I Krishteri dhe Berberi ateist!
Postuar tek: HumorNjë krishterë i vërtetë dhe një berber ateist po ecnin pranë njëri – tjetrit, në njërën prej lagjeve të varfra të Çikagos. Ata hasën varferi, papastërti dhe mjerim në çdo anë. Berberi iu kthye të krishterit dhe i tha:
“Në qoftë se Perëndia do të ekzistonte me të vërtetë, dhe në qoftë se do të ishte Perëndi i dashurisë, siç u thua ti njerëzve, atëhere si mund të kishte një varfëri, mjerim dhe korrupsion të tillë në botë? Një Perëndi dashurie nuk do të mund të lejonte gjëra të tilla”.
I krishteri nuk iu përgjigj menjëherë, por në zëmër iu lut Zotit ta lejonte atë që të gjente një përgjigje të duhur. Pas pak, të dy takuan një pijanec krejtësisht të lënë pas dore. Ai kishte mustaqe dhe flokë të gjata, që me sa dukej, nuk ishte qethur për muaj të tërë, pasi i binin mbi jakën e këmishës.
“Ti, nuk mund të jesh berber i mirë” – iu drejtua i krishteri berberit, – “sepse përndryshe, ky njeri nuk do të dilte nëpër rrugë kaq i lënë pas dore”.
“Pse më bënë mua përgjegjës për të?” – U përgjigj tjetri i zëmëruar.
“Ke të drëjtë” – tha i krishteri – “dhe kjo është arsyeja pse njerëzit vazhdojnë të jenë skllevër të tillë të mëkatit dhe të veseve të këqija.
Ata nuk pranojnë të vijnë tek Zoti Jezus, i Vetmi që mund ta ndryshojë jetën e tyre të mjerë dhe t’i bëjë ata të lumtur përgjithmonë!!!