Re ku mësohet se ekzistojnë tre persona që njihen si Perëndi.

Ati njihet si Perëndi. (Gjoni 6:27; Rom 1:7; Gal 1:1) “Pali, apostull jo nga njerzit, as me anë të njeriut, por nëpërmjet Jezu Krishtit dhe Perëndisë Atit, që e rinjgjalli prej se vdekurish.” (Gal 1:1) [19]

Biri njihet si Perëndi përmes karakteristikave të veta të brëndshme të cilat përshkruajnë mënyrat e veçanta në të cilat Ai ekziston dhe vepron.

  1. Jezusi është i përjetshëm. (Gjoni 8:58; 17:5,24; Kol 1:15; Gjoni 1:1) Profeti Mikea flet mbi ekzistencën e përjetshme të Jezusit. “Por ti, o Betlehem Efratah, megjithëse je i vogël midis mijërave të Judës, nga ti do të dalë për mua Ai që do të jetë sundues në Izrael, origjinat e të cilit janë nga kohërat e lashta, nga ditët e përjetësisë.” (Mikea 5:2) Jezusi ka ekzistuar që në kohërat e vjetra, që nga përjetësia. Ai ekzistonte përpara kohërave dhe kurrë nuk do të pushojë së ekzistuari.
  2. Jezusi është i kudogjendshëm. (Mat 18:20; 28:20; Gjoni 3:13; Efs 1:23)Krishti tha kështu për veten: “Askush nuk u ngjit në qiell, përveç Atij që zbriti nga qielli, pra, Birit të njeriut që është në qiell” (Gjoni3:13). Jezusi ishte mbi tokë e megjithatë, në të njëjtën kohë gjëndej në parajsë.
  3. Jezusi di gjithçka. (Luka 6:8; 11:17, Mat 24,25; Gjoni 16:30; 21:17; Kol 2:3) Apostulli Pal shkruan: “..Krishti, ku janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes” (Kol 2:3).
  4. Jezusi është i gjithfuqishëm. (Mat 9:11-25; 21:29; 28:18; Marku 5:11-15; Luka 4:38; Gjoni 5:19) Në librin e Hebrenjve Ai është “duke i mbajtur të gjitha me fjalën e fuqisë së Tij…” (Heb 1:3).
  5. Premtimet e Jezusit dhe personi i Tij janë të pandryshueshëm. “Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë” (Heb 13:8).

Biri, jo vetëm që njihet nga atributet e Tij të shenjta, por gjithashtu deklarohet Perëndi. Në librin e Hebrenjve, Perëndia Atë po i flet Birit të Tij: “Froni yt, o Perëndi, është në shekuj të të shekujve…” (Heb 1:8). Ndërsa tek Isaia 9:5 Jezusi quhet “Këshilltar i admirueshëm, Perëndi i fuqishëm…”. [20]

Fryma e Shenjtë gjithashtu njihet si Perëndi. Në librin e Veprave apostulli Pjetër i tha një burri të quajtur Anania: “…pse Satani ta mbushi zëmrën që të gënjesh Frymën e Shenjtë…?” Më vonë i thotë: “…ti nuk ke gënjyer njerzit, por Perëndinë!” (Veprat 5:3-4). Fryma e Shenjtë nuk është thjesht një ndikim ose një fuqi, por një person. Ai është një person me itelekt, (1Kor 2:11), me emocione (Rom 15:30; Efs 4:30) dhe vullnet (1Kor 12:11).

Fryma e Shenjtë gjithashtu njihet si Perëndi përmes cilësive të Veta të brëndshme që edhe përshkruajnë mënyrat e veçanta në të cilat Ai ekziston dhe vepron.

Fryma e Shenjtë është i dallueshëm prej Atit dhe Birit. “Por, kur të vijë Ngushëlluesi, që do t’ju dërgoj prej Atit, Fryma e së vërtetës, që del nga Ati im…” (Gjoni 15:26).

Fjala e Perëndisë na zbulon se ka vetëm një Perëndi. E megjithatë ekzistojnë tre Person që njihen si Perëndi. Të tre janë të bashkë përjetshëm dhe bashkë-barabartë. Një përkufizim i thjeshtë i trinitisë së Perëndisë thotë se ka vetëm një Perëndi të gjallë e të vërtetë, një në esencë, që ekziston përjetësisht në tre persona, Atë Bir dhe Fryma e Shenjtë (Mat 28:19; 2Kor 13:14).

Ata që përpiqen ta çkoklavisin këtë mister i njgjasojnë djalit të vogël i cili po gërmonte një gropë në rërë për të futur aty oqeanin. Perëndia është një qënie që qëndron përmbi të kuptuarit njerzor dhe atë që njohi pëe Të e dimë sepse Ai ka zgjedhur të na shfaqë. A mund të pretendojmë të kuptojmë me të vërtetë një qënie i cili ka krijuar kohën, hapsirën dhe energjinë, të cilat përmbajnë Universin?A mund ta kuptojmë një qënie që vetëkziston pa kurrfarë nevoje të jashtme?

Neve na duhet ujë, ushqim, veshmbathje dhe strehë që të jetojmë, pa përmendur oksigjenin. Gjithësesi Perëndia nuk ka nevojë për gjë. Ai nuk ka nevojë për kohë, hapësirë apo energji, sepse qëndron përmbi kohën dhe energjinë duke ekzistuar përmes fuqisë së Tij. Ai nuk ka nevojë për njeriun, sepse tashme ka një miqësi të përsosur me Vetveten, Atin Birin dhe Frymen e Shenjtë.

Megjithëse nuk ka një analogji të përsosur në përvojën njerzore që të shpjegojë ose të ilustrojë doktrinën e trinisë, mua më ka ardhur në ndihmë mendimi se të tre personat e trinitisë janë të njgjashëm me tre dimensonet e hapsirës. Hapsira ka gjerësi, lartësi dhe thellësi. Nëse njëra prej tyre mungon, hapësira nuk ekziston. Të tria dimensionet janë hapsirë. Ka vetëm një hapsirë në tre dimensione. Ati, Biri, dhe Fryma e Shenjtë janë e njëjta esencë e megjithatë të dallueshëm nga njëri tjetri. [22]