jump to navigation

Kur u kryqëzua Jezusi: Pas ose para Pashkës?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A është kryqëzuar Jezusi gjatë ditës, pas darkës së Pashkës (Marku 14:12-17) ose para darkës së Pashkës (Gjoni 13:1,29,30; 18:28; 19:14)?

(Kategoria: Është keqkuptuar konteksti historik)

Jezusi është kryqëzuar gjatë ditës para darkës së Pashkës. Arsyeja pse Marku duket se thotë që kjo ndodhi pas darkës ka të bëjë me kulturën dhe kontekstualizimin. Dëshmia nga Ungjijtë që Jezusi vdiq në mbrëmjen e Pashkës, kur darka e Pashkës tashmë do të ishte ngrënë pas perëndimit të diellit, është shumë e vërtetë. Para se të gërmojmë (edhe pse shkurtimisht) në këtë çështje, ia vlen të përmendim që tek Marku 14 shënon që Jezusi nuk e ha Pashkën me dishepujt e tij. Luka 22:1 thotë që ishte “Festa e të Ndormëve” që quhet Pashkë. Ashtu siç sugjeron edhe emri, një pjesë e darkës së Pashkës ishte ngrënia e bukës pa maja.

Ishte një urdhërim të cilin populli izraelit e zbaton edhe sot për këtë darkë, sepse Perëndia e bën tepër të qartë që “do të hani bukë të ndorme dhe kushdo që do të hajë diçka të mbrujtur, do të këputet nga asambleja e Izraelit.Nuk do të hani asgjë të mbrujtur.Në të gjitha banesat tuaja do të hani bukë të ndorme.” Shiko gjithashtu te Eksodi 12:1-20. Fjala greke për “bukën e pa maja” është “azymos”. Kjo fjalë përdoret nga Marku në “Festën e të Ndormëve”, kapitulli 14 vargu 12. Fjala greke për bukën e zakonshme (me maja) është “artos”. Të gjithë shkrimtarët e Ungjijve, përfshirë edhe Marku, bien dakord që në këtë darkë të fundit me dishepujt e tij, buka që hëngrën ishte artos, pra me fjalë të tjera bukë me maja. “Dhe ndërsa ata po hanin, Jezusi mori bukë [artos], e bekoi, e theu dhe ua dha atyre duke thënë: Merrni, hani; ky është trupi im.” Marku 12:22. Prandaj ka shumë të ngjarë që kjo darkë nuk ishte darka e Pashkës. Përdorimi i fjalëve të ndryshme në fragmentin e njëjtë e sugjeron fortë këtë gjë. Sepse do të ishte e papërfytyrueshme për ata të hanë diçka që Perëndia kishte urdhëruar që të mos e hanin (bukën me maja-artos), dhe të mos hanë atë që ishin të urdhëruar ta hanin (bukën pa maja-azymos).

Prandaj, pasi që kjo është e vërtetë, çfarë do të thotë Marku tek vargje 12-17? Së pari, ne lexojmë, “kur flijohej Pashka”. Eksodi 20:1-8 thotë që kjo duhet të ndodh në ditën e 14 të muajit Nisan të hebrenjve. Mirëpo, ekzistonte një debat sa i përket se kur ishte kjo ditë, për shkak të debatit në lidhje me kalendarët e ndryshëm që përdoreshin për llogaritjen e ditëve të festës. Është e mundshme që tradita të ndryshme ishin të përhapura edhe në kohën e Jezusit. Prandaj, vërtet mund të ishte e “zakonshme” që qengji të flijohej atë ditë për disa, edhe pse shumë vetë, me siguri shumica prej tyre, vlerësuan që Pashka do të ishte mbrëmjen tjetër. Së dyti, dishepujt e pyesin Jezusin “Ku dëshiron të shkojmë dhe të përgatisim për ta ngrënë Pashkën?” Ata nuk e kishin fare idenë që Jezusi do ta jepte jetën e tij për mëkatet e botës ashtu si qengji i Pashkës tek Eksodi 20 shpëtonte izraelitët nga zemërimi i Perëndisë mbi Egjiptin.

Jezusi ju kishte shpjeguar atyre, por ata nuk e kishin kuptuar për shumë arsye, duke përfshirë këtu edhe brohoritjen e njerëzve për të si Mesia në Hyrjen Triumfuese, që akoma po “tingëllonte në veshët e tyre”. Ai nuk thotë që ai do ta hante me ta. Ai dëshironte ta bënte këtë gjë, por e dinte që nuk do ta bënte. Këtu nuk ka anjë vend për deklaratë dogmatike që Pashka duhet të hahej në të njëjtën ditë kur dhoma ishte e pajtuar ose përgatitur. Në të vërtetë, populli izraelit, për shkak të Eksodit 12, përgatisnin tërësisht shtëpitë e tyre për Festën e të Ndormëve. Së treti, Ungjijtë në njëfarë mënyre shprehen për darkën e fundit nga pikëpamja e përmbushjes. P.sh. Luka regjistron Jezusin duke thënë që ai ka pasur dëshirë të madhe për ta ngrënë “këtë” Pashkë bashkë me ta. Pra, a thotë Luka këtu që kjo ishte darka e Pashkës?

Kjo është për t’u dyshuar , për shkak të përdorimit të fjalës artos dhe azymos, midis arsyeve të tjera. Jezusi e bëri këtë darkë të fundit të ngjashme me darkën e Pashkës (por jo si ajo e vërteta). Ai dëshironte të kishte këtë miqësi të veçantë me dishepujt e tij, shokët e tij, duke qenë krejt i vetëdijshëm për agoninë përmes së cilës do të kalonte, disa orë më vonë. Ai gjithashtu dëshironte t’u tregonte dishepujve të tij që Pashka bënte fjalë për të; që ai ishte flijimi që do të sillte Besëlidhjen e Re të cilën Perëndia e kishte premtuar (shiko pyetje nr. 64 dhe nr. 34)ashtu si qengji që ishte therur 1500 vjet më parë për të shpëtuar popullin e Izraelit nga zemërimi i Perëndisë. Ai ilustroi përmes darkës që ai ishte “Qengji i Perëndisë që heq mëkatin e botës” siç tha Gjon Pagëzori për Jezusin (Gjoni 1:29). Ai kishte dëshirë që ta hante së bashku me ta sepse ai thotë, “unë nuk do të ha më të tillë derisa ajo të plotësohet në mbretërinë e Perëndisë” (Luka 22:16). Vdekja e tij ishte përmbushja e kësaj, “Sepse Pashka jonë,që është Krishti, u flijua për ne” (1Korintasve 5:7). Nëse ky kuptim është i saktë (njëra nga dy shpjegimet e mundshme që unë i kam zgjedhur për shkak të kërkimit tim të tanishëm), atëherë këtu nuk ka mospërputhje. Jezusi vdiq para darkës së Pashkës.