jump to navigation

Si e kupton Pjetri natyrën e Jezusit: nga qielli apo vëllai?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

Simon Pjetri e kupton përmes një zbulese nga qielli që Jezusi ishte Krishti (Mateu 16:17), ose nga vëllai i tij Andreu (Gjoni 1:41)?

(Kategoria: Është një interpretim tepër i fjalëpërfjalëshëm)

Theksimi tek Mateu 16:17 është që Simoni nuk e ka dëgjuar këtë gjë thjesht nga dikush tjetër: Perëndia ia kishte bërë këtë gjë të qartë. Kjo nuk përjashton mundësinë që kjo të ishte thënë nga njerëzit e tjerë. Qëllimi i Jezusit ishte që ai nuk po përsëriste thjesht atë çfarë dikush tjetër kishte thënë. Ai kishtë jetuar dhe punuar me Jezusin dhe tani ishte e qartë në mendjen e tij që Jezusi ishte pikërisht Krishti (Mesia), Biri i Perëndisë së gjallë. Jezusi nuk bëri pyetjen, “çfarë ke dëgjuar nga të tjerët se unë jam?” por, “Po ju, kush thoni se jam unë?” Këto dy pyetje dallojnë tepër shumë nga njëra tjetra, dhe Pjetri nuk ishte më në dyshim.