jump to navigation

Kreu 8

Postuar tek: Kundërshto Djallin më: 07, 22, 2009

Ky kapitull flet për dy mënyra të tjera me të cilat Satani i shpie besimtarët në mëkat. Së pari, Satani i bën të mëndojnë se, meqenëse njerëzit e tjerë janë mëkatarë më të këqij se sa ata, këta janë të shpëtuar dhe mund të mëkatojnë. Ose së dyti, Satani i bën të mendojnë se Krishterimi është plot me ide dhe gabime të marra. Tani do të shqyrtojmë secilën prej këtyre metodave.

SĂ« pari, Satani dĂ«shiron qĂ« besimtarĂ«t tĂ« mendojnĂ« si ai fariseu qĂ« lutej: “O PerĂ«ndi tĂ« falenderoj qĂ« nuk jam lakmues, i padrejt, dhe i prishur si njerĂ«zit e tjerĂ«…” (Luka 18:11). Kjo pikĂ«pamje nuk Ă«shtĂ« e ndershme. BesimtarĂ«t duhet tĂ« shikojnĂ« sĂ« pari jetĂ«n e tyre, dhe tĂ« shohin mĂ«katin qĂ« Ă«shtĂ« atje, pĂ«rpara se sa tĂ« fillojnĂ« tĂ« shikojnĂ« mĂ«katet e njerĂ«zve tĂ« tjerĂ«, por ta krahasojnĂ« me BiblĂ«n e cila Ă«shtĂ« modeli i PerĂ«ndisĂ« pĂ«r jetĂ«n e tyre.

Kur Satani i bën besimtarët të krahasojnë veten e tyre me njerëz akoma më mëkatarë, duhet të kujtojnë se të gjithë njerëzit që nuk pendohen për mëkatet e tyre do të vuajnë në skëterrë. Mëkatet e mëdha do të marrin dënime të mëdha, kurse mëkatet më të vogla do të dënohen me më pak ashpërsi. Por a është ndihmuese të dish që vuajtjet e disave në skëterrë do të jenë më të lëhta se sa vuajtjet e të tjerëve? Fakti është se dënimet në skëterrë, të lehta dhe të rënda, do të vazhdojnë përjetësisht. Kështu askush nuk duhet t’i besojë Satanit kur thotë se, kur nuk jeni mëkatarë aq të mëdhenj se të tjerët, nuk keni përse të shqetësoheni për mëkatin.

Së dyti, Satani përpiqet t’i bindë bile besimtarët që Krishterimi nuk mund të merret seriozisht. Ai do t’u thotë se Bibla është plot me gabime, se Jezu Krishti nuk ka jetuar kurrë, se historitë në Bibël janë thjesht për të na dhënë një ide rreth tyre dhe asgjë më tepër; dhe që besimtarët duhet të bëjnë vetëm atë që i udhëheq natyra e tyre e brendshme njerëzore e të mos merakosen se çfarë thotë Bibla për mëkatin.

Vini re se qĂ«llimi i Satanit nĂ« tĂ« gjitha kĂ«to Ă«shtĂ« t’i shpjerĂ« besimtarĂ«t nĂ« mĂ«kat, e jo t’i ndihmojĂ« tĂ« mendojnĂ« drejt. Satani mund t’u thotĂ« besimtarĂ«ve se po zgjuarsohen dhe po pĂ«rparojnĂ« nĂ« mendimet e tyre, por qĂ«llimi i vetĂ«m i tij Ă«shtĂ« qĂ« ata tĂ« mĂ«katojnĂ«. QĂ«llimi i PerĂ«ndisĂ« Ă«shtĂ« i ndryshĂ«m. PerĂ«ndia Ă«shtĂ« aq shumĂ« kundĂ«r mendimeve tĂ« gabuara sa Ă«shtĂ« edhe kundĂ«r veprimit tĂ« gabuar. NĂ« RomakĂ«ve 1:28 thotĂ«: “Pasi kĂ«ta njerĂ«z e mbanin pĂ«r tĂ« panevojshme ta kĂ«rkonin PerĂ«ndinĂ« e ta merrnin seriozisht, PerĂ«ndia i la t’i dorĂ«zoheshin mendjeve tĂ« tyre tĂ« çregullta, e kĂ«shtu tĂ« bĂ«jnĂ« veprat qĂ« nuk merren dot me mend.” NjerĂ«zit menduan gabim - ata dĂ«shironin ta nxirrnin PerĂ«ndinĂ« jashtĂ« mendimeve tĂ« tyre - dhe pĂ«rfunduan nĂ« atĂ« qĂ« s’duhej bĂ«rĂ«: mĂ«katuan.

Prandaj besimtarët duhet të kujtojnë se e vërteta e Perëndisë në Bibël duhet të pranohet kudo në jetën e tyre. Ata kanë nevojë për të vërtetën në mendjen e tyre dhe në çdo gjë që bëjnë e thonë. Vetëm në këtë mënyrë do të mendojnë drejt, do të marrin vendime të zgjuara dhe do të çlirohen prej mënyrave të gabuara dhe pa kuptim në jetë.

Nuk është e vërteta e Perëndisë ajo që i dëmton besimtarët, por janë idetë e gabuara të cilat Satani përpiqet t’ua imponojë. Apostull Pali u thotë besimtarëve se Perëndia u ka dhënë themel të vërtetë për të menduarit dhe të jetuarit e tyre në vetë Jezu Krishtin (1 Korintasve 3:11-15). Nëse ata ndërtojnë gjëra pavlerë mbi këtë themel, atëherë në ditën e gjykimit të gjitha idetë dhe veprimet e tyre pavlerë do të digjen. Vetëm e vërteta e Perëndisë do të vazhdojë të jetë. Sa budallallëk është atëherë të harxhosh gjithë kohën duke besuar ide të gabuara kur do t’i humbasësh të gjitha në fund të jetës.

Të gjitha mësimet që të shpien në jetë mëkatare dhe pa Zot, duhet të shmangen. Pali tha se një udhëheqës kishe duhet ta ruajë mësimin e transmetuar pikërisht ashtu siç iu dorëzua. Atëherë ai do të jetë në gjendje ta ndihmojë bashkësinë e tij me mësimin e drejtë dhe t’u tregojë kundërshtarëve gabimin e tyre (Titit 1:9). Perëndia u ka dhënë njerëzve të Tij të vërtetën e Vet për t’i udhëhequr, forcuar dhe mbajtur drejt. Ata duhet ta pranojnë këtë të vërtetë me përulje. Perëndia mbush me hirin e Tij njerëzit e përulur, të cilët janë të boshatisur prej ideve të tyre personale, tamam siç mbushet me pije një enë e zbrazët. Sa më shumë të mbushen besimtarët me hirin e Perëndisë aq më pak do të dëmtohen ata prej ideve të gabuara. Kështu besimtarët nuk duhet ta besojnë Satanin kur u thotë se Krishterimi është plot me gabime.

Share|