jump to navigation

Kreu 9

Postuar tek: Kundërshto Djallin më: 07, 22, 2009

Tani do të mendojmë për dy mënyra që Satani përdor për të bërë jofrutdhënëse jetën e besimtarëve. Satani mund ta bëjë jetën e kësaj bote t’u duket aq joshëse, sa ta harrojnë gjithçka që Perëndia dëshiron të bëjnë. Ose Satani mund t’u tregojë besimtarëve që të jetuarit si i krishter sjell me vete rrezik, humbje dhe vuajtje. Shumë njerëz janë dëmtuar nga metoda e parë. Ata e ndoqën nga afër Jezu Krishtin derisa Satani e bëri jetën në këtë botë të ishte më me interes se Jezu Krishti. Njerëzit që tundohen në këtë mënyrë duhet të kujtojnë tetë fakte:

I pari: Asgjë që mund të japë kjo botë nuk ka fuqi të largojë besimtarët prej të keqes apo t’u bëjë mirë. Edhe sasia më e madhe e parave në këtë botë nuk mund të shërojë vetë ndonjë njeri të semurë. Të qenit i plotfuqishëm apo i famshëm nuk siguron që personi të jetë i lumtur. Fuqia, fama ose paraja nuk do të ndihmojnë në kohën e nevojës shpirtërore. Kështu pra, përse duhet besimtarët t’i lejojnë këto gjëra që i largojnë prej bekimeve të qiellit?

I dyti: çdo gjĂ« nĂ« kĂ«tĂ« botĂ« Ă«shtĂ« bosh dhe pa vlerĂ« nĂ« vetvete. Libri i quajtur nĂ« BibĂ«l Eklesiaste fillon me kĂ«tĂ« fakt: “çfarĂ« fiton njeriu nga gjithĂ« puna e tij, nĂ« tĂ« cilĂ«n ai mundohet nĂ«n diell?” (Eklesiaste 1:3). PĂ«rgjigija Ă«shtĂ« e qartĂ«: njerĂ«zit nuk fitojnĂ« asgjĂ« me vlerĂ« tĂ« pasosur nga kjo botĂ«.

I treti: ..çdo gjĂ« nĂ« kĂ«tĂ« botĂ« Ă«shtĂ« e pasigurt, e pabesueshme dhe e ndryshueshme. TĂ« pasurit, pĂ«r shembull, janĂ« tĂ« pasigurt. Pali thotĂ«: “ParalajmĂ«roni ata qĂ«, sipas pikĂ«pamjes sĂ« kĂ«saj bote, janĂ« tĂ« pasur, qĂ« tĂ« mos jenĂ« mendjemĂ«dhenj. Ata nuk duhet tĂ« kenĂ« besim te diçka aq e pasigurt siç Ă«shtĂ« pasuria qĂ« mund t’u tretet nĂ« dorĂ«, por te PerĂ«ndia qĂ« jep me bollĂ«k sipas nevojĂ«s sonĂ«” (1 Timoteu 6:17).

I katërti: çdo gjë që duket joshëse në këtë botë është për ne e dëmshme dhe e rrezikshme, për shkak të mëkatit tonë. Kur izraelitët patën shijuar një jetë të mirë, ata rebeluan kundër Perëndisë: kur u ushqyën mirë dhe patën përkujdesje të mirë, ata i kthyen shpinën Atij që i kishte krijuar dhe kundërshtuan Shpëtimtarin e tyre. Ky është rreziku i kënaqjes me botën e tanishme: duke qenë mëkatarë, njerëzit kthehen lehtësisht kundër Perëndisë.

I pesti: Të gjitha kënaqësitë në këtë botë përzihen me trazira dhe shqetësime. Nuk ka sukses në këtë botë që të mos sjellë ankth me vetvete.

I gjashti: Bibla na mëson që besimtarët duhet të mbahen më fuqimisht tek gjërat e përjetshme dhe të pandryshueshme se sa tek ato të kësaj bote. Njerëzit në Testamentin e Vjetër të cilët kishin besim tek Perëndia kishin mall për një atdhe më të mirë, për atdheun qiellor (Hebrenjve 11:16). Këta besimtarë dëshironin atë që ishte më e mira ata kërkonin jetën qiellore dhe lanë të shkonte çdo gjë që i dukej joshëse në jetën tokësore. Po kështu duhet të bëjnë besimtarët sot, nëqoftëse dëshirojnë të kënaqin Perëndinë. Atëherë do të fitojnë gëzim në këtë jetë, paqe në vdekje dhe kurorën e drejtësisë kur të shfaqet Krishti.

I shtati: Lumturia e vërtetë nuk gjendet në shijimin e gjërave në këtë jetë. Lumturia e vërtetë është kaq e madhe dhe e lavdishme sa që mund të gjendet vetëm tek Perëndia. Të njohësh Perëndinë është përvoja më e mirë që mund të ketë një i krishterë.

I teti: çdo person është shumë me më tepër vlerë se sa e gjithë bota. Besimtarët nuk e vlerësojnë vetveten aq lart sa duhet kur dëshirojnë. gjërat e mira të kësaj bote për vete. Ata janë krijuar për diçka akoma më të madhe. - çdo person u krijua për të njohur Perëndinë, për të njohur Jezu Krishtin dhe për të gëzuar prezencën e Tij në përjetësi. Kështu besimtarët nuk duhet ta lejojnë Satani t’i largojë nga shërbimi për Perëndinë kur u thotë se lumturia në këtë botë është përvoja më e rëndësishme.

Mënyra e dytë që Satani përdor për t’i bërë besimtarët të mos i shërbejnë Perëndisë është t’i frikësojnë duke u treguar se jeta e krishterë përfshin rrezik, humbje dhe vuajtje. Satani i bën të frikësohen të ecin pas Krishtit për shkak të trazirave që mund të vijnë si rezultat i saj. Kur Satani i josh besimtarët në këtë mënyrë, ata duhet të mendojnë para së gjithash se asnjë prej shqetësimeve që vijnë kur ecën pas Krishtit nuk mund t’i dëmtojë përjetësisht. Asgjë nuk mund t’i largojë ata në mënyrë permanente prej pranisë së Perëndisë, pëlqimit të Tij, faljes së mëkatit, gëzimit të Shpirtit të Shenjtë, ose paqes në vetëdijen e tyre.

BesimtarĂ«t e tunduar duhet tĂ« mendojnĂ« gjithashtu se mosecja me Krishtin mund t’i shpjerĂ« nĂ« rrezik nĂ« kĂ«tĂ« jetĂ« si dhe nĂ« rrezik shpirtĂ«ror tĂ« pĂ«rjetshĂ«m. “AtĂ«herĂ« si do tĂ« shpĂ«tojmĂ« ne, nĂ« qoftĂ« se pĂ«rbuzim veprĂ«n e madhe tĂ« shpĂ«timit tĂ« PerĂ«ndisĂ«?” (Hebrenjve 2:3). BesimtarĂ«t do tĂ« vuajnĂ« shumĂ« mĂ« tepĂ«r duke i lĂ«nĂ« pas dore porositĂ« e PerĂ«ndisĂ«, se sa duke bĂ«rĂ« atĂ« qĂ« thotĂ« Ai.

Besimtarët e tunduar duhet të kujtojnë gjithashtu se shqetësimet që u dërgon Perëndia, ndërkohë që ecin me Të, kanë për qëllim t’i shpëtojnë prej shqetësimeve akoma më të mëdha. Të krishterët që kanë vuajtur në ndonjë mënyrë shpesh kanë shpëtuar prej mjerimeve më të mëdha të krenarisë, vdekshmërisë shpirtërore, moskokëçarjes, mosinteresit për të shenjtën, hidhërimit me të tjerët, apo dashurisë për këtë botë.

Dhe gjëja që duhet të kujtohet së fundi është se besimtarët do të fitojnë më shumë se sa mund të humbasin, duke ecur me Perëndinë, duke i shërbyer dhe duke jetuar një jetë të shenjtë. Apostull Pali i tha Timoteut se shërbimi i Perëndisë me kënaqësi është fitim i madh (1 Timoteu 6:6). Duke i shërbyer Atij ke gëzim, paqe, dhe ngushëllim, që nuk mund të gjendet diku gjetkë. Kështu besimtarët nuk duhet të lejojnë që shqetësimet dhe problemet t’i ndalojnë për t’i shërbyer Perëndisë apo për të ecur me Krishtin - sepse jeta e shenjtë ka vlerë dhe bekim më të gjatë se çdo gjë tjetër.

Share|