jump to navigation

Kualitetet e supozuara të Kuranit

Postuar tek: Mbi Kuranin

Duke vazhduar më tutje, ne kemi të bëjmë me vetë librin, dhe pyesim se nëse kualitetet e supozuara të tij i japin të drejtë në deklarimin e pozitës unike krahas me Shkrimet e mëparshme.

Shenjtëria e Kuranit

Përderisa myslimanët mbajnë një shikim të lartë për të gjitha Shkrimet, duke përfshirë Dhiatën e Re dhe të Vjetër, ata insistojnë në pozitën unike dhe supreme të Kuranit, duke deklaruar epërsinë mbi të gjitha  e tjera, sepse sipas tyre, “kurrë nuk është shkruajtur nga njerzit dhe kurrë nuk është njullosur me mendime apo stile njerzore”. Ashtu siç kemi përmëndur më herët, shpesh referohet si “Nëna e Librave” (e marrë nga sura 43:3).

Pasi që Kurani është një libër aq shumë i nderuar, për këtë trajtohet sikur të ishte i shenjtë në vete. Hetimet në burimet e saj konsiderohen si blasfemi. Në shumicën e xhamive në të cilën kam shkuar, asnjera nuk do të lejonte që Kurani të prekte dyshemenë. Në vënd të saj, secili individ është i shtyrë që të përdor mbajtëse të librit të dekuruar bukur, për ta vendosur Kuranin, përderisa ata lexojnë përmbatjen e tij. Shokët e mi myslimanë janë tmerruar kur kanë kuptuar se të krishterët jo vetëm se e rendisin Biblën afër librave më pak të rëndësishme, por ata edhe shkruajnë të dhëna në, marginat e saj.

Fuksioni i Kuranit atëhere duket se është në kundërshtim me atë të Biblës. Kjo nxjerrë jashtë edhe një dallim të qartë në mes të pikpamjeve mbi zbulesën e të dy besimeve.

Merrni shëmbullin e një njeriu të moshuar të cilin e takova në xhaminë e Pensilvanisë, i cili ishte i respektuar për arsye të aftësisë së tij për të cituar vargje përmendësh nga Kurani, dhe kishte titullin hafuz, por ende nuk e kam atë duke udhëhequr ndonjë diskutim kuranor, një arabi saudit të ri iu është dhënë kjo përgjegjësi. Kur e pyeta, “pse?” më është thënë se zotëriu i moshuar nuk kuptonte arabisht mirë (të mbajturit mënd nuk komandon kuptimin). Isha i shokuar kur kuptova se njeriu i cili kishte kaluar vite për të mësuar përmëndësh Kuranin, ende nuk kishte urti për të kuptuar përmbatjen e mesazheve. Atëhere s’është për tu çuditur, se pse myslimanët nuk kanë aq shumë dëshirë për t’i përkthyer librat e tyre më të shenjta. Merita është gjetur në leximin rutinor të Kuranit në Arabisht për memorizim, dhe jo në porosi të tij.

Një shëmbull tjetër është se një nga shokët e mi këtu në Londër i cili e konsideronte Kuraninn si esenca e bukurisë, dhe ofroi sure të veçanta si shembuj. Por ende, kur unë kërkoja që ta përkthej tekstin ai nuk mundej. Disa studentë pakistanezë në universitetin ku unë shkoja, mund të citonin vargje të posaçme, admironin bukurinë e tekstit, por kishin shumë vështirësi në sqarimin e kuptimit të tyre.

Këtu pra kemi çelsin i cili u drejtohet dallimeve mes shkrimeve të krishtere dhe myslimane. Në botën myslimane, talismanët e lëkurës të cilët e mbajnë në trup shiten jashtë xhamive (nganjëherë të quajtura Giri-giri). Mbrenda këtyre talismanëve mund të gjejmë  pjesë të paluara prej letre të cilat përmbajnë të shkruajtur ndonjë ajet apo varg nga Kurani. Këto vargje supozojnë se kanë fuqi për t’i mbrojtur nga e keqja dhe sëmundjet.

Për këta myslimanë shkronjat e Kuranit janë të mbushura/frymëzuara me fuqi supernatyrore. Krishterimi qëndron kundër kësaj pikpamje të fjalës së shkruar të Perëndisë. Ne besojmë se fuqia dhe autoriteti për shkrimin nuk vjen nga letra në të cilin është e shkruar por nga fjalët të cilat e shprehë. Ne besojmë thjesht se Bibla është dëshmi e zbulesës së Perëndisë tek njerzimi, dhe nuk është e shenjtë në vetvete. Është një tekst i cili duhet të lexohet dhe studiohet, sikurse një libër që lexohet dhe studiohet në shkollë. Për këtë, rëndësia e saj gjendet në përmbajtjen e saj, se në faqet fizike të saj sikur gazetat që lexohen dhe hudhen, edhe pse lajmet të cilat i përmban mund të mbesin të vulosura në mëndjen e lexuesve për vitet që vijnë.

Ndoshta, kritikat e myslimanëve se të krishterët e keqpërdorin Biblën është rezultat i keqkuptimit të qëllimit të saj. Sapo të kuptojmë rëndësinë e shkrimit asgjë më shumë se një depo e fjalës së Perëndisë, atëhere ne mund të kuptojmë se të krishterët nuk  ndiejnë asnjë urdhër  kundër shkruaarjes në margjinat, ose kundër vendosjes së saj në dysheme (edhe pse shumë të krishterë nuk do të donin që ta bëjnë një gjë të tillë për shkak të respektit që ka në porosinë e saj). Pikpamjet e shumta për Kuranin barten edhe në sfera të tjera gjithashtu, disa nga të cilat do t’i diskutojmë.

Stili superior i tij

Shumë myslimanë pohojnë se superioriteti i Kuranit mbi të gjitha zbulesat e tjera është  pikërisht se ka stil letrar të sotisfikuar. Ata citojnë  suret 10:37-38, ose 2:23, ose 17:88 të cilat thonë:

Ata do të thonë se ‘Muhamedi e trilloi atë? Përgjigja “Sillni pra ju një kaptinë të ngjashme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos Allahut, po që jeni të drejtë në atë që thoni”.

Kjo mburrje përsëritet edhe në hadithe (Mikshat III, fq.664) e cila thotë

“Kurani është mrekulli e madhe nga mrekullitë e botës. Sikur ky libër nuk ka edhe ndonjë tjetër në botë, për nga mënyra e stilit, diskursit, retorikës, mendimeve, melodisë, rimës si dhe ligjeve që rregullojnë fatin e  njerzimit”.

Prandaj myslimanët duke parë se nuk ka ndonjë evidencë litrare të njgjashme, kjo siguron se Kurani është “mrekulli e dërguar prej Perëndisë, dhe nuk  është shkruar thjesht nga asnjëri prej njerzëve”. Ironikisht tani e dimë se shumë tregime dhe pasazhe në Kuran janë marrë nga dokumentet apofrike me origjinë hebreje dhe zoroastiane të shekullit të dytë, pas K nganjëherë fjalë për fjalë, e nganjëherë ide për ide (do të diskutohet më vonë). Për të mbështetur këtë besim të lartësuar në shkrimin e tyre, shumë përkthyes kuranorë kanë një prirje për t’i mveshur përkthimet e tyre në një stil i cili është mjaft arkaik dhe “fjalëmadh”, kështu që për një numër personazhesh duhet të përdorim fjalorët për të shqyrtuar kuptimin e tyre. Por, këto përkthime  para qindra viteve nuk janë konceptuar.

Kjo parafësisht është një taktikë e përkthyesve për t’i dhënë tekstit një shfaqje dinjiteti dhe vjetërsie për të cilin, ata shpresojnë, se do të ushtrojnë kthimin e inspirimit të besueshmërisë. Në përgjigje ne duhet të pyesim se a mundet që Kurani të konsiderohet si i shkruar nga një njeri, përderisa ne e dimë se Kuranin të cilin e kemi sot nuk është shkruar nga Muhamedi por është përmbledhur dhe më pas është kopjuar nga një grup njerëzish 14 deri 20 vjet me vonë, dhe këta kanë marrë atë çfarë kanë gjetur në kujtesën e tyre, po ashtu edhe vargjet të cilat kanë qënë të shkruara në eshtra, gjethe dhe gurë e pastaj ata i dogjën të gjitha dëshmitë e ndonjë kopjeje tjetër.

Ku është mrekullia në atë?. Kërkimet më të vona po e çrrënjosin këtë teori. Sipas të dhënave më të fundit, Kurani nuk ishte dokumenti i plotë i dhënë Muhamedit. Shumë nga ajo që është përfshirë në Kuran kanë qënë shtojca të cilat ngadalë janë shtjelluar gjatë periudhës së viteve 150-200, derisa e bënë një kanun diku në shekullin e tetë apo të nëntë. Nëse kjo është e vërtetë, dhe duket se është teoria më e mirë dhe e cila është më e azhuruara atëhere autoriteti i Kuranit si mrekuli e dërguar poshtë nga parajsa është vërtet  shumë i dobët, i pamjaftueshëm.

Por për hir të argumentit, le të pyesim nëse Kurani mund të konsiderohet unik në llojin dhe përmbatjen e tij. Logjika e pohuar për të qënë Kurani unik sipas Dr. Anis Shorrosh është i paligjshëm: Nuk e dëshmon me insperimin e tij sesa fuqinë e një burri që demostron mënçurinë e tij, apo bukuria e gruas, virtytin e saj. Një libër gjukohet drejt vetëm nga mësimet, parimet dhe përmbatja, e jo nga arti i të folurit bukur, elegancës apo fuqisë poetike (Shorrosh 1988:192).

Më tutje, dikush duhet të pyes se çfarë kriteresh janë përdorur për të matur një pjesë letrare kundër tjetrës. Në çdo gjuhë të shkruar duhet të jetë “pjesë më e mirë” e literaturës.  Merrni p.sh vedat indiane (1,000-1,500 para K), apo poezitë gojore në greqisht, Iliadën dhe Odisen nga Homeri, apo Epin e Gilgameshit, Kodin e Hummurabit dhe Librin e të Vdekurve nga Egjipti, të gjitha këto që konsiderëhen si kryevepra klasike, dhe të gjitha këto i paraprinë Kuranit.

Për më tutje: A do ti krahasonim veprat e Shekspirit me Kuranin? JO! Ato janë plotësisht të zhanreve të ndryshme. Edhe pse shumë pak njerëz nuk pajtohen me faktin se dramat dhe sonetet e Shekspirit janë më të mirat në gjuhën angleze, askush nuk do të pohonte se për këtë edhe ishin hyjnore. Për të treguar kotësinë e një argumenti të tillë, nuk duhej të merrnim një person të mrekullushëm për të cituar veprat klasike në një përgenjishtrim. Ato do të mund të përdornin shëmbuj si lutja e shkruar nga Francis i Assist (nga shekulli i 12), apo lutja e Tomas Aquinas (në shekullin e 13), apo një pjesë nga Shkrimi ynë, si Psalmi 23 apo ndonjë psalm tjetër, apo madje shëmbëlltyrat tek Ungjilli i Gjonit, apo evidencat e nderlikuara tek Letra e Romakëve, apo kapitulli mbi dashurinë tek 1 Korintasve 13.

Të gjitha këto do ti deklaronin Kuranit se janë më superiore. Ne i njohim të gjithë aotorët e këtyre pjesëve të literaturës, të gjithë ishin njerëz të përulur; njerëz të cilët do të rrënjqetheshin po qe se ne do t’i konsideronim shkrimet e tyre disi të lartësuara sikur të jenë hyjnore. Për ti bërë këto dallime më të qarta, krahaso për shëmbull:

  1. Suren 76:29:30 (apo 16:93) dhe  1 Timoteun 2:4, Luka 15:3-4, Gjoni 10:14,18;
  2. Suren 111 dhe lutja e Francisit të Assisit (shiko Nehls, të Krishterët pyesin mysliamnët, shembulli 11, faqe 75);
  3. Suren 4:74,84; 5:33; 48:16-17 dhe Mateu 5:3-12;
  4. Suren 109 dhe Psalmi 23;
  5. Suren 24:2 dhe Gjoni 8:3-12;
  6. Suren 2:222-223;  4:11,24,34,176 dhe Efesianëve 5:22-25;
  7. Suren 9:29 dhe 1 Korintasve 13:4-7;
  8. Suren 33:35, 56-57 dhe Mateu 20:25-28;
  9. Suren 55:46-60; 56:22-26,35-38 dhe Zbulesa 21:1-8; 22-27;  22:1-6.

Ju mund të ndjeni se selektimi i sureve nuk kanë qënë me citatet nga Bibla dhe lutja, dhe kemi të drejtë. Por duhet të mbani mënd se deklarimi i Kuranit është “të prodhoj kapituj të njgjashëm”. Një kapitull do të nënkuptonte çfarëdo kapitulli, dhe natyrisht siç i kam bërë këtu ata kapituj të cilët janë të njgjashëm në lloj në përmbajtje. Jam në dijeni se e kundërta mund të bëhej, se tekstet biblike do të mund të merrnin dhe të kundërvihen në një mënyrë të njgjashme, po për çfarë qëllimi? Ne nuk bëjmë deklarata ashtu siç bën Kurani, se Bibla është superiore në të gjitha pjesët e literaturës. Në fakt shumë deklarata dhe njgjarje të përshkruara në Bibël janë shënime historike, duke përfshirë citatet e shqiptuara nga kundërshtarët e Perëndisë, të cilët nuk e reflektojnë patjetër pëlqimin, mendimin dhe vullnetin e Perëndisë.

Të nxjerrura nga konteksti tekstet e tilla mund dhe janë keqpërdoruar shumë spesh për të mbështetur vetëm një pamje apo mendim. Qellimi ynë këtu është që ta konsiderojmë se nëse Kurani në të vërtetë ka llojin superior, i atillë që është unik mes shkrimeve të Perëndisë. Nga ajo që dini tani, atëherë, ju duhet të vendosni.

Kualitetet letrare të Kuranit

Për çfarë kualitete të supozuara letrare të Kuranit bëhet fjalë? Përderisa të krishterët dhe folësit sekularë arabë ka të njgjarë se i çmojnë kualitetet poetike të Kuranit, mirpo kushdo që ka një njohuri rreth Biblës dhe rreth Kuranit që të lexojë do ta kuptojë menjëherë se ka të bëjë me një literaturë plotësisht ndryshe me atë të Biblës.

Bibla përmban më shumë rëfime historike, përderisa Kurani përmban shumë pak. Bibla na sqaron çdo terminologji dhe territor të panjohur, kurse Kurani hesht. Në fakt, vetë struktura e Biblës, që përmban librarinë nga 66 libra, të shkruara për 1,500 vjet, zbulon se është renditur sipas kronologjisë, subjektit dhe temës.

Në anën tjetër Kurani lexohet si një grumbullim i deklaratave dhe ideve konfuze dhe në rrëmujë, të ndërhyra shumë shpesh me disa marrëdhënie të vogla në kapituj dhe vargje paraprirës. Shumë sekularë pranojnë se është aq e rastësishme se në përmbatjen e Kuranit kërkohet të bëhet çmos që të deportohet nëpër të! Shkollari sekular gjermani Solomon Reinach në analizat e tij të ashpëra, thotë:

“Nga pikpamja letrare, Kurani ka shumë pak merita. Recitimi, përsëritja, kamallëku, mungesa e logjikës dhe e kohërencës goget nga të gjitha anët e lexuesit e papërgatitur. Është nënçmuese për intelektin njerzor për të menduar se kjo literaturë mediokre ka qënë subjekt i një numri të madh komentarësh, dhe miljona njerëz ende janë duke humbur kohë duke absorbuar atë”. (Reinach 1932:176)

McClintock dhe enciklopedia e Strongut konkludojnë këtë:

Çështja e Kuranit  është tepër  jokohërente dhe moralizuese, libër që dukshëm është pa rënditje logjike të mendimeve si e tëra ashtu edhe në pjesët e saj. Kjo pajtohet me mënyrën e parregullsisë dhe parëndësisë në të cilën thuhet se është dërguar. (McClintock dhe Strog 1981:151).

Madje edhe shkollari mysliman Dashti ankohet për defektet letrare të Kuranit, duke thënë:

“Fatkeqësisht Kurani ka qënë i redaktuar dhe përmbatja e saj është organizuar në mënyrë shumë të topituar”.

Ai konkludon se:

“Të gjitha studentët e Kuranit pyesin se pse redaktorët nuk kanë përdorur metodat e natyrshme dhe logjike për rënditjen e zbulimeve sipas datave, siç ishte në kopjen e tekstit të humbur të ‘Ali ibn Talebit’ (Dashti 1985:28).

Duke lexuar Kuranin, do të zbuloni se të 114 suret jo vetëm që kanë emra të çuditshëm për tituj (si Lopa, Bleta, Plaçkat, apo Shpella), por sistemimi i tyre nuk është i renditur në mënyrë kronologjike. Madhësia apo gjatësia kanë të bëjnë me shumë me sekuencat e sureve sesa me ndonjë faktor tjetër, duke filluar me suret më të gjata dhe duke mbaruar tek ato më të shkurta. Edhe përbrënda të njëjtës sure gjejmë kronologji të përzier. Asaj kohe, brënda të njëjtës sure u bë një përzierje e zbulimeve mekiane (Meka) dhe mediane (Medina) kështu që edhe madhësia nuk është e pagabueshme në datimin e tyre.

Një problem tjetër është ai i përsëritjes. Kurani është paracaktuar të mësohet përmëndësh nga njerzit analfabet dhe joedukat pasi që ata nuk mund ta lexonin. Për këtë angazhohet në principet e përsëritjes së pafund  të njëjtit material vazhdimisht (Morey 1991:110) E tërë kjo i shpie në konfuzion lexuesit fillestar, dhe jep rritje në dyshimet në lidhje me kualitetet letrare të mburrura të Kuranit.

Në kontrast me Biblën, e cila është shkruar disa qindra vjet më parë nga autorë të ndryshëm, dhe  rrjedh lehtë që nga krijimi i botës deri tek profecitë në lidhje me fundin e universit. Kurani që supozohet të jetë i shkruar vetëm nga një njeri, Muhamedi, gjatë një periudhe prej 20 vitesh, duket se s’ka arritur askund dhe flet jashtë çështjeve të tij personale dhe politike dhe të shoqëruesve të tij në një kohë të veçantë të historisë. Pa kurrfarë lidhje logjike mes një sure  me tjetrën në rradhë, sura është mbetur e pakompletuar, duke pritur që tregimi të jep pak kuptim. Nuk është çudi që pak veta i gjen se vështirë e marrin seriozisht atë çfarë deklaron hadithi, se Kurani është “libër që nuk ia kalon asnjë tjetër në botë”, i denjë për kah insperimit hyjnor?

Arabishta e pastër e Kuranit

Myslimanët besojnë se gjuha arabe është gjuha e Allahut. Ata gjjithashtu besojnë se pasi Kurani është përfekt është edhe prezantimi i saktë i fjalës së Allahut. Për këtë arsye vetëm Kurani na arabisht konsiderohet si autoritet. Për këtë edhe nga ata të cilët  nuk flasin arabisht kërkohet që ta lexojnë dhe mësojnë përmëndësh Kuranin në gjuhën arabe, pasi që përkthimi kurrë nuk di t’ia arrinte të zëvëndësojë gjuhën e Allahut. Pra a është Kurani dokument arab për  çfarë myslimanët deklarojnë të jetë? Përgjigja është e qartë “JO!”. Ka shumë fjalë të huaja apo fraza të cilat janë të përdorura në Kuran, disa nga ato i kanë fjalët e përafta në arabisht, e disa nuk i kanë.

Artur Jeffry, në librin e tij Fjalori i Huaj në Kuran, ka përmbledhur diku rreth 300 faqe që kanë të bëjnë me fjalët e huaja në Kuran, që shumë prej tyre duhet të kenë qënë përdorur edhe para Kuranit në arabisht, por një numër i madh i fjalëve duhet të ketë qënë përdorur fare pak para se të përfshiheshin në Kuran.

Dikush mund të pyesin se pse janë huazuar këto fjalë, përderisa kjo krijon dyshim se nëse “gjuha e Allahut” është mjaft e aftë për t’i sqaruar dhe zbuluar të gjitha ato që kishte për qëllim Allahu. Disa nga fjalët  e huaja përfshijnë:

  1. Faraon: fjalë egjiptiane e cila nënkupton mbret apo sundimtar, e cila është përmëndur 84 herë në Kuran.
  2. Adam dhe Eden: fjali akadiane të cilat janë të përsëritura 24 herë. Një tërm më korrekt për “Adam” në arabisht do të ishte Basharan ose insan, nënkupton “njerëzim”, për “Eden” në arabisht do të ishte fjala janna, e cila nënkupton “kopsht”.
  3. Abraham (nganjëherë e regjistruar si Ibrahim): rrjedh nga gjuha arisiane. Fjala korrekte e përafërt arabe do të kishte qënë Abu Rahem.
  4. Fjali persiane, Harrot dhe Maroot janë emra persianë për engjëjt. Shirat nënkupton “shtegu” dhe e ka fjalën e parafërt arabe që është Altareq. Hoor nënkupton “dishepull” dhe e ka fjalën e parafërt arabe që eshtë Tilmeeth. Xhin nënkupton “demonët e mirë apo të këqinj” dhe e ka fjalën e përafërt në arabisht Ruh. Firdaus nënkupton “qiell/parajsa më e lartë apo e shtatë” dhe e ka fjalën e përafërt që është, Jannah. Taboot, taglouth, Zakat, Malakout të gjitha këto janë fjalë siriane të cilat janë përfshirë në Kuran.
  5. Fjali hebreje: Heber, Sakinah, Maoon, Taurat, Jehannin, Tufan (përmbytja) të gjitha këto  janë fjalë  hebreje të cilat janë përfshrië në Kuranin arabisht.
  6. Fjali greke: Ingjil që ka nënkupton “ungjill” është huazuar, edhe pse e ka fjalën e parafërt në arabisht, Bisharah.
  7. Iblis nuk është në arabisht, por korrupcion i fjalëve greke, djajtë.
  8. Aramishtja e krishtere: Qiyama është fjalë aramike që nënkupton rinjgjalljen
  9. Etiopishte e krishterë: Malak (2:33) është fjalë etiopiane që nënkupton engjëll.