jump to navigation

Kur vdiq Adami?

Postuar tek: Mospërputhjet në Bibël

A vdiq Adami të njëjtën ditë (Zanafilla 2:17) apo vazhdoi të jetonte deri në moshën 930 vjeçare (Zanafilla 5:5)?

(Kategoria: Është keqkuptuar se si Perëndia punon në histori)

Shkrimet na përshkruajnë vdekjen në tri mënyra: 1. Vdekja fizike e cila përfundon jetën tonë në tokë. 2. Vdekja shpirtërore që është ndarje nga Perëndia, dhe; 3. Vdekja e përjetshme në ferr. Vdekja për të cilën bëhet fjalë tek Zanafilla 2:17 është vdekja e dytë që përmendet në listën tonë, pra ajo e ndarjes së plotë nga Perëndia, ndërsa vdekja e përmendur tek Zanafilla 5:5 është vdekja e parë, vdekja fizike që përfundon jetën e tanishme. Shabiri e shikon këtë gjë si një mospërputhje, për arsye të qarta, sepse ai nuk e kupton rëndësinë e vdekjes shpirtërore që është ndarje e plotë nga Perëndia, pasi që ai nuk do të pranojë që Adami qysh në fillim ka pasur ndonjë marrëdhënie me Perëndinë në kopshtin e Edenit.

Ndarja shpirtërore (në këtë mënyrë edhe vdekja shpirtërore) tregohet qartë tek Zanafilla kapitulli 3 ku Adami dëbohet nga Kopshti i Edenit dhe largohet nga prania e Perëndisë. Ironikisht, dëbimi i Adamit nga Kopshti i Edenit përmendet gjithashtu edhe në Kuran (sura 2:36), edhe pse nuk ka arsye përse kjo gjë ndodhi, nëse (siç besojnë myslimanët) Adamit ju fal mëkati i tij. Këtu është një shembull i Kuranit që huazon një ngjarje nga shkrimet e hershme pa e kuptuar qëllimin dhe rëndësinë e saj, dhe brenda kësaj ndodhet supozimi për mospërputhjen e paqenë. (Për një kuptim më të gjerë të rëndësisë së vdekjes shpirtërore dhe si ajo godet përafërsisht secilën fushë të mospajtimit që të krishterët kanë me islamin, lexoni librin të quajtur “The Hermenautical Key” (Çelësi i hermenautikës) nga Jay Smith.