jump to navigation

Kur u kthyen dishepujt në Galile: menjëherë apo pas 40 ditëve?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Pas porosive të dhëna nga Jezusi, a u kthyen dishepujt menjëherë në Galile (Mateu 28:17) apo pas së paku 40 ditëve (Luka 24:33;Veprat 1:3-4)?

(Kategoria: Nuk është lexuar i tërë teksti dhe është cituar gabimisht)

Kjo mospërputhje e supozuar shtron pyetjen se a janë kthyer dishepujt në Galile pas kryqëzimit. Nga Mateu 28:17 sillen prova që ata u kthyen menjëherë, dhe nga Luka 24:33 dhe 49 dhe Veprat 1:4 që ata u kthyen pas së paku 40 ditëve. Mirëpo të dyja supozimet janë gabim. Duket sikur Jezusi ju shfaq atyre disa herë; nganjëherë veç e veç, nganjëherë në grupe, dhe ndërsa gjithë grupi mblidhej së bashku, dhe gjithashtu së paku ju shfaq Palit dhe Stefanit pas ngritjes (shiko 1Korintasit 15:5-8, dhe Veprat 7:55-56).

Ai u shfaq në Galile dhe në Jerusalem dhe në vende të tjera. Mateu 28:16-20 është një përmbledhje e të gjitha shfaqjeve të Jezusit, dhe për këtë arsye nuk këshillohet të vihet theksi i tepërt në kronologjinë e kësaj të dhëne, ashtu siç duket se Shabiri e ka bërë. Argumenti i dytë në këtë gjoja mospërputhje është një argument më i dobët se ai të cilit ju përgjigjëm më lartë. Dhe kjo për arsye se Shabiri nuk i ka cituar plotësisht Veprat 1:4, që thotë: “dhe duke u gjetur bashkë me ta, i urdhëroi ata që të mos largoheshin nga Jerusalemi, por të prisnin premtimin e Atit, që, tha ai, e keni dëgjuar nga unë.”

Autori i Veprave, Luka, në këtë pasazh nuk e specifikon se kur i tha Jezusi këto fjalë. Mirëpo në ungjillin e tij ai e bën të njëjtën gjë, sikur Mateu, dhe grupon së bashku të gjitha shfaqjet, prandaj nuk do të ishte e mënçur që sërish të lexojmë në mënyrë tepër kronologjike pasazhin e Llukës 24:36-49. Por është e dukshme nga Ungjilli i Mateut dhe i Gjonit që disa nga dishepujt shkuan së paku në Galile dhe e takuan Jezusin atje; me sa duket pas takimit të parë në Jerusalem dhe me siguri përpara përfundimit të periudhës dyzetditore, para ngritjes së Jezusit në Qiell.