jump to navigation

Kundërthëniet Kuranore

Postuar tek: Kundërtheniet Kuranore

Sure 4. Nisa v.82
A nuk e përfillin ata (me vëmëndje) Kur’anin?
Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç prej All-llahut,
do të gjenin në të shumë kundërthënie

Ne nuk e refuzojmë, Kuranin se përmban kundërthënie kontradiktore, ka disa arsye pse ne e refuzojmë Kuranin të jetë Fjala e Perëndisë, për më shumë lexoni [1], [2]. Myslimanët besojnë se në qoftë se Bibla përmban kundërthënie ajo atëhere nuk është fjala e Perëndisë, në të kundërt Kurani është i pastër nga kundërthëniet edhe kjo është garancia pse Kurani është prej Perëndisë ashtu siç na thuhet edhe tek S.4:82. Por a mudet të jetë kështu? Kurani jo vetëm që nuk është i pastër nga erroret, por në të gjenden kontradita që bien në kundërshtim me 1) Historinë 2) Shkencën dhe, 3) Zbulesën paraprake.

Kurdërthëniet Kuranore mund të ndahen në tre kategori

  1. Vargje që bien në kontraditë me njëra tjetrën.
  2. Vargje që bien në kontraditë me historinë apo shkencën.
  3. Vargje që bien në kontratraditë me Zbulesën e mëparshme.

Vargjet që bien në kontraditë me njëratjetrën

  1. Sa ditë iu desh Allahut për të shkatërruar popullin e Adi-t?. Në një ditë [54:18-19] Në disa ditë [41:16] apo tetë ditë [69:6-7].
  2. Toka apo Qielli kush u krijua e para?. Toka pastaj Qielli [2:29], Qielli pastaj Toka [79:27-30].
  3. Jinnet dhe njerzit u krijuan për adhurim apo ferr?. [51:56] Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. [7:179] Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem (ferr).
  4. A u hodh Jonah në shkretëtirë?. Sure [37:145] thotë se “E Ne e hodhëm në një tokë pa bimë (shkretëtirë),” kurse Sure [68:49] e mohon këtë fakt “Sikur të mos i afrohej atij mëshirë nga Zoti i tij, do të hidhej”.
  5. A do të ketë ushqim për njerzit në ferr?. Sure [88:6] vetëm një barishte, Sure [69:36] përveç të shplarave, Sure [37:62-68] e ata do të hanë nga pema.

Shkencën & Historinë

Shkencën

  1. Embrionologjia e Kuranit
  2. A mundet që jo-gallesat të mendojnë, të ndiejnë apo të kenë vullnet?

Historinë

  1. A u shkatërruan ata potësisht?
  2. Dy faraonë që kryqëzuan?

Vargje që bien në kontratraditë me Zbulesën e mëparshme

  1. Ezra djali i Zotit?