Ku ishte Jezusi në orën e 6 të kryqëzimit: në kryq apo gjykatë?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA ishte Jezusi në orën e gjashtë të ditës së kryqëzimit, mbi kryq (Marku 15:23) apo në gjykatën e Pilatit (Gjoni 19:14)?
(Kategoria: Është keqkuptuar konteksti historik)
Përgjigja e thjeshtë është se shkrimtarët sinoptik (Mateu, Marku dhe Luka) kanë përdorur një sistem tjetër të numrimit të orëve të ditës nga ai i Gjonit. Sinoptikët kanë përdorur sistemin tradicional hebraik, ku orët numroheshin nga lindja e diellit (përafërsisht ora 6:00 paradite me llogarinë moderne), duke qenë 9:00 paradite ora e kryqëzimit, që është ora e tretë sipas këtij sistemi. Gjoni, në anën tjetër, përdor ditën civile romake. Kjo llogariste ditën nga mesnata deri në mesnatë, siç e bëjmë ne sot. Plaku Plini (Historia e Natyrës 2.77) dhe Makrobiusi (Saturnalia 1.3) na tregojnë të njëjtën gjë.
Në këtë mënyrë, sipas sistemit romak të përdorur nga Gjoni, gykimi i Jezusit ishte në fazën përfundimtare nga ora gjashtë (6:00 paradite), që ishte ora e parë sipas llogaritjes hebraike, e përdour nga sinoptikët. Midis kësaj pike dhe kryqëzimit, Jezusi kaloi nëpër një rrahje të vrazhdë me kamzhik dhe vazhdimisht është përqeshur dhe rrahur nga ushtarët në Pretorium (Marku 15:16-20). Vetë kryqëzimi ndodhi në orën e tretë sipas llogaritjes hebraike, që është ora nëntë në atë romake, ose 9:00 paradite sipas mendimit tonë modern.
Ky nuk është një gërshetim mjeshtëror për t’i ikur problemit, pasi që mund të jetë plotësisht e arsyeshme që të supozohet që Gjoni ka përdorur sistemin romak, edhe pse ai ka qenë gjithashtu hebre si Mateu, Marku dhe Luka. Ungjilli i Gjonit është shkruar pas këtyre tre ungjijve, nga viti 90 pas Krishtit, kur ai po jetonte në Efes. Efesi ishte kryeqyteti i krahinës romake të Azisë, prandaj Gjoni sigurisht do të ishte mësuar të llogariste ditën sipas përdorimit romak. Një dëshmi tjetër që ai e ka bërë këtë është gjetur tek Gjoni 20:19: “Pastaj në mbrëmjen e ditës së parë të javës”. Kjo ishte mbrëmja e së Dieles, që në mendimin e judenjëve ishte aktualisht pjesa e ditës tjetër, ku secila ditë fillonte me perëndimin e diellit. (Archer 1994:363-364)