jump to navigation

Letra e dashurisĂ« sĂ« Atit “Nga Zanafilla tek Zbulesa”

Postuar tek: Parathënie

Fëmija im. Ndoshta Ti nuk më njeh, por unë di gjithçka rreth teje …Psalmi 139:1 E di kur ti ulesh dhe kur ti ngrihesh Psalmi 139:2 I njoh mirë të gjitha rrugët e tua …Psalmi 139:3 Madje di edhe numrin e flokëve në kokën tënde …Mateu 10:29-31 Pasi ti u bëre në imazhin tim …Zanafilla 1:27

Në mua ti jeton, lëviz dhe ke ekzistencën tënde …Veprat e Apostujve 17:28 Ti je fëmija im …Veprat e Apostujve 17:28 Të kam njohur që përpara se të lindje …Jeremia 1:4-5 Të kam zgjedhur ty që kur planifikova krijimin …Efesianët 1:11-12 Ti nuk ishe një gabim, pasi gjithë ditët e tua janë shkruar në librin tim …Psalmi 139:15-16

Unë caktova kohën e saktë të lindjes tënde dhe vendin ku do të jetoje …Veprat e Apostujve 17:26 Ti je krijuar në mënyrë të mrekullueshme …Psalmi 139:14 Të formova në barkun e nënës tënde …Psalmi 139:13 Dhe të solla në jetë në ditën e lindjes tënde …Psalmi 71:6

Më kanë keqprezantuar ata që as nuk më njohin …Gjoni 8:41-44 Nuk jam i largët dhe zemërak. Unë jam shprehja e plotë e dashurisë …1 Gjoni 4:16 Madje është dëshira ime të derdh dashurinë time në ty …1 Gjoni 3:1 Thjesht sepse ti je fëmija im dhe unë jam ati yt …1 Gjoni 3:1 Unë të ofroj më shumë se ç’mund të të ofronte ati yt tokësor …Mateu 7:11

Sepse unĂ« jam Ati i pĂ«rkryer …Mateu 5:48 Çdo dhuratĂ« tĂ« mirĂ« qĂ« ti merr, vjen nga dora ime …Jakobi 1:17 Sepse unĂ« jam siguruesi yt dhe plotĂ«soj gjithĂ« nevojat e tua …Mateu 6:31-33 Plani im pĂ«r tĂ« ardhmen tĂ«nde ka qĂ«nĂ« gjithmonĂ« plot shpresĂ« …Jeremia 29:11 Sepse unĂ« tĂ« dua ty me njĂ« dashuri tĂ« pashterrshme …Jeremia 31:3 Mendimet e mia pĂ«r ty janĂ« aq tĂ« panumĂ«rta sa kokrrizat e rĂ«rĂ«s …Psalmi 139:17-18 Dhe unĂ« gĂ«zohem pĂ«r ty me britma gĂ«zimi …Sofonia 3:17 KurrĂ« nuk do tĂ« ndaloj duke tĂ« tĂ« bĂ«rĂ« mirĂ« …Jeremia 32:40 Ti je thesari im i çmuar …Eksodi 19:5

Unë dëshiroj të të jap begati me gjithë zemrën dhe shpirtin tim …Jeremia 32:41 Dhe unë dua të të tregoj ty gjëra madhështore dhe të mrekullueshme …Jeremia 33:3 Nëse më kërkon me gjithë zemrën tënde, do të më gjesh …Ligji i Përtërirë 4:29 Gjej gëzimin tënd në mua dhe unë do të plotësoj dëshirat e zemrës tënde …Psalmi 37:4 Sepse unë jam ai që t’i ka dhënë këto dëshira …Filipianët 2:13 Unë mund të bëj gjëra që janë përtej imagjinatës tënde …Efesianët 3:20

Sepse unë jam ngushëlluesi yt më i madh …2 Thesalonikasve 2:16-17 Jam gjithashtu Ati që të ngushëllon ty në të gjitha shqetësimet e tua …2 Korintasve 1:3-4 Kur je i lënduar, unë jam pranë teje …Psalmi 34:18 Ashtu si bariu kujdeset për qengjin e tij, ashtu edhe unë të kam mbajtur pranë në zemrën time …Isaia 40:11 Do të vijë një ditë kur unë do të fshij cdo lot nga sytë e tu …Zbulesa 21:3-4 Dhe do të largoj tutje çdo dhimbje që ti ke vuajtur në këtë tokë …Zbulesa 21:3-4

Unë jam Ati yt, dhe unë të dua ty ashtu si dua birin tim, Jezusin …Gjoni 17:23 Dashuria ime për ty u shfaq me Jezusin …Gjoni 17:26 Ai është përfaquesi i vërtetë i qënies time …Hebrenjve 1:3 Ai erdhi të të tregojë se unë jam me ty, jo kundër teje …Romakeve 8:31 Dhe të të tregojë se unë nuk i numëroj mëkatet e tua …2 Korintasve 5:18-19 Jezusi vdiq që ti dhe unë të mund të pajtohemi …2 Korintasve 5:18-19 Vdekja e tij ishte shprehja më e madhe e dashurisë sime për ty …1 Gjoni 4:10 Unë dhashë gjithçka që doja në mënyrë të fitoja dashurinë tënde Romakeve 8:31-32 Nëse ti pranon dhuratën e birit tim Jezus, ti më pranon mua …1 Gjoni 2:23 Dhe asgjë nuk do të na ndajë kurrë më nga dashuria ime …Romakeve 8:38-39

Eja në shtëpi dhe unë do të bëj festën më të madhe që është bërë ndonjëherë në qiell …Luka 15:7 Gjithmonë kam qënë Ati, dhe gjithmonë do të jem Ati …Efesianët 3:14-15 Pyetja ime është…A do të jesh ti fëmija im? …Gjoni 1:12-13 Unë po të pres …Luka 15:11-32

Me dashuri, Ati Yt.

Zoti i Gjithpushtetshëm


Albanian Father’s Love Letter translated by Dorela Shani.

Used by permission Father Heart Communications

©Copyright www.FathersLoveLetter.com