Sa herë u largua Jezusi për t’u lutur: 1 apo 3 herë?
Postuar tek: Mospërputhjet në BibëlA është larguar Jezusi tri herë (Mateu 26:36-46;Mark 14:32-42) apo vetëm një herë (Luka 22:39-46) nga dishepujt e tij, për t’u lutur?
(Kategoria: Tekstet janë në pajtueshmëri nëse u kushtohet më tepër vëmendje)
Shabiri bën pyetjen se sa herë u largua Jezusi nga dishepujt e tij për t’u lutur vetëm tek Kopshti i Gecemanit, në natën e arrestimit të tij. Mateu 26:36-46 dhe Marku 14:32-42, tregojnë tre, ndërsa Luka flet vetëm për një herë. Megjithatë, sërish këtu nuk ka mospërputhje sapo të kuptohet që të tre pasazhet e plotësojnë njëra-tjetrën. Vini re që pasazhi i Llukës nuk thotë askund që Jezusi nuk i la dishepujt e tij tre herë për t’u lutur.
Pasi që ai nuk i përmend të trija kjo nuk nënkupton që Jezusi nuk ka vepruar kështu. Me siguri Luka nuk e konsideroi këtë fakt si të rëndësishëm për shpjegimin e tij. Ne duhet të mbajmë mend që Ungjilli i Lukës konsiderohet si Ungjilli i tretë që është vendosur në letër kronologjikisht, prandaj do të ishte e arsyeshme për të që të mos rikthente informacionet që ndodheshin në dy ungjijtë e tjerë.