jump to navigation

Kreu 2

Postuar tek: Kundërshto Djallin më: 09, 20, 2008

Në këtë kapitull do të shqyrtojmë një nga mënyrat që përdor Satani për t’i çuar besimtarët në mëkat. Ai i çon në mëkat duke iu shfaqur kënaqësi në të dhe duke ua fshehur brengën që do të sjellë mëkati më pas. Mëkati duket shumë i këndshëm - dhe Satani dëshiron që besimtarët ta mendojnë mëkatin si të tillë. Ai e di që kur besimtarët mendojnë kështu, mëkati do të duket shumë joshës dhe kështu do të harrojnë, se në të vertetë ai është mizor dhe i dëmshëm. Perëndia i tha Adamit dhe Evës që të mos hanin nga pema që jepte njohjen e së mirës dhe së keqes se përndryshe do të vdisnin.

Kurse Satani i tha gruas se ata do të bëheshin si Perëndia nëqoftëse do të hanin frutat. Pra, Satani bëri që mos bindja ndaj Perëndisë të dukej këndshme dhe joshëse. Satani edhe sot bën të njëtën gjë. Po ashtu ai u përpoq të joshte Jezuin në shkretëtirë. Satani i tregoi Jezuit të gjitha mbretëritë e botës dhe i tha se do t’ia jepte nëse do ë përulej me adhurim para tij. Sa të këndshme dhe joshëse përpiqej ta shfaqte mëkatin Satani! Megjithatë Jezui nuk u mashtrua prej zgjuarsisë së Satanit.

Ashtu pra, si do të munden ta kundërshtojnë besimtarët Satanin kur ai e bën mëkatin të duket kaq joshës? Ka katër mënyra për t’iu shmangur rënies në mëkat:

Së pari, besimtarët duhet të qëndrojnë gjithmonë sa më larg mëkatit. Ata që kërcejnë pranë një grope të thellë në tokë nuk duhet, të çuditen nëse bien brenda në të! Në qoftë se besimtarët u afrohen ërave që janë mëkatare, nuk duhet të çuditen kur zihen në kurth prej mëkatit. Pali u thotë të krishterëve të largohen me neveri prej veprave të këqija. (Romakëve 12:9).

Së dyti besimtarët duhet të kenë para sysh se kënaqësia në mëkat shpejt bëhet e hidhur. Mëkati mund të të kënaqë për pak kohë dhe duket mjaft e lehtë në fillim, por në fund ai të dëmton thellësisht.

Së treti, besimtarët duhet të kujtojnë se mëkati do t’i bëjë të humbin atë që është vërtet e mirë. Ata që shtien pas mëkatit humbasin dashamirësinë e Perëndisë. Gëzimi i tyre si besimtarë zhduket. Nuk do të kenë më paqe në mendje. Nuk do t’i bekojë më Shpirti i Shenjtë, bile edhe jeta e përditshme do t’u bëhet e zymtë. Mëkati i bën të humbasin gjithë këto gjëra të mira. Satani po i mashtron: mëkati nuk është vërtet i këndshëm.

Së katërti, besimtarët kanë nevojë të mendojnë se si mëkati i mashtron njerëzit. Bibla u tregon besimtarëve të nxitin njëri-tjetrin që të mos bëhen të pakujdesshëm (Hebrenjtë 3:13). Kur mashtrohen prej mëkatit, besimtarët nuk pranojnë se po bëjnë keq, por përkundrazi mendojnë se kanë të drejtë. Mëkati i mashtron duke i bërë të besojnë se e keqja është e mirë. Faraoni u mashtrua prej mëkatit. Megjithëse Perëndia e paralajmëroi me anë të fatkeqësive, ai nuk iu bind që ta çlironte popullin e Izraelit. Mëkati i bën njerëzit të gatshëm të humbasin më mirë Perëndinë, parajsën, Krishtin dhe bile vetë shpirtin e tyre se sa të lënë mëkatet e tyre. Asgjë nuk është më mashtruese se mëkati.

Pra, kujtoni që mëkati nuk është i këndshëm por i hidhur, megjithëse mund të duket joshës. Mos e lejoni Satanin t’ju ndajë prej Perëndisë duke u mashtruar në këtë mënyrë.

Share|