jump to navigation

Kreu 1

Postuar tek: Kundërshto Djallin më: 09, 20, 2008

Ky libër tregon mënyrat që Satani, armiku i të gjithë besimtarëve në Jezu Krishtin, përdor për t’i shpënë ata në mëkat. Satani dëshiron t’i ndajë besimtarët prej Jezu Krishtit, Atit dhe vullnetit të Tij. Në përpjekjen për të realizuar këtë Satani është shumë i zgjuar. Ai do të përpiqet t’i çojë ata në mëkat pa ditur ç’po ndodh. Satani dëshiron qe besimtarët të mëkatojnë pa kuptuar se janë duke mëkatuar.

Ka katër çështje të cilat duhet t’i mësojnë të gjithë të krishterët. Ata duhet të mesojnë për Zotin Jezu Krisht, për Biblën, për vetveten dhe për zgjuarsinë e Satanit në përpjekjet e tij për t’i ndarë besimtarët prej Zotit. Satani është një armik mizor. Ai është kërcënues dhe inatçor - dhe i tregon këto tipare kundër Zotit dhe njerëzve të tij sa herë që t’i jepet rasti. Satani dëshiron që t’i mjerojë dhe hidhërojë njerëzit e Zotit. Ai e di se mbajtja e tyre në mëkat do t’i mjeronte ata më tepër se çdo gjë tjetër. Satani i përdor të gjitha llojet dhe mënyrat e zgjuara për t’i bërë besimtarët të mëkatojnë.

Satani është gjithashtu një armik i fuqishëm. Ai është më i fortë se sa janë vetë besimtarët. Për shkak të fuqisë së tij të madhe Satani është i aftë të dëmtojë dhe ndëshkojë besimtarët. Satani nuk dëshiron që besimtarët të mësojnë se sa i fortë dhe i plotfuqishëm mund të jetë ai. Pra, të gjithë besimtarët kanë nevojë të dinë se: Satani është një armik i fortë; Satani është një armik mizor. Kështu unë dëshiroj t’ju paralajmëroj për mënyrat që përdor Satani për të dëmtuar besimtarët. Unë dëshiroj që besimtarët të lexojnë këtë libër dhe të bëhen besimtarë të fortë e t’u rezistojnë të gjitha sulmeve djallëzore të Satanit. Atëherë pra, jo vetëm lexoni fjalët e këtij libri por mësoni dhe veproni. Të gjitha mësimet e krishtere dëshirojnë të bëjnë më shumë se sa thjesht t’i ndihmojnë besimtarët të kuptojnë të vërtetën.

Ata kanë nevojë të kuptojnë vullnetin e Zotit por edhe ta zbatojnë atë. Jezusi thotë: Këtë ju e dini tani; gëzimi i pafund ju pret në qoftë se veproni kështu (sipas vullnetit të tij) (Gjoni 13:17). Ka shumë vende në Bibël ku ne paralajmërohemi për zgjuarsinë e Satanit. Besimtarët duhet të jenë të fortë që t’i rezistojnë atij. Ja disa paralajmërime që Bibla na i bën në lidhje me Satanin:

1. Tek 2 Korinthasve 2:11, “Satani tĂ« mos na e hedhĂ«.” QĂ«llimet e tij i njohim fare mirĂ«. Apostull Pall thotĂ« se i di shumĂ« mirĂ« planet e mençura tĂ« Satanit pĂ«r tĂ« cĂ«nuar e dĂ«mtuar besimtarĂ«t. Satani pĂ«rpiqej tĂ« mposhte Palin, por Pali e njihte mirĂ« se kush ishte Satani. Pali e dinte se si Satani pĂ«rpiqej me tĂ« gjitha mĂ«nyrat t’i dĂ«mtonte dhe rrĂ«nonte besimtarĂ«t.

2. Tek EfesianĂ«t 6:11, Pali paralajmĂ«ron pĂ«rsĂ«ri kundĂ«r Satanit. Ai u thotĂ« besimtarĂ«ve tĂ« jenĂ« si ushtarĂ«t qĂ« duhet tĂ« veshin mburojat pĂ«r t’u mbrojtur kundĂ«r armikut tĂ« tyre. Pali e di se Satani do t’i sulmojĂ« besimtarĂ«t e krishterĂ« nĂ« tĂ« gjitha mĂ«nyrat. NgandonjĂ«herĂ« Satani do tĂ« pĂ«rpiqet t’i shtjerĂ« ata nĂ« grackĂ« duke i sulmuar papritur, pa paralajmĂ«rim. NdonjĂ«herĂ« tjetĂ«r do t’i ngatĂ«rrojĂ« dhe do t’i zĂ«rĂ« robĂ«r kur tĂ« kenĂ« humbur rrugĂ«n. Shpesh do tĂ« bĂ«jĂ« tĂ« ndihen “tĂ« sigurt”, do t’i mashtrojĂ« dhe kur tĂ« shkujdesen, do t’i robĂ«rojĂ«. NĂ« tĂ« gjitha kĂ«to mĂ«nyra Satani Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« dĂ«mtojĂ« njerĂ«zit e PerĂ«ndisĂ« qĂ« tĂ« mos punojnĂ« dhe luftojnĂ« pĂ«r TĂ«. PĂ«r tĂ« luftuar Satanin besimtarĂ«t kanĂ« nevojĂ« pĂ«r mburojĂ«n dhe fuqinĂ« e PerĂ«ndisĂ«.

3. Tek 2 Timoteu 2:26, Pali thotë se Satani i zë njerëzit rob që të kryejnë vullnetin e tij. Pali flet sikur të zihesh rob në një luftë. Të burgosurit ndihen të trishtuar që nuk kanë fuqi dhe janë paaftë të ndryshojnë asgjë dhe që duhet të bëjnë atë që u thonë të tjerët. Satani kërkon t’i kthejë besimtarët në robër të tij. Pali na tregon për zogjtë e kapur në kurth. S’ka liri! S’ka kënaqësi! Satani kështu dëshiron t’i dëmtojë besimtarët.

Pra, ruhu prej planeve të Satanit. Kujto se Bibla të mëson se Satani është i fortë, mizor dhe një armik i zgjuar i të gjithë besimtarëve të vërtetë, që dëshiron t’i lëndojë, t’i dëmtojë dhe t’i bëjë të pavlefshëm si të krishterë.

Share|